Ishujt Falkland: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
COBJK (diskuto | kontribute)
No edit summary
Alan Huckle → Nigel Haywood
Rreshti 13: Rreshti 13:
{{Shtete Sistemi| [[Territor Britanik përtej detit]]}}
{{Shtete Sistemi| [[Territor Britanik përtej detit]]}}
{{Shtete Funksioni| [[Mbreti|Mbretëreshë]] | [[Elizabeth II]] }}
{{Shtete Funksioni| [[Mbreti|Mbretëreshë]] | [[Elizabeth II]] }}
{{Shtete Qeverisja| Guvernator |[[Alan Huckle]]}}
{{Shtete Qeverisja| Guvernator |[[Nigel Haywood]]}}
{{Shtete Siperfaqja|12,173 |162| 0| ?}}
{{Shtete Siperfaqja|12,173 |162| 0| ?}}
{{Shtete Popullsia |3,060 <small>(est. [[2005]])</small>|226|0.25|240}}
{{Shtete Popullsia |3,060 <small>(est. [[2005]])</small>|226|0.25|240}}

Versioni i datës 17 tetor 2010 00:18


Falkland Islands
Emblema - Ishujt Falkland
Flamuri Stema
Vendndodhja - Ishujt Falkland
Vendndodhja - Ishujt Falkland

Ishujt Flakland (Spanjisht: Islas Malvinas[1]) janë një arkipelagAtlantikun Jugor, i cili gjindet 483 km nga brigjet e Argjentinës, 1,080 km në perëndim të Shag Rocks (Gjeorgji Jugore), dhe 940 km në veri të Territorit Antrantik Britanik. Ata përbëhen nga dy ishuj kryesor, Falklandi Lindor dhe Falklandi Perëndimor, së bashku me 776 ishuj më të vegjël.[2]

Historia

Zbulimi i Ishujve Malvinas

Ishujt Malvinas janë problemet themelore ndërmjetë Britanisë të Madhe dhe Argjentinës, dhe për këtë arsye egzistojnë konflikte për historinë të këtyre ishujve. Anglezët pretendojnë që John Davis e ka zbuluar këto ishuj në vitin 1592, ndërsa Argjentinasit pretendojnë që ishujt e kanë zbuluar Spanjollët Esteban Gomez, dhe Duarte Barbosa.Krahas këtyre konflikteve ndërmjet Anglezëve dhe Argjentinasve, është e qartë që Spanjollët janë vendosur të parët në ishujtë[3].Anglezët për herë të parë u vendosën në Ishujt Malvinas në vitin 1675, dhe u ballafaquan me rezistencën e Spanjollëve deri në vitin 1771 kur u pushtuan ishujt nga Anglezët.Në vitin 1774 Anglezët u larguan nga ishujt, dhe Spanjollët sërish u vendosën në ishujt.Në vitin 1829 Spanjollët e lëshuan ishujt në një qeveri të kryesuar nga Lois Vernet, dhe popullit Argjentinas.Qeveria e Lois Vernetit në vitin 1831 konfiskuan anijet Amerikës të cilat e kishin tejkaluar kufirin detar të ishujve.SHBA'ja dhanë përgjigje duke dërguar luftëanijet [4].Në vitin 1833 një grup eksplorues Anglez gjatë ekspeditës në ishujt Falkland, u hasën me rezistencën e Argjentinasve, dhe Anglezët e zhdukën të gjithë popullin Argjentinas, dhe në këto ishuj prap u vendosën Anglezët. Konflikti mes Argjentinës dhe Britanisë të Madhe vazhdoi me pretendime të të dyja palëve për zotërimin e ishujve, por me anë të marrëveshjeve të ndryshme është ikur nga konflikti i armatosur.

Më 2 Maj një nëndetëse Angleze me një veprim jo-humane e fundosi luftëanijen Argjentinase që ishte larg nga fushë beteja rreth 350 kilometra, ku 350 marinsë vdiqën [5].Shumë insistime për ndërmjetësimin në marrëdhëniet e këtyre shteteve nuk sollën zgjidhje.Më 15 Maj Anglezët sulmuan një aeroport në Falkland, dhe në 29 Maj e pushtuan Ghose Freen'in në Falklandin Lindor.Në fund ushtria Argjentinase u dorëzua. Si fajtor kryesor i luftës mes këtyre dy shteteve u akuzua Kryetari i Argjentinës Galtieri dhe për një kohë të shkurtër u arrestua, ndërsa në Angli Qeveria e Thatcherit fitoi prestigj para zgjedhjeve.


Gjeografia

Falklandi ka një Sipërfaqe prej 12.173 km2.Ishujt e Falklandit gjenden në Jug të Oqeanit Atlantik. Relievi i Falklandit është kryesisht malor.Pika më e lartë e Falklandit Perëndimor Pika e Adam'it, dhe Pika më e lartë e Falklandit Lindor Pika e Viskrone yanë në lartësi të barabartë (705 m). Bregdeti është zakonisht shkëmbor. Klima e Falkland'it është e ftohët dhe me klimën e lagësht të Oqeanit.Nxehtësia mesatare vjetore është 10 °C.


Demografia

Falklandi ka një popullsi prej 3.140 banorë. Grupet themelore etnike janë :

  • Falklandezët 61.3%
  • Anglezët 29.0%
  • Spanjollët 2.6%
  • Japonezët 0.6%
  • Kilian dhe të tjerë 6.5%


Burime të dhënash

  1. ^ WordReference, English-Spanish Dictionary. Falklands: the Falklands, las (islas) Malvinas.
  2. ^ "The Islands: Location". Falkland Islands Government web site. 2007. Marrë më 2007-04-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ http://tr.wikipedia.org/wiki/Falkland_Adalar%C4%B1
  4. ^ http://tr.wikipedia.org/wiki/Falkland_Adalar%C4%B1
  5. ^ http://tr.wikipedia.org/wiki/Falkland_Adalar%C4%B1