Paskal Trokshi
Pashkal Trokshi (italisht: Pasquale Trocsci, 1850–1917), ishte një figurë fetare katolike që shërbeu si Kryepeshkop i Dioqezës Katolike të Shkupit nga viti 1893 deri në vitin 1908.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pashkal Trokshi (emri ndryshon si Pashk) ishte me etni shqiptare. Sipas Elsie ai ka lindur në fshatin Delbnisht të qarkut të Kurbinit në Shqipërinë qendrore, [1] në atë kohë në Perandorinë Osmane. Sipas burimeve shqiptare, ai lindi në fshatin Mallkuç afër Durrësit në bashkinë e sotme Bubq, i biri i Jak Trokshit dhe Diella Vathit, një gruaje katolike nga Kurbini. Që në moshë të re mbeti jetim dhe bashkë me të vëllanë Hilën kaluan në familjen e nënës. [2]
Inteligjenca e tij u vu re nga Raffaele D'Ambrosio, kryepeshkop i Kryedioqezës së Durrësit, i vendosur në atë kohë në Delbnisht. Me ndërhyrjen e tij, Trokshi ndoqi arsimin fillor në fshatin e tij, më pas në Kolegjin Papnor Shqyptar në Shkodër. Aty filloi studimet për filozofi dhe teologji, të cilat i mbaroi në Romë. U shugurua prift në vitin 1873. Pas kthimit në Shqipëri, ai drejtoi famullinë në Gurëz të Kurbinit dhe shërbeu si sekretar i D'Ambrosio. Trokshi konsiderohej si inteligjent, por i korruptuar dhe shumë i dhënë pas alkoolit.[1]
Pavarësisht kësaj, më 29 dhjetor 1892, Papa Leo XIII e emëron atë si Kryepeshkop të Dioqezës së Shkupit, të cilën e mori zyrtarisht më 10 janar 1893. Shugurimi i tij u krye nga peshkopi Pashk Guerini, Raffaele D'Ambrosio dhe Abati i Mirditës Preng Doçi. Sipas kërkesës së Trokshit, ceremonia u zhvillua në Kishëzën e Seminarit Papnor në Shkodër, më 5 maj 1893. [2]
Trokshi hasi tendenca në rritje sllave në famullitë shqipfolëse të cilat i kundërshtoi dhe filloi një sërë reformash. Kjo çoi në akuza nga famullitë sllavishtfolëse, të cilat çuan në një rënie të popullaritetit dhe kundërshtinë e zyrtarëve austro-hungarezë. [1] Një nga arritjet e tij ishte rihapja e Shkollës Shqipe të Stubllës, e cila daton nga viti 1584 [3] por e mbyllur gjatë shtypjes osmane. Më pas vijuan shkollat në komunitetet shqiptare të Kosovës, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Zllakuçan etj. Trokshi dha dorëheqjen më 22 mars 1908. [2] Më 29 prill 1908 ai u zgjodh Kryepeshkop i Dioqezës Titulare të Nakoleia dhe vdiq në Romë, më 28 korrik 1917. [2] [4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Robert Elsie (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris. fq. 449. ISBN 978-1780764313.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "Elsie" defined multiple times with different content - ^ a b c d Kastriot Marku, IMZOT PASHK TROKSHI, ARQIPESHKËV I SHKUPIT (1850-1917), Gazeta 55, arkivuar nga origjinali më 2014-02-07, marrë më 2015-01-15 Gabim referencash: Invalid
<ref>
tag; name "Famullia" defined multiple times with different content - ^ Dhimitër S Shuteriqi (1987), Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", fq. 92, OCLC 28931320
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hierarchia Catholica medii [et recentioris] aevi: sive Summorum pontificum, S. R. E. cardinalium, ecclesiarum antistitum series, e documentis tabularii praesertim Vaticani collecta, digesta, edita (në latinisht), vëll. 8 (1846-1903), Patavii : "Il Messaggero di S. Antonio", fq. 505, OCLC 799226111