Shefqet Krasniqi
Shefqet Krasniqi (Sibofc, 20 qershor 1966) ështe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame[1], imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë,[2] veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,[3] përkthyes dhe botues i disa librave me tematikë fetare.[1]
Për publikun në përgjithsi është i njohur per shumëllojshmërinë e aktiviteteve te tij, qoftë nga mimberi dhe mihrabi i Xhamisë si hatib dhe ligjërues, e qofte edhe nga mediet vizuale, te dëgjuara, elektronike dhe te shkruara. Po ashtu Krasniqi akuzohet për shtytje në kryerjen e veprave terroristike, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, ndërfetar dhe për shmangie nga tatimi.[4] Më vonë deklarohet i pafajshem për akuzat e ngritura.[5]
Në vitin 2009 në veturën që e drejtonte Shefqet Krasniqi u gjet një arsenal armësh. Sipas raportit të policisë, nga makina e Shefqet Krasniqit u hodhën: Një pushkë me tytë të gjatë, një pistoletë TT e prodhimit Jugosllav, dy dylbi që shërbejnë për t’u vendosur në armë, fishekë dhe një silenciator.[6]
Gjatë bastisjes në shtëpi iu gjet një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në vitin 2004, i cili skadonte në vitin 2014, por sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, ai vlente deri në vitin 2016.[7]
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkollėn fillore e kryen nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė medresen “Alauddin’’- nė Prishtinė. Mė 1986 shkon nė Medinne tė Arabisė Saudite, ku me sukses pėrfundon studimet nė Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė arabe. Studimet pasdiplomike i vazhdon nė tė njejtin vend (Medinne), nė degėn e Sheriatit (ligjit) islam, nė tė cilėn edhe magjistron. Nė vitin 2001, pas plot 15 vitesh tė qėndrimit nė Medinne, mbron doktoratėn nė lėminė e Sheriatit islam.[nevojitet citimi]
Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Texhvid i preferuar - Kur'an për të lexuar që i kushtohet rregullave të leximit të Kur'anit.
- Rruga e Ndriçuar - libër i cili flet për biografinë e Muhamedit nga lindja deri në vdekje.
- Qëndrime në Kohë 1 - përmbledhje shkrimesh të artikujve të gazetës Epoka e Re në vitet 2009-2010.
- Qëndrime në Kohë 2 - përmbledhje shkrimesh të artikujve të gazetës Epoka e Re në vitin 2012.
- Trasmetimet e Ebu Hanifes nëpërmjet Hasen Bin Zijad Eluluij.
Përkthimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Të drejta në të cilat ftoi natyra e njeriut dhe i pranoi Sheriati nga autori Shejh Muhad Saalih Uthejmin
- Akide Ehli Syneti dhe Gjemati nga autori Shejh Muhad Saalih Uthejmin.
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b Biografia e Hoxhe Shefqet Krasniqit
- ^ Ja kush është imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi
- ^ Shefqet Krasniqi:Ja pse nuk tregova se isha ne uck
- ^ Arestimi i Shefqet Krasniqit
- ^ Shefqet Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.gazetatema.net/2014/09/18/ekstremiste-islamike-me-licna-karta-leternjoftime-te-serbise/