Salzburgu (shteti federal)
Salzburgu | |
|---|---|
| Vendi | |
| Krywyteti | Salzburg |
| Qeverisja | |
| • Body | Landtagu i Salzburgut |
| • Kryetari | Karoline Edtstadler (ÖVP) |
| Sipërfaqja | |
• Total | 7,052.88 km2 (2,723.13 sq mi) |
| Popullsia (2022) | |
• Total | 562.606 |
| • Dendësia | 797,697/km2 (2,066,030/sq mi) |
| GDP | |
| • Gjithsej | €37.663 billion (2024) |
| • Per capita | €65,844 (2024) |
| Zona kohore | UTC+1 (CET) |
| • Verë (DST) | UTC+2 (CEST) |
| HDI (2022) | 0.945[2] very high · 2-të nga 9 |
| Faqja zyrtare | www |
Salzburgu (Gjermanisht: [ˈzaltsbʊʁk] (ⓘ); fjalë për fjalë: "Kështjella e kripës") është shtet (Bundesland) i Austrisë. Është emëruar zyrtarisht "Land Salzburg", kolektivisht "Salzburgerland", për ta dalluar atë nga kryeqyteti i saj eponimak Salcburgu dhe si i tillë është i vetmi shtet që mban emrin e kryeqytetit të tij.
Shteti i Salzburgut është i lidhur ngushtë me ish-Princin-Kryepeshkopatën e Salzburgut, një principatë kishtare e Perandorisë së Shenjtë Romake që ekzistonte për shekuj deri në sekularizimin e saj në vitin 1803. Pas Luftërave Napoleonike, territori ndërroi duar disa herë, duke u bërë pjesë e Austrisë, pastaj për pak kohë Bavarisë, përpara se të përfshihej përgjithmonë në Perandorinë Austriake më 1816. Në shekullin e 20-të, rajoni u bë një shtet federativ i Austrisë dhe sot është i njohur për peizazhet e tij alpine, trashëgiminë kulturore dhe festivalin vjetor.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti i Salzburgut mbulon një sipërfaqe prej 7,156 km2 (2,763 milje katrore). Shtrihet përgjatë lumit të tij kryesor - Salzach - i cili buron në Alpet Qendrore Lindore në jug deri në kodrat alpine në veri. Ndodhet në veriperëndim të Austrisë, afër kufirit me shtetin gjerman të Bavarisë; në verilindje shtrihet shteti Austria e Epërme; Stiria në lindje, në jug shtetet austriake të Karinthias dhe Tirolit. Me 561,714 banorë, është një nga shtetet më të vogla të Austrisë për sa i përket popullsisë.
Në jug kalojnë vargmalet kryesore të ndarjes alpine (përfshirë malet Hohe Tauern) me shumë male prej tre mijë. Masivi Dachstein dhe vargmalet e Alpeve Berchtesgaden të Alpeve Gëlqerorë Verior kufizojnë shtetin e Salzburgut në lindje dhe veri.
Ndarja administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti i Salzburgut përbëhet nga gjashtë distrikte, të njohura si Bezirke ose në gjuhën vendase Gaue. Shteti federal është i ndarë në 119 komuna, përfshirë Qytetin e Salzburgut. 11 prej tyre kanë status qyteti (Städte), 25 janë qytete tregtare (Marktgemeinden) dhe 83 të tjerat janë komuna të thjeshta (Gemeinden).
Distriktet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hallein District (Rajoni Tennengau)
- St. Johann im Pongau District (Rajoni Pongau)
- Salzburg-Umgebung District (Salzburg environs) (Rajoni Flachgau)
- Tamsweg District (Rajoni Lungau)
- Zell am See District (Rajoni Pinzgau)
Qyteti i Salzburgut është distrikti i vet administrativ.
Komunat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hallein District (Tennengau) (13 komuna): Abtenau, Adnet, Annaberg-Lungötz, Bad Vigaun, Golling an der Salzach, Hallein, Krispl, Kuchl, Oberalm, Puch bei Hallein, Rußbach am Paß Gschütt, St. Koloman, Scheffau am Tennengebirge.
- Salzburg-Umgebung District (Flachgau) (37 komuna): Anif, Anthering, Bergheim, Berndorf bei Salzburg, Bürmoos, Dorfbeuern, Ebenau, Elixhausen, Elsbethen, Eugendorf, Faistenau, Fuschl am See, Großgmain, Göming, Grödig, Hallwang, Henndorf am Wallersee, Hintersee, Hof bei Salzburg, Koppl, Köstendorf, Lamprechtshausen, Mattsee, Neumarkt am Wallersee, Nußdorf am Haunsberg, Oberndorf bei Salzburg, Obertrum, Plainfeld, St. Georgen bei Salzburg, St. Gilgen, Schleedorf, Seeham, Seekirchen am Wallersee, Straßwalchen, Strobl, Thalgau, Wals-Siezenheim.
- St. Johann im Pongau District (Pongau) (25 komuna): Altenmarkt im Pongau, Bad Gastein, Bad Hofgastein, Bischofshofen, Dorfgastein, Eben im Pongau, Filzmoos, Flachau, Forstau, Goldegg, Grossarl, Hüttau, Hüttschlag, Kleinarl, Mühlbach am Hochkönig, Pfarrwerfen, Radstadt, St. Johann im Pongau, St. Martin am Tennengebirge, St. Veit im Pongau, Schwarzach im Pongau, Untertauern, Wagrain, Werfen, Werfenweng.
- Tamsweg District (Lungau) (15 municipalities): Göriach, Lessach, Mariapfarr, Mauterndorf, Muhr, Ramingstein, St. Andrä im Lungau, St. Margarethen im Lungau, St. Michael im Lungau, Tamsweg, Thomatal, Tweng, Unternberg, Weißpriach, Zederhaus.
- Zell am See District (Pinzgau) (28 komuna): Bramberg am Wildkogel, Bruck an der Großglocknerstraße, Dienten am Hochkönig, Fusch an der Großglocknerstraße, Hollersbach im Pinzgau, Kaprun, Krimml, Lend, Leogang, Lofer, Maishofen, Maria Alm, Mittersill, Neukirchen am Großvenediger, Niedernsill, Piesendorf, Rauris, Saalbach-Hinterglemm, Saalfelden, St. Martin bei Lofer, Stuhlfelden, Taxenbach, Unken, Uttendorf, Viehhofen, Wald im Pinzgau, Weißbach bei Lofer, Zell am See.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Katedralja e Salzburgut ishte ndërtesa e parë baroke në botën artistike gjermanishtfolëse. Dy ndërtesa të tjera të rëndësishme të iniciuara nga kryepeshkopët e Salzburgut ishin Kalaja Hohenwerfen dhe Kështjella Hohensalzburg. Kryepeshkopi i parë i Salzburgut ishte Arno i Salzburgut (785–821), në nder të të cilit është emëruar qarku i famshëm botëror i ecjes në natyrë - Arnoweg.
Elementet stilistike mbizotëruese të arkitekturës së Salzburgut kanë origjinën e tyre në periudhat baroke dhe rokoko.
Qendra historike e qytetit të Salzburgut u emërua nga UNESCO si [|Vende të trashëgimisë botërore[Vend i Trashëgimisë Botërore]].
Gjuha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuha zyrtare e punës është gjermanishtja austriake dhe mund të dëgjohet veçanërisht në qytete dhe kontekste formale. Gjuha vernakulare, që flitet zakonisht në mjedise informale dhe zona rurale në Salzburg, është bavarishtja.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "EU regions by GDP, Eurostat". www.ec.europa.eu (në anglisht). Marrë më 18 shtator 2023.
- ↑ "Sub-national HDI - Area Database - Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-07-29.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare (në gjermanisht)
- Turizmi (në gjermanisht)