Dervish Hima

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dervish Hima
Dervish Hima
U lind në1868
Vdiq13 prill, 1928
KombësiaShqiptar
Emrat e tjerëIbrahim Mehmet Naxhi
ProfesioniBotuesi, Politikan

Ibrahim Mehmet Naxhi ose Dervish Hima (Strugë ose Ohër, 1872/1873 - Tiranë, 13 prill 1928) ka qenë ndër propagandistët dhe publicistët më aktivë të diasporës shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare. Dënonconte absolutizmin e sulltanit Abdyl Hamit II, duke kërkuar autonominë për Shqipërinë dhe krijimin e vilajetit autonom shqiptar, si dhe hapjen e shkollave shqipe.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Strugë[1] ose në Ohër në një familje pronare tokash më 1872/1873, emri i tij i vërtetë ishte Ibrahim Naxhi Spahiu.[2] Shkollën fillore e kreu në Ohër, më pas të mesmen në Manastir[1] dhe studimet e larta i ndoqi në Shkollën e mjekësisë ushtarake në Stamboll. Përpara se t'i mbaronte studimet, miqtë e lajmërojnë se kërkohet nga forcat e rendit si Xhonturk. Ikën jashtë shteti dhe nga idetë nacionaliste që kishte, u shkëput prej Turqve të Rinj.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punoi si ndihmësmësues në Rumani, Belgjikë dhe Zvicër, ku në Gjenevë u njoh me Leninin.[3] Më 1897 themeloi degën e Komitetit "Bashkim e Përparim"Durrës.[4] Nxorri në Bukuresht organin e tij të parë të shtypit, Pavarësia shqiptare që u botua ndër vitet 1898-1899.[2]

Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, e më pas "Albania" në Zvicër.

Dervish Hima ishte një kundërshtar ekstrem i sundimit Osman në Shqipëri dhe autor i një numri të madh të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë të mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane. Si i tillë, lëvizjet e tij janë vërejtur me kujdes nga autoritetet Osmane, dhe për këtë u burgos disa herë. Si një njeri i njohur i Letërsisë Shqipe, ai u kthye nga Shkodra pas një mungese të gjatë në Europë dhe u arrestua për fjalimet e tija për shpresat e Shqipërisë dhe u burgos. Në Bukuresht, ai redaktoi dhe botoi një gazetë jetë-shkurtër Pavarësia e Shqipërisë, e cila u shfaq në 1898 në Shqip, Frëngjisht dhe Rumunisht. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, ai ishte i detyruar të largohet nga Rumania për në Romë, ku bashkëpunoi me Mehmed bej Frashërin në Revistën dyjavore “Zën'i Shqipënisë”, e cila publikohej në Frëngjisht dhe Shqip.

Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revisten dyjavore L'Albanie në Gjenevë, të cilën gjatë viteve 1905-1906 në Bruksel, ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj. Në vitin 1909, ai ishte në Stamboll, ku drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari-Arnavud” me Hilë Mosi, një revistë në Shqipe dhe Turke, e subvencionuar nga Austro-Hungaria. Kjo revistë u botua derisa ajo u ndalua në fund të vitit 1910. Hima ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi këto libra: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.

Pasi u kthye me shpalljen e Hyrrijetit, shkoi në Shkodër ku për shkak të disa diskutimeve të mbajtura, u burgos gjer më 1909. Përvijoi fushatën për të ngritur "komitete të fshehta" dhe të mbante konferenca në vilajet të Manastirit dhe të Janinës. Në korrik të 1909 mori pjesë në kongresin e Dibrës. Pas një qëndrimi në Alepo tek i vëllai, u vendos në Stamboll, ku botoi gazetën Shqiptari/Arnavud në bashkëpunim me Hilë Mosin dhe Eqrem bej Vlorën me subvencionimin e Austro-Hungarisë.[5] Më 1910 përfaqësoi shqiptarët e Stambollit në Kongresin e dytë të Manastirit.[6] Në vjeshtë të vitit 1917 u emërua inspektor shkolle për rrethin e Tiranës nga autoritetet Austro-Hungareze.

Në kohën e presidencës së Ahmet Zogut, Hima pranoi emërimin si shef i shtypit nga presidenti. Sipas Eqrem bej Vlorës, në dijeni të një komploti të organizuar nga Jusuf agë Doshishti kundër Zogut, Hima vë në dijeni Zogun. Ndërroi jetë në Tiranë më 13 prill 1928.[3]

Literaturë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (PDF) (në anglisht). London: The Scarecrow Press. fq. 191–192. ISBN 978-0-8108-7380-3. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 mars 2015.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ a b Clayer 2012, fq. 350.
  3. ^ a b Vlora, Eqrem bej (2008). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Koço, Afrim. Tiranë: IDK. fq. 230. ISBN 99927-780-6-7.
  4. ^ Clayer, Nathalie (2012) [2007]. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Përkthyer nga Artan Puto (bot. 2). Tiranë: Botime "Përpjekja". fq. 343. ISBN 9789994302536.
  5. ^ Clayer 2012, fq. 621.
  6. ^ Clayer 2012, fq. 567.