Jump to content

Nofulla e poshtme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nofulla e poshtme e njeriut)
Nofulla
Nofulla

Nofulla (nga Latinishtja mandibula - “kockë e nofullës“) është asht jopalë i cili artikulohet me kafkën, dhe që bën pjesë në grupin e eshtrave të kafkës, gjegjësisht fytyrës.

Mandibula është kockë e viscerocraniumit .Ka formë të patkoit dhe është teke .Eshtë simetrike .

Ka 2 faqe :

             -të jashtme dhe

             -të brendshme

Ka 4 buzë :

            -anterior ,

            -posterior ,

            -superior dhe

            -inferior

Pjesët kryesore të mandibules janë :

   - trupi ku ndodhen :

                  buzë të siperme apo alveolare ,

                  buzë të poshtme ,

                  faqet :  -e jashtme ,

                                -e brendshme .

   - krahët që janë 2 .

   - këndi i mandibules (meshkujt-90°

                                        femrat-110-120°)

Vazhdimet (proceset) e mandibules janë :

                 - Vazhdimi alveolar ,

                 - Vazhdimi kurorore ,

                 - Vazhdimi kondilar .

-Në vazhdimin alveolar gjindet harku dental I poshtem

-Vazhdimi kuroror së bashku me fossa mandibularis të ashtit temporal formon artikulacionin temporomandibular .

Karakteristika e mandibules është artikulacioni temporomandibular që e bënë atë të vetmen kockë të lëvizshme të kafkes .

Funksioni i mandibules është i lidhur me atë të mastikacionit (përtypjes) sepse në të janë dhëmbet dhe gjithashtu ngjiten muskujt e fortë te përtypjes .

Ndërtimi i nofullës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek nofulla e poshtme dallojmë trupin dhe dy degë.Trupi paraqet zgjatimet dhëmbore bashkë me gropat ku janë të vendosura rrënjët e dhëmbëve.

Degët janë dy zgjatime, zgjatimi i përparmë koronoidal dhe zgjatimi i pasëm me kokën e mandibullës për nyjëzim me ashtin tëmblor.

Kafka e njeriut
Skeleti i njeriut
Eshtrat e njeriut
Gjymtyrët e poshtme të njeriut
Gjymtyrët e sipërme të njeriut