Shiu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullim i vogel
Rreshti 26: Rreshti 26:

== Rëndësia e shiut në natyrë ==
== Rëndësia e shiut në natyrë ==
Shiu ka rëndësi gjeografike dhe ekonomike, pasi ndikon në pastrimin e ajrit, në rritjen e bimësisë, në furnizimin e burimeve dhe të rrjedhave ujore, në bujqësi, në energjitikë etj. Por kur shiu është në sasi të mëdha mund të sjell edhe fatkeqësi natyrore si rrëshqitje, përmbytje, erozion etj.

== Ndikimi i njeriut ==
== Ndikimi i njeriut ==

Versioni i datës 18 janar 2017 10:09

Reshje shiu

Shiu është forma më e zakonshme e reshjeve që krijohet nga bashkimi i pikave të imta të ujit me madhësi nga 0,5 mm deri 6-7 mm, të cilat për shkak të forcës së rëndesës bien nga retëqiell përposhtë drejt tokës. Forma të tjera të shiut janë: dëbora, lloha, breshëri dhe vesa. Sasia e shiut të rënë matet në milimetra (mm). 1 mm reshje nënkupton 1 litër për metër katror. Jo i gjithë shiu bie në tokë, pasi një pjesë e tij avullon gjatë rënies për shkak të ajrit të thatë. Kur shiu nuk arrin të bjerë në tokë ai quhet virga, një dukuri që ndeshet shpesh në rajonet e nxehta dhe të thata të shkretëtirave.

Shtrëngatë shiu mbi çatinë e shtëpisë
shimatësi

Klasifikimi i reshjeve

Klasifikimi i rreshjeve të shiut bëhet:

1.) sipas intensitetit

  • Pika shiu kur bien më pak se 1 mm në orë.
  • Shi i dobët 1-2mm në orë
  • Shi mesatar 2-6mm në orë
  • Shi i fortë me shumë se 6 mm në orë.
  • Shtrëngata më shumë se 10 mm në orë
  • Shi i rrëmbyer më shumë se 30 mm në orë

2.) sipas natyrës së rënies

  • Shi i butë quhet kur përbëhet nga pika uji të imëta me diameter 0.5 mm. Këto lloj reshjesh vijnë nga retë shtresore jo grummbullore. Nuk është i rrëmbyeshëm për një orë mund të bien 0.5 mm
  • Shi i zakonshëm quhet ai që nuk përbehet nga pika të imta me diametër më të madh se 0.5 mm. Matet me sasinë e përgjithshme të rënë në njësinë e kohës. Ky lloj shiu vjen nga re të ulëta ose të mesme grumbullore. Hapësire jo e kufizuar. Qielli ka ngjyrë gri në të murrme. Nuk ka të çara në qiell. Ky shi nuk kthehet në shtrëngatë.
  • Shi rrebesh quhet i rrëmbyeshem dhe zgjat shume pak kohë, vjen nga re grumbullore te shiut. Gjithmonë kemi intensitet variabël, zë një hapësire të vogël, shpesh e quajmë shi me diell. Ai mund të kthehet në shtrëngatë të zakonshme kur kemi rryma tropikale.

3.) sipas kohëzgjatjes

  • në formë vese.
  • i vazhdueshëm.
  • në formë shtrëngate.

Rëndësia e shiut në natyrë

Shiu ka rëndësi gjeografike dhe ekonomike, pasi ndikon në pastrimin e ajrit, në rritjen e bimësisë, në furnizimin e burimeve dhe të rrjedhave ujore, në bujqësi, në energjitikë etj. Por kur shiu është në sasi të mëdha mund të sjell edhe fatkeqësi natyrore si rrëshqitje, përmbytje, erozion etj.

Ndikimi i njeriut

Shiu artificial

Shiko edhe

Lidhje të jashtme