Zhupania e Zagorës dhe Krapinës
Zhupania e Zagores dhe Krapinës | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 142,432 |
Zhupania e Zagores dhe Krapinës (Kroatisht: Krapinsko-zagorska županija) gjindet në veriperëndim të Kroacisë me një sipërfaqe prej 1.229 km². ISO 3166-2-Code është HR-02
. Qendra e Zhupaniës e Zagorës dhe Krapinës dhe qyteti më i madh në këtë zonë ndodhet në qytetin e Krapinës. Zhupania e Zagorës dhe Krapinës ka një popullsi prej 142.432 (2001) banorë 98,4 % Kroatë, 0,3 % Slloven dhe 0,2 % Serbë. Zhupania e Zagorës dhe Krapinës kufizohet në veri dhe në veriperëndim me Slloveninë, në verilindje me Zhupaninë e Varazhdinit, në jug dhe në juglindje me Zagrebinë dhe me Zhupaninë e Zagrebit.
Zhupania e Zagorës dhe Krapinës i përfshin Qytetet Gradovi, Donja Stubica, Klanjec, Krapina, Oroslavje, Pregrada, Zabok dhe Zlatar, gjithashtu Komunat Bedekovčina, Budinščina, Desinić, Đurmanec, Gornja Stubica, Hrašćina, Hum na Sutli, Jesenje, Konjščina, Kraljevec na Sutli, Krapinske Toplice, Kumrovec, Lobor, Mače, Marija Bistrica, Mihovljan, Novi Golubovec, Petrovsko, Radoboj, Stubičke Toplice, Sveti Križ Začretje, Tuhelj, Veliko Trgovišće, Zagorska Sela dhe Zlatar Bistrica. Kryetar është Siniša Hajdaš Dončić.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Fushat e punuara të Zagorës
-
Qyteti Krapina
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Zhupania e Zagorës dhe Krapinës. |
- Zhupania e Zagores dhe Krapinës Faqja zyrtare Stampa:Kr
- Fagja Radio e Zagorës dhe Krapinës Radio-kaj.hr Stampa:Kr