Vendkalimet kufitare të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vendkalimet kufitare të Shqipërisë është një hapësirë e përcaktuar që shërben për të kontrolluar dhe eventualisht për të lejuar përshkimin e personave dhe mallrave nga një shtet në tjetrin prej Shqipërisës. Këto hapësira qeverisen nga organet policore që regjistrojnë hyrje daljet e personave dhe automjeteve dhe organet financiare që regjistrojnë hyrje daljet e mallrave dhe të mjeteve financiare cash. Aktualisht Shqipëria ka 26 vendkalime kufitare që janë të natyrës tokësore, ajrore dhe detare.

Vendkalimet ajrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aeroporti Tiranë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aeroporti i Rinasit ndodhet rreth 20 km nga Tirana. Është aeroporti i vetëm ndërkombëtar dhe vendkalimi kufitar më modern sot për sot në Shqipëri. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës.

Vendkalimet detare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Portet e Shqipërisë.

Porti Shëngjin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Shëngjinit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 8 km nga qyteti i Lezhës. Nga qershori i vitit 2009 është aktivizuar linja e tragetit Shëngjin - Bari i Italisë. Ky fakt e shndërron portin edhe në vendkalim kufitar duke bërë të nevojshme ndërtimin e terminalit për trajtimin e udhëtarëve dhe trageteve, stacionimin e policisë kufitare dhe doganave. Qeveria shqiptare e ka caktuar atë të Shëngjinit si portin preferencial për Republikën e Kosovës.

Porti Durrës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Durrësit ndodhet në Shqipërinë e mesme. Ky është porti me i madh dhe i rëdësishëm i vendit dhe shërben si vendkalim kufitar që në kohë të hershme. Ka lidhje trageti të përditshme me portin e Barit dhe lidhje disa ditë në javë me portet e Ankonës dhe Triestes në Itali.

Porti Vlorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Vlorës është porti i dytë më i madh në Shqipëri dhe ndodhet në jug të Shqipërisë. Ka lidhje trageti të rregullta me portin e Brindizit në Itali.

Porti Sarandë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Sarandës është porti i katërt në Shqipëri dhe ndodhet në jug të vendit. Ka lidhje trageti me ishullin e Korfuzit në Greqi.

Porti Himarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porti i Himarës ndodhet në jug të Shqipërisë në rrethin e Vlorës. Ndonjëherë shërben si vendkalim kufitar pasi aty mbërrijnë dhe nisen anije turistike nga Korfuzi i Greqisë.

Vendkalimet tokësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova Kosova[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qafë Morinë - Gjakovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Qafë Morinës ndodhet ne rrethin e Tropojës dhe lidh qytetin e Bajram Currit me Gjakovën. Është asfaltuar plotësisht rruga dhe është ndërtuar një godinë e re kufitare.

Qafë Prush - Gjakovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Qafë Prushit ndodhet ne rrethin e Hasit dhe lidh qytetin e Kukësit dhe Krumës me Gjakovën. Është asfaltuar plotësisht rruga dhe është ndërtuar një godinë e re kufitare.

Morinë - Vërmicë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Morinës ndodhet në rrethin e Kukësit dhe shërben si shteg kalimi natyror ndërmjet territorit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Është vendkalimi më i rëndësishëm me Kosovën për vëllim mallrash dhe udhëtarësh. Në vitet 2000 është rikonstruktuar plotësisht dhe ofron çdo shërbim doganor si për udhëtarë ashtu edhe për automjete. Në këtë vendkalim kalon edhe aksi i rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare-Nish.

Orgjost - Orqushë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Orgjosti ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Borje - Glloboçicë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Borja ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Shishtavec - Krushë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shishtaveci ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Mali i Zi Mali i Zi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muriqan - Sukobin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i përbashkët Muriqan/Shqipëri - Sukobin/Mali i Zi

Vendkalimi i Muriqanit është hapur ne vitin 2002. Aktualisht është vendkalimi tokësor i katërt për nga vëllimi i trafikut të udhëtarëve. Ndodhet në rrethin e Shkodrës dhe lidh këtë qytet me Ulqinin dhe më tej, nëpërmjet rrugës magjistrale adriatike dhe autostradës kroate A1, shkon deri në Trieste të Italisë. Në vitin 2009 ka filluar nga puna godina e përbashkët doganore Shqipëri/Mali i Zi e financuar nga BE. Është i vetmi vendkalim kufitar i përbashkët me një shtet fqinj në Shqipëri. Megjithatë të dy policitë kufitare i kontrollojnë dokumentet veçmas. Ende nuk egziston një program i integruar kompjuterik me anë të të cilit regjistrimi i dokumenteve do të bëhej një herë të vetme. Në anën shqiptare të këtij pikë kalimi është i instaluar sistemi Tims që bën lidhjen me të gjithë pikat e tjera shqiptare dhe njëkohësisht i integron në kohë reale këto pika me të dhënat e Interpolit.

Me 24 maj 2011 u hap ura e re mbi Bunë. Kjo urë, me një strukturë të fuqishme dhe moderne, zëvendësoi kalimin mbi urën historike prej druri që ishte plotësisht e papërshtatshme për mjetet transportuese të tonazhit të lartë. Ky aspekt heq çdo barrierë dhe e shndërron atë të Muriqanit në vendkalim kufitar të klasit të parë.

Nga Shkodra në Muriqan rruga është e strukturuar mirë, kurse nga Sukobini deri në Ulqin ose Ujëmirë/Dobra Voda është kodrinore, e ngushtë dhe jo e përshtatshme për qarkullimin normal ose të shpejtë të autobuzave dhe kamionëve.

Hani i Hotit - Bozhaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet '80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri - Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh izolimi total nga të dy shtetet. Është vendkalim multimodal pasi përveç rrugës kalon edhe hekurudha. Në këtë pikë kryhen procedurat doganore të çdo përmase. Ky vendkalim e ka humbur paksa interesin por mund ta fitojë menjëherë atë kur të ndërtohet autostrada që do të lidhë Podgoricën me Dubrovnikun.

Grabom - Cem i Trieshit Cijevna Zatrijebacka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Në fazë përgatitje)

Vermosh - Guci[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Vermoshit ndodhet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe është hapur për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve drejt Gucisë dhe Plavës dhe anasjelltas. Qëndron i hapur me orar dhe në periudha të ndryshme të vitit. Aktiviteti kryhet në kontainer. Është e persosur infrastruktura rrugore për të arritur në këtë vendkalim kufitar. Ky vendkalim ndodhet në skajin më verior të Shqipërisë.

Qafë Vranicë - Plavë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Në fazë përgatitje) Ky vendkalim është ende në fazën e përfundimit. Ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës. Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi.

Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kufirit Blato

Trebisht - Xhepisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Në fazë përgatitje) Ky vendkalim është miratur në parim dhe pritet te ndërtohet struktura rrugore dhe logjistike për të bërë të mundur hapjen e tij.

Qafë Thanë - Ќafasan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Qafë Thanës është më i rëndësishmi me Maqedoninë dhe një nga më të trafikuarit në Shqipëri.

Tushemisht - Shën Naum[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Tushemishtit është më tepër turistik. Në të bëhet vetëm trajtimi i personave dhe autoveturave.

Goricë - Stenjë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gorica ndodhet në rrethin e Korçës dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve dhe autoveturave. Shërben kryesisht për të bërë të mundur shkëmbimin e personave në të dyja anët e kufirit.

Greqia Greqia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapshticë - Krystallopigi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Kapshticës ndhodhet në afërsi të Bilishtit në rrethin e Devollit, qarku Korçë dhe është i dyti për nga rëndësia me Greqinë. Shërben kryesisht për të lidhur juglindjen e Shqipërisë me veriperëndimin e Greqisë.

Tre Urat - Melissopetra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi Tre Urat ndodhet në afërsi të qytetit të Përmetit dhe Leskovikut. Shërben si vendkalim alternativ me Greqinë kur dy pikat e tjera kryesore Kakavijë dhe Kapshticë gjenden në pikun e trafikut.

Sopik - Drymades[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndodhet në rrethin e Gjirokastrës dhe është vendkalim dytësor vetëm për këmbësorë.

Kakavia - Ktismata[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendkalimi i Kakavisë ndodhet në rrethin e Gjirokastrës dhe historikisht shërben si shteg komunikimi natyror ndërmjet territorit shqiptar dhe atij grek dhe konkretisht lidh Gjirokastrën me Janinën. Pas luftës së dytë botërore ka qënë pothuajse i mbyllur dhe është rihapur në janar të vitit 1985 në prani edhe të ministrit të jashtëm grek Karolos Papulias si shenjë e përmirësimit të marrdhënjeve ndërmjet dy shteteve. Është pikëkalimi kufitar më i rëndësishëm me Greqinë dhe në vitet e fundit është rikonstruktuar dhe modernizuar duke iu përshtatur standarteve bashkohore dhe ofron çdo shërbim doganor. Vendkalimi i Kakavisë është një nga më të trafikuarit në Shqipëri për vëllim udhëtarësh dhe mallrash.

Rips - Abelonas[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është vendkalim vetëm për këmbësorë.

Qafë Botë - Saranda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndodhet në afërsi të Konispolit në rrethin e Sarandës. Shtimi i trafikut në këtë pikëkalimi ka shtyrë qeverinë të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të ndërtojë një godinë doganore të re. Ky vendkalim ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]