Varësia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Varësia është një lidhje ekzistuese a e nevojshme e një objekti/subjekti me një objekt/subjekt tjetër.

Varësia në gjeometri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Varësitë në gjeometri janë madhësi prej të cilave janë lidhura përkufizime të caktuara, kështu quhen të varura. Tek një funksion dallohet varësia e variablës y nga variabla e pavarur x.

Varësia në filozofi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Varësia në fizikë (Dependenca) është marrëdhënie në mes të objektit të paramenduar ose të qenë, ekzistenca apo njohuria nën kondita që kënaqin (funksion) një të vërtet mbi marrëdhëniet e një objekti në lidhje me objektin tjetër. Zbulimi i varësisë dhe përkufizimi i saktë i saj në filozofi paraqet një përparim të madh. I. Kant-i varësinë e fut në kategorinë e relacionit.

Pedagogji, psikologji, sociologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendja psikike apo/ose fizike e individit në të qenurit i tillë, përkahë ndjenat, mendimi apo komunikimi me njerëzit, institucionet, gjërat apo botëkuptimet. Në kuadër të soializimit të varësisë sociale të fëmijës nga personi përgjegjës hiqet e drejta e shprehjes dhe e përgjegjësisë. Në kuptimin e varësisë të individëve në gjendje të rëndë shëndetësore apo të individëve të varur nga substancat narkotike si dhe varësia nga mbi vlerësimi i mendimeve dhe botëkuptimeve (epshet, tripa).

Statistik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Varësia në statistikë janë lidhjet e marrëdhëniet e dukurive që nga këndvështrimi kritik e matematikë nuk janë objektive, ekzistuese. Këto varësi paraqiten si "rregull i zakonshëm" i rëndësisë së vogël dhe nuk paraqesin një funksion apo pasqyrim.[1]

Në biseda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala apo shprehja varësi në biseda të lira përdoret edhe për të treguar marrëdhëniet e krijuara në mes dy objekteve/subjekteve në bazë të këmbimit të llojeve të varësive. Në këto raste përdoren shprehjet si ata janë të lidhur ngushtë, janë të varur njëri nga tjetri që në njërën anë nënkupton njëri ka krijuar një lidhje varshmërie me tjetrin, ndërsa tjetri ka krijuar një lidhje tjetër varshmërie me objektin/subjektin e varur në të. Kjo përdoret në raste kur nuk dihet se cili objekt/subjekt është i pavarur dhe cili është i varur apo është keq interpretim i thjeshtë i një marrëveshje të krijuara në bazë të interesave nga dy subjekteve të vetëdijshme.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Der Grosse Brock Haus, Band 1 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1