Osman Mema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Osman Mema
Të dhënat vetjake
Emri i plotëOsman Mustafa Mema
Datëlindja (1939-07-02) korrik 2, 1939 (84 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
PozicioniMefushor mbrojtës
Karriera me të rinjtë
195x–195817 Nëntori Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
195817 Nëntori
1958–1965Partizani
1965–197117 Nëntori
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Osman Mema (lindur më 2 korrik 1939) ishte një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si mesfushor mbrojtës. Ai është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar kampionatin kombëtar tetë herë.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mema, ashtu si pjesa tjetër e të afërmve të tij, ishte një produkt i akademisë së 17 Nëntorit, duke u ngjitur në ekipin e parë në vitin 1958 pasi kishte fituar dy kampionate rresht me të rinjtë.[1] Pas kësaj, ai u thirr për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe u bashkua me ekipin e ushtrisë, Partizani.[1] Mema pëjetoi sukses madhor atje, duke luajtur me futbollistë si Refik Resmja dhe Panajot Pano. Ai fitoi kampionatin dy herë rresht si dhe kupën e republikës një herë.[1]

Në vitin 1965, me kërkesë të babait të tij, Mema, i cili në atë kohë ishte lojtari më i paguar i Partizani, bëri një rikthim të bujshëm te 17 Nëntori, me të cilin qëndroi deri në vitin 1971, ku dhe vendosi të mbyllte karrierën.[1] Në rikthimin e tij në ekip, Osmani luajti edhe me vllain e tij Aliun, duke ndihmuar ekipin të fitonte tre kampionate.[1]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kulmin e tij, Mema shquhej për shkathtësinë, shpejtësinë, rezistencën dhe punën. Ai gjatë karrierës së tij luajti si mesfushor mbrojtës, por gjithsesi ai bënte inkursionet e tij karakteristike drejt sulmit, duke u bërë gjithashtu rrezik për mbrojtjet kundërshtare.[1]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Osmani ishte pjesë e disnastisë Mema,[2] familje e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë me cilësi.[3] Vëllezërit e tij Haxhi dhe Ali, si dhe nipërit e tij Sulejman dhe Ardian, të cilët janë respektivisht fëmijët e Haxhiut dhe Aliut, ishin futbollistë dhe të gjithë kan luajtur për Tiranën. Ardiani aktualisht është trajner i ekipit.[4]

Vite pas mbylljes së karrierës si futbollist, ai u arrestua edhe nga regjimi komunist.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f g "Osman Mema – Mjeshtër i Sportit – KF Tirona". Tirona. 4 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2019. Marrë më 5 prill 2019.
  2. ^ "Dinastia "Mema"". Vlerat Shqiptare. 3 shkurt 2019. Marrë më 28 mars 2019.
  3. ^ "Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Ali Mema". Top-Channel.tv. 26 mars 2019. Marrë më 27 mars 2019.
  4. ^ "Zi te Tirana, i ati i Ardian Memës ndahet nga jeta". Sport Ekspres. 26 mars 2019. Marrë më 26 mars 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]