Pasaporta e Kosovës
Pasaporta e Kosovës (Serbisht: Kosovski pasoš) është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është pronë e shtetetit të Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë filluar lëshimin e pasaportave biometrike nga tetori i vitit 2011.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.
Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj ka pasur vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullsia e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:
- Pasaportë e Monarkisë Serbo-Kroato-Sllovene në vitet e para të shekullit të XX.
- Pasaportë jugosllave pas Luftës së II Botërore.
- Pasaportë (Dokument Udhëtimi) e lëshuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK në vitet 2000-2008.
- Pasaportë e lëshuar nga shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nga korriku 2008.
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.
- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec
- Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
- Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
- Dëshmi e pagesës për pasaportë
- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec
- Çertifikatën e lindjes
- Çertifikatë shtetësie
- Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
- Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
- Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
- Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
- Çertifikata e vendbanimit e RKS
- Dëshmia e pagesës për pasaportë
- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec
- Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
- Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
- Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
- Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente në rast të konfiskimit të pasaportit
- Dëshmia e pagesës për pasaportë
- Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec
- Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
- Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
- Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
- Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
- Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
- Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente në rast të konfiskimit të pasaportës
- Dëshmia e pagesës për pasaportë
- Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec
- Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
- Pasaportën e vjetër
- Dëshmia e pagesës për pasaportë
- Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat nën 16 vjec
- Pasaportën e vjetër
- Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
- Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
- Çertifikatën e vendbanimit
- Dëshmia e pagesës për pasaportë
Tiparet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është e kuqe, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë.
Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.
Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.
Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.
Udhëtimet me letërnjoftim të Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njohja e pasaportës së Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasaportat e Kosovës nuk njihen nga të gjitha shtetet e botës si dokumente udhëtimi dhe disa shtete refuzojnë hyrjen për shtetasit kosovarë që paraqiten me pasaporta të Kosovës.[2]
Njohja e pasaportës së Kosovës duke mos e njohur Kosovën si shtet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa vende e kanë njohur pasaportën e Kosovës si dokument udhëtimi të vlefshëm edhe pse nuk e njohin Republikën e Kosovës si shtet. Kjo situatë është e ngjashme me atë të pasaportës së Tajvanit.
Vendet e mëposhtme kanë deklaruar zyrtarisht se e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument të vlefshëm udhëtimi pavarësisht se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur zyrtarisht:
|
Përveç kësaj, ka shtete në të cilat kosovarët thuhet se kanë mundur të udhëtojnë me pasaporta të Kosovës, por kjo nuk është një politikë e deklaruar zyrtarisht apo një dukuri e vërtetuar de facto.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës Arkivuar 19 gusht 2009 tek Wayback Machine
- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës
- Procedurat për paisje me pasaportën e Kosovës
- Ligji për pasaportat e Kosovës[lidhje e vdekur]
- ilustrim i pasaportës kosovare Arkivuar 5 shkurt 2009 tek Wayback Machine
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kosova lëshon pasaporta biometrike në 2011". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011.
- ^ "Ping pong team to compete under Kosovo flag, but troubles linger for new state". International Herald Tribune. 2008-02-25. Marrë më 2008-03-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Issuance of BiH visa to Citizens of Kosovo, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-03
- ^ Entry Visas to Brazil, Ministry of External Relations of Brazil, March 14, 2022.
- ^ "B92 - News - Greece to recognize Kosovo passports". Arkivuar nga origjinali më 2008-09-21. Marrë më 2015-09-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Titus Corlatean: Pentru mine Viktor Orban nu poate fi un model". Hotnews Mobile. Marrë më 2015-09-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Romania's lifting visas for Kosovo could lead to recognition, analysts say". setimes.com. 27 maj 2013. Marrë më 2013-05-27.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Slovak government visa information brochure" (PDF). mzv.sk. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2012-02-19. Marrë më 2015-09-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lajcák confirms to Minister Hoxhaj the Slovak recognition of Kosovo passports, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-07-20
- ^ "Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës". Telegrafi. Telegrafi. Arkivuar nga origjinali më 2024-01-06.
- ^ "Україна почала визнавати паспорти, видані частково визнаним Косовом".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)