Jump to content

Zoja e Guadalupës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zoja e Guadalupes)
Figura e Zojës së Guadalupes

Zoja e Guadalupes, e quajtur edhe Virgjëresha e Guadalupes (spanj.: Nuestra Señora de Guadalupe apo Virgen de Guadalupe) është një ikonë katolike meksikane e shekullit 16 që paraqet një shfaqjeVirgjëreshës Mari. Është piktura më e dashur fetare dhe kulturore e Meksikës. Zoja e Guadalupes njihet në Meksikë si "La Virgen Morena", që do të thotë Virgjeresha Zeshkane. Dita e festës kremtohet me 12 dhjetor, ku përkujtohet rrëfimi tradicional i shfaqjes së saj Huan Diego Kuauhlatoacinit, një aztek i kthyer në krishterim, në kodrën e Tepejakut pranë Meksiko Sitit nga 9 dhjetor, gjer më 12 dhjetor, 1531. Emri Guadalupe besohet se është thënë nga vetë Mëria, Huan Diegos: disa hamendësojnë se është shkrimi në spanjisht e shprehjes azteke Coatlaxopeuh, " ajo që shtyp gjarpërin. (krah. Zanafilla 3, 14-15).

Virgjëresha e Guadalupes është një simbol kulturor shumë i rëndësishëm i identitetit meksikan. Meksikanët katolikë besojnë që Guadalupe ishte një shfaqje e Virgjëreshës Mari të dyjave Amerikave, asaj Veriore dhe Jugore.

Disa historianë hamendësojnë se ikona është një shkrirje pajtuese e Shën Marisë dhe perëndeshës vendase meksikane Tonancin, që u mundësoi kolonizatorëve spanjollë, në shekullin e 16, kthimin e popullsisë së hershme vendase në krishterim. Mund të ketë qenë një mënyrë e fshehtë ushtrimi i fesë vendase për meksikanët e asaj kohe, megjithëse kjo u kundërshtua haptazi në procesin e kanonizimit të Huan Diegos.[1]

Në përkujtim të shfaqjes, menjëherë në kodër u ngrit një kapele, që u zëvendësua në vitin 1557 nga një kapelë më e madhe, dhe më vonë nga një faltore që u shenjtërua në vitin 1622. Më në fund, në vitin 1976 u përurua bazilika e sotme.

Në faltore ruhet pelerina e Huan Diegos, mbi të cilin është pikturuar figura e Maries, vizatuar si një vashë indiane lëkurë-zeshkët. Në vitin 1921 ndodhi nje orvatje shpërthimi me dinamit për të shkatërruar pelerinën, por ajo mbeti e paprekur.

Shfaqja e Guadalupes është pranuar nga Kisha katolike dhe Huan Diego është shpallur shenjtor nga papa Gjon Pali II31 korrik 2002.

Zoja e Guadalupes nderohet nga katolikët si mbrojtëse dhe mbretëreshë e kontinentit amerikan.

Virgjëresha e Guadalupes ka simbolizuar kombin meksikan që nga lufta meksikane për pavarësi. Ushtritë e Miguel Hidalgos dhe Emiliano Zapatas udhëtonin nën flamurin e Guadalupes, dhe Nuestra Señora de Guadalupe njihet në përgjithësi si simbol i gjithë meksikanëve. Romancieri meksikan Karlos Fuentes një herë ka thënë se"...dikush mund të mos e quajë më veten të krishterë, por ju në të vërtetë nuk mund të quheni meksikan nëse nuk besoni në Virgjëreshën e Guadalupes.".[2]

  • Brading, D.A. Mexican Phoenix. Our Lady of Guadalupe: Image and Tradition Across Five Centuries. Cambridge: Cambridge University Press, 2001.
  • Elizondo, Virgil. Guadalupe. Mother of a New Creation. Maryknoll, New York: Orbis Books, 1997.
  • Krauze, Enrique. Mexico, Biography of Power. A History of Modern Mexico 1810-1996. New York:HarperCollins, 1997.
  • Lafaye, Jacques. Quetzalcoatl and Guadalupe. The Formation of Mexican National Consciousness 1531-1813. Chicago: University of Chicago Press, 1976.
  • Poole, Stafford. Our Lady of Guadalupe. The Origins and Sources of a Mexican National Symbol, 1531-1797. Tucson: University of Arizona Press, 1997.
  • Sousa, Lisa, et al, eds. The Story of Guadalupe. Luis Laso de la Vega's Huei tlamahuicoltica of 1649. Stanford: Stanford University Press, 1998.
  • Taylor, William B. Drinking, Homicide, and Rebellion in Colonial Mexican Villages. Stanford University Press: Stanford, 1979.
  • Ernesto de la Torre Villar, y Ramiro Navarro de Anda. "Testimonios Históricos Guadalupanos." Fondo de Cultura Económica, 1982
  • Xavier Escalada. "Enciclopedia Guadalupana", México D.F.
  • Mariano Cuevas, S.J. "Album Histórico Guadalupano del IV Centenario", 1930. México D.F.
  • Guerrero Rosado, José L.: "El Nican Mopohua"; "Los dos mundos de un indio santo"; "El Manto de Juan Diego".
  • León-Portilla, Miguel. "Tonanzin Guadalupe", Fondo de Cultura Económica 2000, México D.F.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ashburne, Elyse. "Catholic relic's authenticity questioned by researcher." Daily Texan. 4 qershor, 2002. [1][lidhje e vdekur], hyrë më 5 dhjetor 2006
  • Goeringer, Conrad. "Virgin of Guadalupe a Fraud, Says Abbot." [2], hyrë më 9 korrik 2007
  • Beckwith, Barbara. "A View From the North." St. Anthony Messenger Magazine Online. dhjetor 1999. [3], hyrë më 3 dhjetor 2006
  • Conchiglia. "Movimento d'Amore San Juan Diego dedicated to Our Lady of Guadalupe", 24 tetor, 2001. [4] hyrë më 6 Mars 2007
  • Daily Catholic. 7 dhjetor, 1999. [5]
  • Elizondo, Virgil. "Our Lady of Guadalupe. A Guide for the New Millennium." St. Anthony Messenger Magazine Online. December 1999. [6], hyrë më 3 dhjetor 2006
  • Fray Bernaerdino de Sagahun y el culto de Guadalupe." Proyecto Guadalupano [www.proyectoguadalupe.com/documentos/sahagun.html], hyrë më 1 dhjetor 2006
  • Garduño, Thalia Ehrlich. "Virgen de Tlaltenango." mariologia.org [7], hyrë më 29 nëntor 200
  • Guerra, Giulio Dante. "La Madonna di Guadalupe. 'Inculturazione' Miracolosa." Cristianità. n. 205-206, 1992. [8], hyrë më 1 dhjetor 2006
  • King, Judy. "La Virgen de Guadalupe—Mother of All Mexico." [9] Arkivuar 16 tetor 2007 tek Wayback Machine, accessed 29 nëntor 2006
  • La Virgen de Guadalupe," panam.edu [10], hyrë më 30 nëntor 2006
  • "Los Ojos de Guadalupe: Un misterio para la ciencia." fluvium.org [11], hyrë më 30 nëntor 2006
  • Mendoza, Rubi. "Coatlaxopeuh or Guadalupe?" xispas.com [12] Arkivuar 28 shtator 2007 tek Wayback Machine, hyrë më 3 dhjetor 2006
  • Nickell, Joe. "'Miraculous' Image of Guadalupe." Skeptical Briefs, June 2002. [13] hyrë më 29 nëntor 2006.
  • Our Lady of Guadalupe." catholic.org [14], hyrë më 30 nëntor 2006
  • "Our Lady of Guadalupe." livingmiracles.net [15], hyrë më 30 nëntor 2006
  • "Our Lady of Guadalupe. Historical sources." L'Osservatore Romano. 23 janar 2002, page 8.[16] Arkivuar 15 tetor 2007 tek Wayback Machine
  • Scheifler, Michael. "The Aztec Goddess Tonantzin and the Feast of Guadalupe." Bible Light Homepage. [17] Arkivuar 4 nëntor 2007 tek Wayback Machine, hyrë më 3 dhjetor 2006
  • Subcomandante Marcos, "Zapatistas Guadalupanos and the Virgin of Guadalupe." 24 Mars 1995 [18], hyrë më 11 dhjetor 2006
  • "The Eyes." Interlupe. [19], hyrë më 3 dhjetor
  • The Image." Interlupe. [20], hyrë më 3 dhjetor 2006
  • "The Lady of Guadalupe. An Invented Myth or a Strange Reality?" laermita.org [21], hyrë më 30 nëntor 2006
  • "Why the name 'of Guadalupe'?" sancta.org [22], hyrë më 30 nëntor 2006
  • Sennott, Br. Thomas Mary. "The Tilma of Guadalupe: A Scientific Analysis." [23], hyrë më 3 dhjetor 2006 (.pdf)
  • Vera, Rodrigo. "La Guadalupana, tres imagenes en uno." Proceso, 25 maj, 2002. [24] Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, hyrë më 29 nëntor 2006
  • Zwick, Mark and Louise. "Why San Juan Diego, a Saint for Nobodies, Means So Much to the Houston Catholic Worker." Houston Catholic Worker newspaper, shtator-tetor 2002 [25]
  1. ^ Guerrero Rosado, José L. Los dos mundos de un indio santo. 1991, Mexico
  2. ^ Demarest, Donald. "Guadalupe Cult...In the Lives of Mexicans." p. 114 in A Handbook on Guadalupe, Franciscan Friars of the Immaculate, eds. Waite Park MN: Park Press Inc, 1996