Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/23

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ana Bolena mbretëresha e Anglisë


...mbretëresha e Anglisë Ana Bolena ose Anne Boleyn e njohur si bashkëshortja e dytë e mbretit Henri VIII dhe nëna e mbretëreshës Elizabeta I e Anglisë ishte nga vendi i njohur si Bolena nga krahina e KurveleshiLabëria , (Shqipëria Jugperëndimore) dhe jeta e saj si martire është pasqyruar në shumë filma, pjesë teatrale, romane, opera etj, duke përfshirë “Ana e një mijë ditëve”, “Tudorët”, “Gjashtë gratë e Henrit VIII”?

...veziri Ibrahim Pasha ose Pargalı Damat Ibrahim Pasha në serialin turk Sulejmani i Madhërishëm njihet si personazh real në historinë e Perandorisë Osmane dhe vinte nga një familje e njohur në Parga e Çamëria, i quajtur Pargali Ibrahim Pasha (gjithashtu i njohur si Frenk Ibrahim Pasha(perëndimori), Makbul Ibrahim Pasha ("i përzgjedhuri) ka qënë i pari Vezir i Madh në Perandorinë Osmane i emëruar nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm (r. 1520 deri 1566)?

...stilistja shqiptaro-turke Fevzije Çamer në mes të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, veshi një modeliste zvicerane me rroba të stilizuara popullore shqiptare dhe fitoi çmimin e parë në botë në Paris në Festivalin Ndërkombëtar të Modës?

...inxhinieri dhe koleksionisti pasionant i florës dhe faunës Shkëlqim Beqo është realizuesi më i parë pas viteve ’90 në Shqipëri i tarracave të gjelbërta brenda mjediseve të ndërtimeve në Tiranë, Lushnjë dhe Fier?

...disa mijëra kilogramë drithëra, grurë, misër e oriz janë derdhur në parketin e Sallës së Sporteve “Shani Nushi”, dhe kjo me një dhe të vetmin qëllim - futjen e GjakovësLibri Gines nga disa të rinj gjakovarë, të cilët po punojnë së bashku me Alkent Pozhegun, djaloshi tashmë i njohur për tentimin e arritjes së disa rekordeve botërore?

Mjedologu Mentor Quku, edhe pse pothuajse i pamundur punoi dhe përgatiti për botim 14 vepra studimore, të cilat ju prezantuan lexuesit të rilindasit në 100-Vjet Pavarësi kombtare duke sfiduar sëmundjen i dha rrugë këtij pengu, duke e plotësuar më së miri portretin e Ndre Mjeda dhe duke analizuar përmes dokumenteve të reja arsyet e një rebelimi të hershëm letrar?

...këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata , përveç sukseseve që ka në profesionin e saj muzikën vlerësohet shumë edhe për pamjen fizike dhe do të jetë në kopertinën e revistës italiane “Velvet” për muajin qershor ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Twitter?

...konkursi i bukurisë për të zgjedhur Miss USA këtë vit do të mbahet më 8 qershor, ndërsa përfaqësuesja e shtetit të Miçiganit është Elizabeth Ivezaj, vajza e dy shqiptarëve nga Mali i Zi e cila edhe pse ka lindur dhe është rritur në Miçigan dhe nuk ka pasur mundësi të vizitojë vendlindjen e prindërve, bukuroshja thotë sipas Zëri i Amerikës se origjina e saj shqiptare është shumë e rëndësishme, madje ka përfshirë elementë të origjinës edhe në fustanin e konkursit?

...një organizim unik në rrafshine e Turizmit preku katër qytete të Shqipërisë që njihen për origjinalitetin dhe vlerat unike, siç është Berati, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra dhe si tur biznesi do të zhvillohet deri në 5 qershor i organizuar nga Zyra e Investimeve Maqedoni -Shqipëri -Kosovë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, bashkitë e katër qyteteve, operatorin turistik “Fani Travel & Tours” me përfaqësi nga mediat kryesore shqiptare për tu njohur me përvojën sipërmarrëse të këtyre zonave, me vlerat tradicionale, turistike, kulturore dhe kulinare?

...në rajonin e Belshit në Dumre njëri nga 80 liqenet ka formën e një zemre?