Jump to content

Zhupania e Zagrebit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zhupania e Zagrebit
Popullsia
 • Gjithsej309,696

Zhupania e Zagrebit (Kroatisht: Zagrebačka županija) gjindet në veriperëndim të Kroacisë me një sipërfaqje prej 3,060 km². Ai i përfshin zonën rreth kryeqytetit kroat Zagreb. ISO 3166-2-Code është HR-01. Qendra e Zhupaniës të Zagrebit dhe Qyteti më i madh në këtë zonë ndodhet në qytetin e Velika Goricës. Zhupania e Zagrebit ka një popullsi prej 309,696 (2001) banorë 96.2 % Kroatë, 0.9 % Serbë dhe 0.3% Boshnjakë. Zhupania e Zagrebit kufizohet në veri me Zhupaniën e Zagores dhe Krapinës, me Zragrebin dhe me Zhupaniën e Varazhdinit, në verilindje me Zhupaniën e Koprivnicës dhe Krizhevcit, në lindje me Zhupaniën e Bjellovarit dhe Billogorit, në jug me Zhupaniën e Sisakut dhe Mosllovaçës dhe në perëndim me Zhupaniën e Karllovcit.

Zhupania e Zagrebit i përfshin Qytetet Dugo Selo, Ivanić-Grad, Jastrebarsko, Samobor, Sveta Nedelja, Sveti Ivan Zelina, Velika Gorica, Vrbovec dhe Zaprešić, gjithashtu Komunat Bedenica, Bistra, Brckovljani, Brdovec, Dubrava, Dubravica, Farkaševac, Gradec, Jakovlje, Klinča Sela, Kloštar Ivanić, Krašić, Kravarsko, Križ, Luka, Marija Gorica, Orle, Pisarovina, Pokupsko, Preseka, Pušća, Rakovec, Rugvica, Stupnik dhe Žumberak. Zhupania e Zagrebit ka një klimë mesdhetare me verë e nxehtë dhe me dimër shumë të ftohtë, shpesh me reshje dëbore.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]