Jump to content

Vitamina B1

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tiamina)
Tiaminë

Vitamina B1 ose ndryshe me emrin kimik Tiamina, është një vitaminë e pangjyrë (apo e bardhë) me formulë kimike C12H17N4OS. Tretet në ujë dhe nuk mund të tretet në alkool. Tiaminet në qoftë se nxehen e humbin funksionin.

Kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për funksionin e sistemit nervor. Në qoftë se për 14 ditë nuk merret vitamina B1 në organizëm, atëherë harxhohen për 50% rezervat e tij trupore.

Sipas anglezëve për herë të parë kjo vitaminë u zbulua nga Umetaro SuzukiJaponi, pasi që ai studioi se si orizi i paqëruar i shëroi pacientët me sëmundjen Beri-Beri. Për këtë ai e emëroi atë acidi aberik.

Tiamin-pirofosfati ose vitamina B1 është një ko-enzimë e dehidrogjenazës së piruvatit, dehidrogjenazës së α-ketoglutaratit dhe e transketolazës. Kjo d.m.th se kjo vitaminë ka një rol të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrave dhe më këtë në mirëmbajtjen e indit nervor, muskulitzemrës dhe në transmetimin e përçimit të nervave.

Si difosfat i tiaminës (koenzimë i dekarboksilazave dhe i transketolazës) punon në eliminimin e karbohidrateve në tru dhe në muskuj. Po ashtu nga kjo vitaminë varen edhe kondicioni trupor dhe kujtesa. Forcon qarkullimin e gjakut dhe është e nevojshme për prodhimin e aciditlukthit. Ka rëndësi në shndërrimin e karbohidrateve në yndyra dhe d.m.th në fitim e energjisë nga karbohidratet (pasi që është ko-enzimë e dehidrogjenazës së piruvatit, një kompleks enzimash, i cili e shndërron piruvatin në acetil-CoA).

Burimet e Vitaminës B1

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radhitur sipas sasisë më të madhe të vitaminës B1 në prodhime ushqimore:

  • Në 100 g fidanë gruri - 2 mg
  • Në 100 g fasule të sojës - 1 mg
  • Në 100 g mish derri - 0,90 mg
  • Në 100 g bizele - 0,76 mg
  • Në 100 g mish viçi - 0,60 mg
  • Në 100 g fasule të bardha - 0,50 mg
  • Në 100 g mish pule - 0,10 mg
  • Në 100 g patate – 0,10mg

Po ashtu në sasi të ndryshme në:

  • Majën e birrës
  • Produkte drithërash

Nevoja e vitaminës B1 për trupin e njeriut paraqitet si nevojë për shpërbërjen e hidro-karbonateve dhe alkoolit dhe sasia mesatare ditore për meshkuj është 1,3mg, për femra 1mg dhe për shtatzëne 1,2mg. Në rast të punës së rëndë fizike, zjarrmisë paraqitet nevoja e rritjes së dozës.

Shenja të zakonshme të mangësisë së vitaminës B1 janë kokë dhimbjet, mungesa e apetitit, dhimbjet e barkut, pengesa gjatë jashtë qitjes (kaps) dhe çrregullime në kujtesë dhe koncentrik.

Teprica të vitaminës B1 në trupin e njeriut mund të shkaktohen vetëm nëpërmjet marrjes së barnave. Shenjë e tepricës së vitaminës B1 është reagimi i ndjeshëm nervave.

Hipovitaminoza – Pasojat e mungesës së Vitaminës B1

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mungesa e përgjithshme e tiaminës në organizëm mund të dërgoj në probleme të panumërta duke përfshirë këtu degjenerimin e neuroneve dhe në raste të rënda mund të qoj deri te vdekja.

Mungesa e tiaminës mund të shkaktohet për shkak të ushqimit të mëngët, dietave me produkte të pasura me tiaminazë (enzimë që bënë shpërbërjen e kësaj vitamine) siç janë peshku i pazier i ujit të pastër, gaforret e freskëta të paziera, etj. Po ashtu dhe konsumimi i prodhimeve me përbërje të lartë të faktorëve kundër-tiaminik (çaji, kafeja, arrat “Areca catechu”) mund të shkaktoj mangësi vitaminoze.

Sindrome të njohura të shkaktuara nga mungesa e vitaminës B1 përfshijnë Sindromën Wernicke-Korsakoff dhe Beri-Berin, sëmundje këto që janë shumë të shpeshta te personat me shpërdorim dhe konsumim kronik të alkoolit.

Simptoma të hipovitaminozës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pengesa të metabolizmit të karbohidrateve dhe të sistemit nervor
  • Depresione dhe tensionim
  • Lodhja, humbja e apetitit, dobësi koncentrimi, atrofia e muskujve
  • Pagjakësia - Anemia
  • Dhimbje koke të shpeshtuara
  • Pengesa në kujtesë, hutim
  • Dështimi i punës së zemrës
  • Edeme, shtypje e ulët e gjakut
  • Frymëmarrje e shkurtuar
  • Prodhimi i ulur i antitrupave gjatë infeksioneve
  • Muskujt e dobësuar (sidomos ata të pulpës së këmbës)
  • Sëmundja: Beri-Beri

Kjo sëmundje u paraqit kur njerëzit filluan të bëjnë fërkimin e orizit duke ja larguar kështu lëvoren e pasur me vitamina. Në Evropë ajo u bë prezente, kur mielli u blua aq imtë sa që u zhduk fidani i pasur me vitamina i grurit dhe kështu nuk mund të merrej më kjo vitaminë nëpërmes të bukës.

Po ashtu çdo shijim i sheqerit industrial gjatë tretjes së tij harxhon shumë vitaminë B1, fakt që edhe më shumë mund të keqësoj mungesën e kësaj vitamine.

Beri-Beri paraqitet shpesh në vendet e Azisë lindore dhe në Japoni, ku orizi është prodhimi kryesor i ushqimit. Po ashtu edhe në vendet e pazhvilluara është ende shumë e shpeshtë. Në vendet industriale e gjejmë këtë sëmundje në të shumtën e rasteve si pasojë të alkoolizmit ose ushqimit të gabuar.

Simptomat e Beri-Berit janë: pengesat neurologjike, atrofia e muskujve, insuficienca e zemrës.

Sëmundjet gjenetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sëmundjet gjenetike të transportit të Vitaminës B1 janë të rralla por shumë serioze. Mund të shkaktohen si pasojë e mutacionit autozomal recesiv në gjenin SLC19A2, që bënë kodimin e një proteine transporti me afinitet të lartë të tiaminës. Këto sëmundje përfshijnë anemi megaloblastike me sëmundje të sheqerit (diabetes mellitus) dhe pengesa në sistemin sensoro-neuronal.

Hipervitaminoza - Pasojat e mbi dozimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te dozat mbi 200 mg reagojnë p.sh nervat me ndjeshmëri të madhe ndaj ngacmimeve nervore.

Rastet e vetme të dozimit të tepruar të vitaminës B1 kanë ndodhur me rastin e injeksionit intravenoz të kësaj vitamine. Këto raste mund të rezultojnë deri në reaksione trupore të rënda alergjike anafilaktike.