Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/45

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...edhe 22-vjeçari Shkodran Mustafi mbrojtësi i Valencias dhe futbollisti shqiptar që përfaqëson Gjermaninë botëror festoi golin me simbol shqiponjën e flamurit kombtar ?

...muzikologu i njohur shqiptar Albert Paparisto mbahet mend si themeluesi i Konservatorit Shqiptar dhe si një ndër drejtuesit e parë të Teatrit të Operas e Baletit?

...profesori i Akademisë së Arteve Robert Papavrami dhe babai i violinistit virtuoz dhe me famë botërore Tedi Papavrami dekorohet me medaljen që i rezervohet vetëm kryetarëve të shteteve?

... një fotografi e Marubit realizuar në vitin 1938 edhe pse është shumë e njohur për publikun e gjerë, ka një histori mjaft të veçantë sepse janë gjendur së bashku në këtë pozë përpara mjeshtrit Marubi dy poetë gegë (Gjergj Fishta dhe Martin Camaj) dhe dy toskë, (Asdreni dhe Lasgush Poradeci) njëkohësisht dy breza poetësh: mjeshtrit Asdreni dhe Fishta të ulur poshtë dhe në këmbë dy të rinjtë Poradeci dhe Ernest Koliqi ?

...libri "Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret" është botimi më i ri nga gazetari i njohur i emisionit Opinion Blendi Fevziu ?

...grupi i këngëve popullore dhe qytetare të Beratit mbushi 35 vjeç që nga krijimi i tij dhe për vite me radhë ka prezantuar qytetin muzeal në shumë evente të ndryshme kombëtare ku është nderuar edhe me çmime ?

...sipas sondazhit të kryer nga kompania Zagat, pjesë e Google që prej vitit 2011 dy restorantet në pronësi të shqiptarit Alban Prelvukaj janë renditur mes më të mirëve në kreyqendrën e botës New York ?

...vërtetësia e eshtrave të Isa Boletinit u konfirmua në Strasburg pas tre vitesh ekzaminimesh, me nismën e institucioneve vendore dhe Heroi Kombëtar më në fund do të prehet i qetë në vendin e tij të lindjes në Boletin të Mitrovicës ?

...sipas Fotaq Andreas shpjegime historike lidhur me përdorimin e termit "Albanua" kuptimin e tij në kontekst të ngushtë e të gjerë, sidomos në mori shprehjesh karakteristike frënge pasqyrojnë banorin e Albanisë apo albanojin siç quhej më konkretisht identifikuar njëkohësisht edhe si ushtar albanoi apo si stratiot albanoi në Fjalorin historik të gjuhës së vjetër frënge ?

...artisti personal nga Maqedonia i make up-it të Kim Kardashian ka realizuar një poster ku shfaqet Marilyn Monroe e veshur me një bluzë me flamurin shqiptar duke marrë reagimin pozitiv prej shumë ndjekësve shqiptarë të cilët e kanë uruar ?