Jump to content

Xhamia e Satairit

Coordinates: 23°26′16″N 89°39′56″E / 23.437836°N 89.665599°E / 23.437836; 89.665599
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Satairit
সাতৈর মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiXhami
VendndodhjaBangladesh Katundi Satair, upazila Boalmari, distrikti i Faridpurit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat23°26′16″N 89°39′56″E / 23.437836°N 89.665599°E / 23.437836; 89.665599
Përfundimi1519
Height
Tip4 minare
Roof9 kupola
Technical details
Floor area316.84 m2 (378.94 sq yd)

Xhamia e Satairit është një faltore shumë e vjetër myslimane në katundin Satair, upazila Boalmari, distrikti i Faridpurit, divizioni i Dhakës në Bangladesh. Ajo është ndërtuar gjatë mbretërimit të Alaudin Husain Shahut ose Sher Shah Surit.

Pamje këndore e xhamisë

Alaudin Husain Shahu (14941519) ishte një sulltan i pavarur i Bengalit. Besohet se këtë xhami e ndërtoi Alaudin Husain Shahu në vitin 1519, në nder të Hazrati Shah Sufi Shaikh Shah Çaturit, ndjekës i të cilit ishte.[1] Në atë kohë, në fshatin Satair jetonin shumë avlija. Pranë Xhamisë së Satairit kalonte Rruga e Madhe e Sher Shah Surit. Disa besojnë se xhamia u ndërtua gjatë kohës së Sher Shah Surit (1486 – 22 maj 1545). Më vonë, xhamia u braktis tërësisht dhe u përfshi nga pylli. Xhamia ka pësuar rikonstruksione dhe rinovime të gjera që nga zbulimi i saj në fillim të shekullit të XX.[2]

Pamje e përparme e xhamisë

Për xhaminë tregohen legjenda të ndryshme nga banorët e zonës.Për shembull, se xhamia mbiu nga dheu në një natë me urdhër të Allahut, se katër shtyllat brenda saj qeshin dhe qajnë në kohë të ndryshme, se tullat e saj nuk qasin insekte nëse mbahen në shtëpi, se pluhuri i saj mund të të shëroi nga sëmundjet, se nëse nuk ke fëmijë dhe shkon në aty, do të bëhesh me fëmijë etj. Këto besime bëjnë që shumë besimtarë të shkojnë nga larg për tu lutur aty.[3]

Xhamia katrore e ka 17.8 m (19.5 yd) secilën faqe së jashtmi dhe 13.8 m (15.1 yd) së brendshmi. Dyshemeja e xhamisë ishte rreth 0.76 m (0.83 yd) e lartë nga toka në lindje, ndërsa tani është 0.6 m (0.66 yd) e e lartë. Ajo ka nëntë kupola në formë bulbore. Në ndërtimin e kupolave janë përdorur pendentivë. Në murin perëndimor ndodhen tre mihrabë, ku mihrabi qëndrori është më i madh se të tjerët.

Brenda xhamisë, ndodhen 4 shtylla guri, nga një tërësi prej 12 shtyllash që ka xhamia. Në faqen lindore ndodhen 3 hyrje harkore me harqe shumë-kuspore. Në fakt, në fillim xhamia kishte hyrje në tre faqe, por tani hyrjet në faqet veriore dhe jugore janë kthyer në dritare. Pranë xhamisë ndodhen tyrbet e 12 avlijave dhe një pus i thellë.[4]

  1. ^ Rafsun Rakib (24 korrik 2011). "Faridpur District" (në anglisht).
  2. ^ "Satair Mosque". Explore Bangladesh (në anglisht). 5 korrik 2024.
  3. ^ "সাতৈর শাহী জামে মসজিদের ছবি". Satair Union (në bengalisht).
  4. ^ Shafayet Al-Anik (20 qershor 2024). "Satoir Mosque Faridpur". Cholo Zai (në anglisht).