Trupat Mbrojtëse të Kosovës: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
{{Sistemi shtetëror-Kosova}} |
|||
'''Trupat e Mbrojtjes së Kosovës''' (TMK) janë pjesë përbërëse e [[Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë|Qeverisë së Përkohshme të Kosovës]] nën [[protektorat]]in e [[OKB|OKB-së]], saktësisht Misionit të OKB-së në [[Kosova|Kosovë]], [[UNMIK]]-ut. |
'''Trupat e Mbrojtjes së Kosovës''' (TMK) janë pjesë përbërëse e [[Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë|Qeverisë së Përkohshme të Kosovës]] nën [[protektorat]]in e [[OKB|OKB-së]], saktësisht Misionit të OKB-së në [[Kosova|Kosovë]], [[UNMIK]]-ut. |
||
Rreshti 32: | Rreshti 32: | ||
{{poli-cung}} |
{{poli-cung}} |
||
{{SistemishtetrorKSH|Kushtetuta}} |
|||
[[Kategoria:Ushtri]] |
[[Kategoria:Ushtri]] |
||
[[Kategoria:TMK-ja| ]] |
[[Kategoria:TMK-ja| ]] |
Versioni i datës 7 maj 2011 08:30
Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) janë pjesë përbërëse e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nën protektoratin e OKB-së, saktësisht Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.
Dita zyrtare e themelimit të TMK-së është 19 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet paktit ushtarak veri-atlantik, NATO, dhe Ushtrisë Jugosllave dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë (Rambouillet) ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të UÇK-së dhe transformimi i kësaj ushtrie popullore në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s (KFOR) në Kosovë në vitin 1999 fillon edhe transformimi i UÇK-së që përfundon në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-lejtnant Agim Çeku.
Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së janë:
- Veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet.
- Ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara.
- Ndihma në pastrimin e fushave të minuara.
- Ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.
TMK-ja në tërësi zbaton mandatin e saj, ashtu si është dhënë në Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Kjo kornizë, TMK-në e përcakton si organizatë civile e ndërhyrjes së shpejtë e cila në raste fatkeqësish natyrore dhe në raste emergjente në Kosovë, ndërmerr detyra për ndërhyrje të shpejtë për sigurinë publike e të ndihmës humanitare.
TMK-ja operon në mënyrë transparente, të përgjegjshme, të disiplinuar, profesionale dhe përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Si e tillë TMK numëron pjesëtarë të komuniteteve jo-shqiptare si dhe bashkëpunon me të gjitha komunitetet në terren.
Deri më tani TMK-ja ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme dhe ka ofruar ndihmën e vet në realizimin e projekteve të ndryshme si në komunitetet shumicë, poashtu në ato pakicë.
TMK-ja është në gjendje të zbatojë masa disiplinore dhe është plotësisht e financuar në mënyrë transparente.
Me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi.
Shiko dhe këtë
Lidhje të jashtme
- Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
- Faqja zyrtare e Kryeministrit të Kosovës
- Paradat e TMK-së - Video (kohëzgjatja 1 orë)
Stema e shtetit |
|