Zef Kadarja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Zef Kadarja
Anëtar KEP i ngarkuar për Punët e Brendshme
8 prill – 12 prill, 1939
Paraardhësi: Musa Juka
Pasardhësi: Maliq Bushati
Të dhënat personale
Lindi më: 7 janar 1892
Lindi në: Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më: 13 prill 1945
Vdiq në: Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Kombësia: shqiptar
Profesioni: nëpunës, kryetar i shërbimit sekret

Zef Kadarja (Shkodër, 7 janar 1892 - Tiranë, 13 prill 1945) ka qenë nëpunës karriere, anëtar i Komitetit Administrativ të Përkohshëm pas pushtimit italian. Drejtor i Policisë së Sigurimit Botor (1940-1942), u dënua me pushkatim nga Gjyqi Special i Tiranës.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind në Shkodër më 7 janar 1892, shkollimin fillor dhe të mesëm e ndoqi te Kolegji Saverian po në vendlindje. Më 1913-1914 punoi sekretar i Gjyqit të Shkallës së Parë në Shkodër dhe vitin pasardhës 1914-1915, kryesekretar e ndihmës anëtar i Gjyqit të Fillimit në Shkodër.

Më 1919-1922 ka qenë kryesekretar i Gjykatës së Shkodrës[1] dhe më pas nënprefekt i Kolonjës.[2] Më 15 dhjetor 1923 - 16 korrik 1924 shërbeu si nënprefekt në Pogradec, pas Lëvizjes së qershorit u caktua nënprefekt në Lezhë më 16 korrik 1924, ku qëndroi deri më 9 shkurt 1925. Më pas vijoi nënprefekt në Bilisht. Në vitet 1925-26 prefekt në Gjirokastër, 1926-27 në Berat, 1927 në Korçë, më 1927-1930 qe prefekt në Vlorë, më 1931-1932 në Elbasan, 1932-1935 prefekt i Durrësit ku dhe u gradua prefekt i klasit të parë dhe sërish më 1936 u kthye prefekt i Elbasanit.

Pas 1936 ka qenë prefekt në dispozicion dhe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Më 8-12 prill 1939 anëtar i Komitetit Administrativ të Përkohshëm, pas pushtimit italian të Shqipërisë.[1] Anëtar i Asamblesë së 12 prillit 1939 si dhe pjesëtar i dërgatës që dorëzoi kurorën mbretërore në Romë tek Vitor Emanueli III. Vijoi si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme gjer në shkurt 1940. Nga shkurti i 1940 e deri në mars të 1942 ishte drejtor i Policisë së Sigurimit Botor (Drejtor i Përgjithshëm i Policisë),[2] ndërsa në vitet 1942-1944 inspektor i Këshillit të Ministrave. Më 13 prill 1945 u dënua me vdekje si "kolaboracionist" në Gjyqin Special të shkurt-marsit 1945 dhe u pushkatua.[1]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". f. 143–144.  9789994356225. 
  2. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. f. 38.  9789928440358.