Shrek Forever After
Shrek gjithmonë dhe përgjithmonë
Shrek Forever After
ZHANRI:
Animacion | ||
Aventurë | ||
Komedi | ||
Familje | ||
Fantazi |
AKTORE:
Megan Fox | ||
Cameron Diaz | ||
Antonio Banderas | ||
Eddie Murphy | ||
Mike Myers | ||
Justin Timberlake | ||
Julie Andrews |
REGJIA: | Mike Mitchell |
SKENARI: | Josh Klausner |
Darren Lemke | |
KOMPOZITOR: | Harry Gregson-Williams |
KOHËZGJATJA: | 93 min |
KOMPANIA: | DreamWorks Animation |
BUXHETI: | $165 milion |
Shrek Forever After (Shqip: Shrek gjithmonë dhe përgjithmonë) është një film 3D kompjuterik i animuar në vitin 2010 nga studio e animacionit DreamWorks Animation dhe eshte episodi i katërt dhe i fundit në serin Shrek. Filmi është animuar nga Mike Mitchell.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diku ndërmjet shpëtimit të Fionës nga Shrek, në filmin e parë dhe në fillimin e filmit të dytë Mbreti Harold dhe Mbretëresha Lillian kanë kërkuar ndihmën e magjistarit Rumplestiltskin për ti dhënë fund mallkimit të Fionës. Mbreti Harold është pranë firmosjes së një kontrate për prishjen e mallkimit me kushtin qe Rumplestiltskin të bëhet Mbret, por vjen fjala që Fiona është shpëtuar. Rumplestiltskin i pakënaqur uron që Shreku të mos kishte lindur kurrë, duke u zotuar për hakmarrje. Ndërkohë, Shreku është mërzitur duke qenë i famshëm, por edhe për faktin sepse ai nuk ndihet më si një gogol i vërtetë. Rumplestiltskin takohet me Shrekun dhe i ofron atij një ditë ku mund të ndihet sërish një gogol, në këmbim të një dite të fëmijërisë së tij. Shreku pranon dhe firmos kontratën. Shreku i gëzohet asaj dite ku fshatarët frikësoheshin prej tij, por shume shpejt kapet nga një grup shtrigash dhe cohet në mbretërinë e Rumplestiltskin. Rumplestiltskin kishte marrë nga fëmijëria e Shrekut ditën që ai kishte lindur në mënyre që vetë të bëhej Mbret, ku gogolët i përdorte si skllevër, dhe një ushtri shtrigash si ndihmëse të tij. Rumplestiltskin deklaron se Shreku do të zhduket brenda 24 orëve duke qenë se ai nuk kishte lindur asnjëherë...
Shrek mundet ti shpëtojë burgosjes së tij dhe gjithashtu shpëton edhe Gomarin, i cili punonte si një mushkë ngarkese. Gomari në fillim nuk i beson Shrekut dhe ndihet i frikësuar nga ai, por përfundimisht do të miqësohet me Gogolin. Gomari arrin në përfundimin që kontrata e Rumplestiltskin mund të prishet nga puthja e parë e dashurisë së vërtetë para se të kalojnë 24 orët. Të dy hasin një komunitet sekret gogolësh të udhëhequr nga Fiona, e cila i largohet tentativave të Shrekut për tu pajtuar me të. Shreku gjithashtu gjen Maçokun me Cizme, tashmë macoku i Fionës i cili është tërhequr nga arti i skermës dhe tashmë është obez.
Rumplestiltskin ka ndërmend të organizojë një gjueti gogolësh në gjithë mbretërinë dhe Fiona thurr plane për ta mposhtur. Mirëpo Rumplestiltskin ka punësuar fyelltarin laraman, i cili me nje fyell magjik i kthen të gjithe gogolët në kështjellë duke kërcyer. Maçoku dhe Gomari arrijnë të ndalojnë Shrekun dhe Fionën. Shreku tanimë mendon se i ka të gjitha por duke qenë se Fiona nuk e dashuron marrëzisht, puthja e tyre nuk arrin ta prishë mallkimin. Fiona largohet të shpëtojë gogolët dhe mbretërinë pa Shrekun, Macokun apo Gomarin.
Rumplestiltskin deklaron se ai, i cili i sjell Shrekun do të marrë gjithcka që dëshiron. Shreku dorëzohet dhe në këmbim Rumplestiltskin liron ushtrinë e gogolëve. Shreku do të burgoset bashkë me Fionën. Të dy do të shërbejnë si ushqim për Dragoin, gruan e Gomarit, por Macoku, Gomari dhe gogolët kthehen për të luftuar me ushtrinë e Rumplestiltskin. Shrek dhe Fiona i shpëtojne Dragoit dhe mposhtin Rumplestiltskin, por 24 orët kanë pak që kanë kaluar për Shrekun, i cili fillon të zbehet në ajër. Pak përpara se kjo të ndodhë, Fiona puth Shrekun, tanimë e dashuruar totalisht pas tij dhe prish kontratën e Rumplestiltskin bashkë me mallkimin e saj. Filmi përfundon me familjen dhe shokët e Shrekut duke përfshirë dhe ushtrinë e gogolëve, të gjithë duke festuar ditlindjen e parë te bebeve gogolë.
Produksioni:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tim Sullivan shkroi historinë origjinale Shrek goes Fourth, por Darren Lemke dhe Josh Klausner e ripunuan historinë dhe Mike Mitchell do të drejtojë filmin. Në 25 nëntor 2009 DreamWorks Animation deklaroi se Shrek 5 është anulluar dhe Shrek gjithmonë dhe përgjithmonë (Shrek Forever After) eshte kapitulli i fundit.
Kritika:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pete Hammond i Boxoffice Magazine i dha filmit 4.5 nga 5 yje duke shkruajtur Shumë zbavitës nga fillimi deri në fund, ky ishte Shreku më i bukur i të gjithëve. Kjo ishte një përzierje shumë gazmore dhe tregon se si do të ishte mbretëria nqs shreku nuk do të kishte ekzistuar.
James Berardinelli i Reelviews e vlerësoi filmin me 3 nga 4 yje duke thënë se: Megjithëse Shrek Forever After është i detyrueshëm dhe i panevojshëm, ështe më i mirë se Shrek 3.
Box Oficce:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ditën e premierës në Shtetet e Bashkuara, filmi zuri vendin e parë duke arkëtuar 20,750,000 $. Kjo nuk ishte një ditë aq e mbarë krahasuar me 2 nga 3 filmat e mëparshem të Shrek. Filmi ka arkëtuar 29 milion $ ditën pasardhëse.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Official Website
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) Guida në DigitAlb[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Shrek Forever After Gallery
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Dr. Robert Wright on McDonalds Recalled Cadmium Infused Shrek Glasses
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Shrek Forever After Fan Blog