Jump to content

Xhamia e Madhe e Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Madhe e Durrësit

Xhamia e Madhe e Durrësit ode Xhamia e Re është një xhamiDurrës, Shqipëri. Xhamia e Re filloi ndërtimin e saj në vitin 1931 me ndihmën e popullit dhe në veçanti të tregtarëve të qytetit të Durrësit.

Skede illustruese e Xhamisë Varosh

Historia e Xhamisë Madhe.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitin 1926, Xhamia e Madhe, mbarte emrin si Xhamia Varosh. Kjo Xhami ishte e vetme ndërtësë fetare e cila ndodhej jashtë mureve të qyteti Osman, por gjithnjë në bërthamën urbane.

Tërmeti i muajit Dhjetor 1926 do të hapë një prospektivë të re për qytetin në këndvështrimin urban, shih. Plani i Ri Rregullues, i hartuar nga Bashkia Durrës, dhe arkitekti urbanist Giulio Berte, në 1928, dhe më pas vijuar nga bashkëpunëtori Ferdinando Poggi, në 1937, do të planifikojnë shpronësimin e ndërtesës së Xhamisë Varosh, dhe kthimin e parceles ndërtimore mbi taracën kodrinore për qëllime të ndërrtimit të Xhamisë së Re të Madhe të Durrësit. Për këtë qëllim tre pronarë të ndryshëm do të shpronësohen dhe në hapësirën e Xhamisë Varosh do të realizohet zgjerimi drejte veriut i Sheshit Iliria.

Xhamia ‘Varosh’, e cila ndodhej jashtë mureve të fortifikimit osman ishte ndërtesa e parë e cila binte në sy në momentin që dilje nga qyteti. Si në çdo qytet të Shqipërisë, dhe jo vetëm, xhamitë të cilat mbanin këtë emër përkonin me territorin jashtë, menjëherë pas fortfikimit, aty ku zhvillohej tregtia dhe artizanati. Në vitet 1920 e më parë, kjo zonë në qytet përkonte pikërisht me ‘Exo Bazarin’, apo me lagjen ‘Kumini’. Pikërisht këtu ndodhej edhe xhamia e qytetit – e cila ndryshe nga Xhamia Fatih, ofronte pothuajse çdo shërbim urban, përfshirë edhe varrezat. Në figurën e mësipër, shfaqet pamja ballore e Xhamisë Varosh, ku dallohen varrezat në oborrin përballë, dhe një mur që i rrethon. Nga planimetria kuptojmë se kompleksi i ndërtesave në shërbim të Xhamisë, ishte i shumëllojshëm dhe u fliste shesheve të ndryshme. Hyrja për në Xhaminë Varosh ishte nga Rruga Estournelles de Constant e cila zgjatej deri në brendësinë e sheshit të ‘Lirisë’. Në pjesën veriore të saj gjendej një ndërtesë nga e cila shitej bukë dhe kishte akses me sheshin ‘Fusha e Banja’. Kjo Xhami u shemb në vitin 1928, me dakordësinë e Myftinisë së qytetit dhe administratës së kohës.

Ndërtimi i Xhamisë Madhe.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konstruksioni i saj ishte planifikuar me dy minare, njëra e pa përfunduar dhe e ngelur deri në bazamentin e katit të dytë, për arsye të ndërprerjes së punimeve në fund viteve 1938. Merita me e madhe i dedikohet Myftiut te Durresit Ismail Ndroqi. ai filloi dhe mbaroi ndërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Durrësit, që ishte ndër xhamitë më të bukura të Shqipërisë. Xhamia Madhe ndodhet në lagjen nr 2 Durrës me një siperfaqe 1319 metro katrore dhe sipërfaqe trualli 1776 metro katrore. Në vitin 1967 u shëndërrua në pallatin Rinia (Pallat Kulture). Xhamia është e rikonstruktuar nga shoqatat Arabe në vitin 1994 në veçanti brenda përbrenda sipërfaqes së saj, rikonstruktuar për herë të dytë në vitin 2005 dhe është në gjendje të mirë. Ana e jashtme e ka ruajtur origjinalitetin e konstruksionit të saj të vjeter.


Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]