Jump to content

Pashk Bardhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pashk Bardhi (Shkodër, 4 maj 1870 - 10 maj, 1947) qe frat françeskan, mësues, publicist dhe përkthyes shqiptar.

Biografia

Leu në Shkodër, i biri i Ndreut dhe Diella Komanit, i pagëzuar me emrin Gjergj.[1]

Mësimet fillore i mori në kolegjin françeskan të Troshanit, studimet e mesme e më vonë të teologjisë i kreu në Bosnjë së bashku me mikun e tij Gjergj Fishtën. Ende nxënës, duke vërejtur lëvizjen kulturale e kombëtare të kroatëve, sidomos duke lexuar vjershat e 3 poetëve të mëdhënj të tyne, u përpoq të krijonte në Shqipëri një rrymë shpëtimi nga zgjedhja e huaj, e kështu nisi lidhjen me atdhetarët e tjerë që po punonin pë mëvetësinë e Shqipnisë[2].

Qëndrimi 13 vjeçar në Mirditë si famullitar, i dha mundësinë të hulumtojë mbi zakonet, frazeologjinë, mbi shprehjet e ndryshme.[3] Visaret e kombit, si kangë, përralla, gojëdhana e në një mënyrë të posaçme fjalët e shqipes, të cilat ma vonë qenë ndihmëse të vlefshme për fjalorin e Shoqnisë "Bashkimi" 1908. Gjithnjë duke vijuar misionin e vet, veproi si mësues i gjuhës shqipe nga 1901 gjer në 1906 në Shkollën Normale të Borgo Erizzo-s afër Zarës[4]. Ku mblodhi gojëdhënat e arbëreshëve të këtij ngulimi, bëri studime mbi dialektin e tyre dhe mori shënime historike të cilat i botoi me titullin Gjuha shqype e arbëneshve në Zarë më 1905. Të gjitha këto, duke u mbështetur në vëllimin e rëndësishëm të prof. Tullius Erber, i cili përmblodhi të gjithë dokumentet përkatëse e shkroi në një mënyrë të sigurtë historinë e kësaj kolonie dhe e botoi në të përkohshmen "Albania" të Konicës. Boton këngën e parë të poetit Kaçiq për Gjergj Kastriot Skënderbeun “Skenderbegovi mejdani” [Dyluftimet e Skënderbeut] në gazetën “Shqipëria” të Bukureshtit, në vitin 1897, nr. 18, f. 4., po ashtu boton këngën e parë dhe gjashtë këngë të tjera të përkthyera në shqip tek "Albania" në vitet 1899 – 1901[5].

Si publicist do të përdorte emrin e vet ose pseudonimet Vorf Dukagjini apo me anagramin Oshkop Idhrabi, Bibë Gjeta, Ajaks, etj. Bashkëpunëtor i rregullt i "Hyllit e Dritës", dhe veprimtari më i gjallë i të përkohshmes "Zani i Shna Ndout", për 29 vjet me radhë.[2] Me marrjen e pushtetit prej partizanëve, burgoset.

Ndërroi jetë më 10 maj 1947 në Kuvendin te Arramadhe, Shkodër.[1]

Referimet

  1. ^ a b Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 132. ISBN 99927-789-1-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Gurakuqi, Karl; Resuli, Namik (2007) [1941]. Koliqi, Ernest (red.). Shkrimtarët shqiptarë II. Tiranë: Rilindja 2. ISBN 9994382365. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet I. Shkodër: Idromeno. fq. 586. OCLC 41096394. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Malaj V., Apostolic and educational work of the Francisacan Order among the Albanian peopleBuletini Katolik Shqiptar, red. Gjon Sinishta, San Francisco 1990. fq. 35.
  5. ^ Lala E., Andrija Kaçiq-Mioshiq, një tjetër vepër kushtuar Skënderbeut, Shqiptarja.com [Suplementi: Rilindasi], 28 prill 2013, fq. 15.