Jump to content

Çarls Darvin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çarls Robert Darvin)
Çarls Darvin, 1868

Çarls Robert Darvin (12 Shkurt 1809, në Shrewsbury – 19 prill 1882, në Downe) ishte një natyralist anglez, pjesëtar në "Royal Society" dhe themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës, e publikuar në librat e tij.[1][2] Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe, pavarësisht kritikave e debateve të shumta, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt.[3] Megjithatë vetëm me themelimin e sintezës moderne evolucioniste nga vitet 1930 deri në 1950-n, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit.[4] E thënë ndryshe, zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave.[5][6]

Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jovertebrore ujore. Udhëtimi i tij 5-vjeçar me anijen "Beagle" (shqiptimi: Bigëll) e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështetnin idetë e uniformiste të Charles Lyell-it. Publikimi i ditarit të tij, të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle-in, i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë e përzgjedhjes natyrore në vitin 1838. Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e vet me natyralistë të tjerë, atij iu desh kohë ta përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë, ndërkohë që objektivi primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë në vitin 1858, kur Alfred Russel Vallace-i i dërgoi esenë e hartuar prej tij, në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme.

Libri i publikuar në 1859-n “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”) themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin” (origjinali: “The Descent of Man, dhe Selection in Relation to Sex), libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” (origjinali: The Expression of the Emotions in Man and Animals”). Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore.

Çarls Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac Newton.

Çarls Darvin kur ishte i vogël, 1816

Çarls R. Darvin lindi në Shrevsbury, Shropshire, Angli më 12 shkurt të vitit 1809 në shtëpinë e tij "The Mount" (në Shrewsbury-i). Ai ishte fëmija i pestë nga gjithsej gjashtë fëmijë të doktorit dhe financierit të pasur Robert Darvin dhe Suzana Darvin. Gjyshi i tij ishte Erasmus Darvin, nga ana e babait, dhe gjyshi tjetër i tij ishte Josiah Vedgvood, nga ana e nënës. Të dyja familjet i përkisnin besimit "Unitarian". Robert Darvin, si një person jo shumë fanatik nga pikëpamja fetare, e pagëzoi djalin e tij, Çarls, në kishën anglikane, por ai dhe vëllezërit e tij vazhduan të frekuentonin kishën unitariane së bashku me të ëmën. Në korrik të 1817-s, nëna e tij vdes. Nga shtatori i vitit 1818 vazhdoi mësimet e ciklit të ulët së bashku me vëllain e tij, Erasmus Darvin, në një shkollë të besimit anglikan në Shrewsbury-i.

Darvini gjatë verës së 1825-s punoi pranë të atit si ndihmësmjek për të ndihmuar të varfrit në Shropshire. Më pas, shkoi në Universitetin e Edinburgut me vëllain e tij, Erasmus, në tetor të po atij viti. Darvini shpejt u demoralizua nga studimet e tij duke neglizhuar kështu studimet në mjekësi. Ai studioi taksidermë (shih taxidermy) nga John Edmonstone. Në vitin e dytë, Darvini u anëtarësua me Plinian Society, grup studentor mbi historinë natyrale, debatet e të cilëve përqëndroheshin në mënyrë radikale mbi materializmin. Ai asistoi kërkimet shkencore të Robert Edmunt Grant-it mbi atanominë dhe ciklin e jetës së gjallesave jovertebrore detare në Firth of Fort. Në mars të 1827-s, ai paraqiti përpara Plinian Socitey zbulimin për mënyrën e riprodhimit të shushunjave (bëhej fjalë për ato shushunja të ujërave të kripura që jetonin në zonën e Firth of Forth). Edhe pse mjeshtri i tij, Grant, filloi të përkrahte idetë evolucioniste të Lamarkut, Darvini qëndroi indiferent ndaj këtyre ideve. Darvini i shikonte mësimet e Robert Jameson-it mbi historinë natyrale (në lëndën e gjeologjisë) që përfshinin debatin midis Neptunizmitm dhe Plutonizmit. Ai mësoi se si klasifikoheshin bimët (taksonomia e bimeve) dhe punoi për pasurimin e University Museum-it, një nga muzetë më mëdha në Evropë.

Neglizhenca dhe mungesa e disiplinës në shkollë, bëri që babai i tij ta dërgonte Darvinin në Kolegjin e Krishtit në Kembrixh për diplomim në Bachelor of Arts. Darvini sërish i neglizhoi studimet teologjike në kolegjin e ri dhe filloi të shpenzonte shumë kohë me hipizëm (kalërim) dhe qitje. Kushëriri i tij, Uilliam Darvin Fox, e ndihmoi në publikimin e disa zbulimeve në librin "Illustrations of British Entomology". Çarls Darvin u miqësua me profesorin e botanikës, John Stevens Henslou. Në atë kohë mbizotëronte teologjia natyrore mes studiuesve me të cilët u njoh Darvini, përveç Stevensonit. Me afrimin e provimeve, ai u përqendrua dhe u mahnit nga gjuha e kulluar dhe logjika e Uilliam Paley-it në librin e tij "Evidences of Christianity". Në provimin përfundimtar, në janar të 1831-shit, Darvini doli i dhjeti nga njëqind e shtatëdhjetë e tetë studentë.

Atij iu desh të qëndronte në Kembrixh deri në korrik. Ai studioi Teologjinë Natyrore (origjinali: Natural Theology) të Uilliam Paley-it. Sipas Teologjisë Natyrore argumentohej mbi hartimin e projektin hyjnor duke shpjeguar përshtatjen e gjallesave në botë, si pasojë e veprim të Zotit nëpërmjet rregullave të natyrës. I ndikuar nga librat e John Herschel-it dhe Alexander von Humboldt-it, Darvini vendosi të japë edhe ai kontributin e tij. Për të kontribuar, Darvini planifikoi një udhëtim në Tenerife me disa shokë të klasës pas diplomimit për të studiuar historinë natyrale në tropik. Gjatë përgatitjeve për udhëtimin e tij, ai iu bashkua leksioneve të Adam Sedgvick-ut për gjeologji. Më pas së bashku me të, gjatë verës shkuan në Uels. Pas dy javësh me miqtë e tij në Barmouth, ai do të kthehej në shtëpinë e tij. Aty do të gjente një letër nga Henslov-i, ku i propozonte Darvinit një udhëtim si bashkudhëtar (dhe jo si një mbledhës të dhënash i rëndomtë), i kapitenit Robert FitzRoy mbi HMS Beagle e cila do të nisej mbas katër javësh në një ekspeditë në brigjet e Amerikës së Jugut. Sipas letrës, Darvini ishte një zotëri i përshtatshëm, (por akoma jo i kompletuar) për të filluar studimet më vete. Darvini hasi në kundërshtimin e të atit, i cili e shikonte udhëtimin 2-vjeçar një humbje kohe. Më pas nën ndikimin e krushkut të tij, Josiah Uedgvood, ai pranoi që i biri të nisej për udhë.

Udhëtimi në bordin e anijes "Beagle"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 dhjetor 1831, filloi udhëtimi i Beagle-it. Udhëtimi zgjati plot pesë vjet (tre vjet më shumë se sa ishte menduar). FritzRoy-i në bordin e Beagle-it udhëtonte dhe kontrollonte brigjet ndërkohë që Darvini vetë shpenzonte kohë me studimet gjeologjike në ishull duke mbledhur mostra për koleksionin e tij mbi historinë natyrore. Ai mbajti shënime të kujdesshme mbi vëzhgimet në ishull dhe mbi teori të ndryshme spekulative (në kuptimin që teoritë ishin më shumë hipoteza në atë kohë). Në intervale të ndryshme kohore, mostrat e tij dërgoheshin në Kembrixh së bashku me letra duke përfshirë edhe kopje të ditarit për familjen e tij. Darvini kishte studiuar rreth krijesave detare jovertebrore dhe kishte njohuri të përgjithshme mbi gjeologjinë, por në fushat e tjera ku shtroi studimet e tij, ai ishte një fillestar. Qëndrimi i tij në ishull bëri që Darvini të bëhej një ekspert. Edhe pse Darvini kishte probleme shëndetësore (e zinte shpesh deti), shumica e shënimeve të tij zoologjike janë hartuar mbi krijesat detare jovertebrore si planktoni, etj.

Në ndalesën e parë në tokë të thatë në Saint Jago, Darvini zbuloi se në një rrip të bardhë, të lartë në gurët vullkanik ekzistonin midhje. FitzRoy i kishte dhënë atij volumin e parë të Principet e Gjeologjisë (origjinali: Principles of Geology) nga Charles Lyell-i, i cili shpjegonte konceptet e uniformitaritetit, pra se si toka ngrihej, ulej ose binte ngadalë në periudha të ndryshme kohore. Darvini i pa gjërat në mënyrën e Layell-it duke menduar në shkrimin e një libri mbi gjeologjinë. Në Brazil, Darvini u mahnit nga pyjet tropikale, por filloi të urrente pamjet e egra të skllavërisë.

Në zonën Punta Alta në Patagonia, ai zbuloi fosile gjitarësh të zhdukur me përmasa të mëdha ndër shkëmbinj, përveç midhjeve të freskëta që tregonin një zhdukje të ndodhur rishtasi të llojit pa asnjë shenjë të ndryshimeve klimaterike ose katastrofave të mundshme. Fosilet e gjitarëve të emëruar prej tij si Megatherium, i ngjasonin një versioni gjigant i armadilos që jetonte në ato zona. Zbulimet e tij ngjallën interes të veçantë, kur provat u dërguan në Angli. Gjatë vazhdimit të eksplorimit gjeologjik më në brendësi të territorit, për të grumbulluar sa më shumë fosile, ai fitoi njohuri të shumta mbi gjendjen sociale, politike dhe antropologjike të popullësisë autoktone dhe koloniale (spanjolle) në një kohë revolucioni, duke zbuluar gjithashtu se rhea (një lloj zogu karakteristik i Patagonias) jetonte në zona të ndara, por njëkohësisht përkonin pjesërisht me njëra tjetrën. Ai lexoi më pas volumin e dytë të librit të Lyell-it duke pranuar idenë e “qendrës së krijimit” të llojeve, por duke kundërshtuar ose më mirë të themi sfiduar idetë e Lyell-it mbi vazhdimësinë graduale (vazhdimësinë e qetë) dhe zhdukjes së llojeve.

Në Tierra del Fuego, Darvini ndaloi dhe vazhdoi progresin me shënimet e veta. Ai u njoh me tre vendas të cilët ishin dërguar dhe instruktuar në Angli për tu kthyer si misionarë në ato zona. Sipas tij, të tre miqtë e tij të rinj ishin të civilizuar dhe miqësorë, ndërsa “të afërmit” e tyre vazhdonin të ishin “mjeranë dhe egërsira të pashpresa,” aq të ndryshëm sa janë kafshët shtëpiake me kafshët e egra. Sipas Darvinit kjo kishte të bënte me shfaqjen e përparësive kulturore dhe jo inferioritetit të racave. Tashmë Darvini nuk kishte më dyshime se nuk kishte asnjë ndarje të pakalueshme ndërmjet njerëzve dhe kafshëve, siç pretendonin shumë shkencëtarë të kohës. Mbas një viti, misionarët nga Terra del Fuego e brakstisën misionin e tyre. Jemmy Button-i (i emëruar kështu nga anglezët) rifilloi jetën si të parët e tij, gjeti një grua dhe nuk dëshironte të kthehej më në Angli. Në Kili ai përjetoi një tërmet të fuqishëm. Aty në të çarat e tokës, Darvini gjeti akoma më shumë guaska midhjesh dhe fosile bimësh që rriteshin zakonisht në brigjet ranore. Kjo i dha shkas teorive të reja.

Udhëtimi i tij vazhdoi në ishujt Galapagos. Atje Darvini kërkoi për prova që lidheshin me “qendrën e jetës” të një kohe më të hershme dhe gjeti se popullata e zogjve në ishuj kishte lidhje me zogjtë që kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në Kili por që ndryshonin nga ishulli në ishull. Darvini u vu në dijeni se në bazë të zhguajve të breshkave pak të ndryshëm në formë nga njëri tjetri, mund të kuptohej se nga cili ishull vinin ato, por ai nuk arriti t’i mblidhte ato edhe pse dieta në Beagle në këtë periudhë konsistonte në ngrënien e breshkave. Në Australi, miu-kangur (kafshë me xhep - marsupial) dhe playpus (kafshë e vogël leshatore që jeton në Australi dhe Tazmani) lanë një përshtypje të madhe te Darvini, të cilit iu duk sikur në krijimin e tyre kishin marrë pjesë dy krijues të ndryshëm. Darvini u njoh me aborigjenët (vendasit australianë) të cilët lanë përshtypje të mirë te ai si “të këndshëm dhe me humor të mirë” dhe vuri në dukje keqtrajtimet e tyre nga ana e kolonizatorëve evropian.

Kapiteni FitzRoy filloi të shkruante rrëfimet zyrtare të udhëtimeve të Beagle-it dhe, pasi lexoi ditarin e Darvinit, ai i propozoi atij që të dy shkrimet të shkriheshin në një. Megjithatë ditari i Darvinit u rishkruajt në mënyrë të veçantë në tre volume të ndryshme mbi historinë natyrore. Në Kejp Taun, kapiteni i anijes "Beagle" dhe Çarls Darvin u takuan me John Herschel-in. Ky i fundit ishte një përkrahës i uniformitarizmit të Lyell-it duke e quajtur teorinë e tij për zëvendësimin e specieve të zhdukura nga të tjera si “një proces natyral në kundërvënie të një procesi të mrekulleushëm (hyjnor).” Ndërkohë që Beagles-i po kthehej në Angli, Darvini riorganizoi shënimet duke shkruar se dyshimet e tij në rritje për zogjtë e Galapagosit, breshkat dhe Falkland Island Fox (një lloj ujku) ishin të drejta; “ – Fakte të tilla zhvlerësojnë stabilitetin e llojeve... “duhet” vjen përpara “zhvlerësimit.” Më pas Darvini shkroi se “ ... më duket se të tilla fakte hedhin deri diku dritë mbi origjinën e specieve.”

Zanafillat e Teorisë së Evolucionit Darvinian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Çarls Darvin, themeluesi i Teorisë së Evolucionit

Beagle-i u kthye në Angli më 2 tetor 1836. Deri në dhjetor të vitit 1835, Darvini kishte fituar famë ndër radhët e shkencëtarëve anglezë. Mësuesi i tij, Henslou, kishte ndihmuar në krijimin e prestigjit të nxënësit të tij duke i dhënë vazhdimisht gjeologjistëve të famshëm pamfletë, ku reflektoheshin zbulimet gjeologjike të Darvinit. Me të mbërritur në Shrevsbury, Darvini shkoi takonte të afërmit në shtëpinë "The Mount". Më pas, ai shkoi në Kembrixh për të takuar Hansloun, i cili e këshilloi Darvinin që të gjente natyralistë të gatshëm për të permbledhur mostrat e ndryshme të sjella nga udhëtimi i gjatë. Darvini u financua gjithashtu edhe nga babai i tij, Roberti, i cili e ndihmoi të punonte si shkencëtar. Darvini shëtiti në institucionet e Londrës duke kërkuar ekspertë të cilët mund të përshkruanin koleksionin e tij të mostrave. Puna e ekspertëve u bë e mundimshme; kishte mbingarkesë në punë për arsyen e thjeshtë se shumë mostra rrezikoheshin të prisheshin e të humbnin.

Më 29 tetor, në sajë të Charles Lyell-it, Darvini takoi anatomistin, Richard Oven, i cili kishte “çelësat” e Sallës Operatore të Royal Collage-it. Ai e ndihmoi mikun e tij të ri të analizonte mostrat e sjella nga Amerika latine dhe më gjerë. Analizat e Richard Oven-it nxorën në dritë një lloj kafshe gjigante, por të zhdukur slothi, skeletin e një scelidotherium të zhdukur dhe një lloj kafke brejtësi amerikano-jugor me përmasat e një hipopotami i quajtur toksodon që ngjasonte shumë me një capybara dhe të tjera. Këto dhe të tjera mbetje të zbuluara kishin lidhje me lloje të zhdukura kafshësh që kishin jetuar në Amerikën e Jugut. Në dhjetor, Darvini filloi të merrte pjesë në lobet e Universitetit të Kembrixhit për të organizuar punën dhe koleksionet e fosileve për të rishkruajtur ditarin e tij. Në raport ai shkroi për rritjen graduale, por të ngadaltë të Amerikës së Jugut. Me shtytjen e Lyell-it, ai e lexoi këtë raport në Shoqërinë Gjeologjike të Londrës (Geological Society of London), më 4 janar 1837. Po atë ditë ai paraqiti përpara akademisë së zoologëve (Zoological Socity) mostrat e gjetura të gjitarëve dhe zogjve gjatë udhëtimit me Beagle-in. Më 17 shkurt të po atij viti, Darvini u zgjodh në Këshillin e Shoqërisë Gjegrafike (Council of the Geographical Society).

Bazuar në këto argumente dhe në përputhje me Parimet e Gjeologjisë nga Charles Lyell-i dhe Ese mbi parimin e popullsisë Malthus (që shtronte një teori për konceptin e disponueshmërisë së burimeve ushqimore për të kuptuar një kufizim për numrin e popullatës të kafshëve), Darvini shkroi mbi transformimin e specieve. I vetëdijshëm për ndikimin që hipoteza e tij do të kishte në shkencë, Darvini filloi të hetonte në mënyrë aktive për gabime, duke bërë eksperimente me bimë dhe shpendë dhe konsultime me ekspertë të zgjedhur për lloje të ndryshme të kafshëve. Në 1842-shin, ai hartoi një projekt të parë të teorisë së tij dhe në 1844-n ai shkroi një ese prej 240 faqesh që përcaktonin një version më të hollësishëm të idesë së tij origjinale mbi përzgjedhjen natyrore. Deri në 1858-n (viti kur Darvinit iu dorëzua Shoqëria Linnean të Londrës), ai nuk e ndërpreu rafinimin e teorisë se tij.

Me teorinë evolucioniste të Darvinit u tregua se evolucioni është një element i përbashkët i degëzimeve të diversitetit të jetës. Sipas kësaj pikëpamje evolucioniste e jetës, anëtarët e një grupi janë të ngjashëm për shkak se kanë evoluar nga një paraardhës i përbashkët. Në pikëpamjen e Darvinit, llojet e ndryshme lindin nëpërmjet një procesi të quajtur "prejardhje me ndryshim". Më e rëndësishmja, në traktatin e tij të origjinës së llojeve, Darvini e kundërshtoi teorinë e seleksionimit natyror për të shpjeguar mekanizmat me të cilat ndodh evolucioni.

Thënie nga Charles Darwin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një njeri që guxon ta çojë kot, qoftë vetëm një orë të jetës së tij, nuk e ka zbuluar vlerën e vërtetë të jetës.[7]

Referime të Përgjithshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Anonymous (1882). "Obituary: Death Of Chas. Darwin". The New York Times (21 April 1882). Retrieved 2008-10-30.
  • Balfour, J. B. (11 May 1882). "Obituary Notice of Charles Robert Darwin". Transactions & Proceedings of the Botanical Society of Edinburgh (14): 284–298.
  • Bannister, Robert C. (1989). Social Darwinism: Science and Myth in Anglo-American Social Thought.. Philadelphia: Temple University Press. ISBN 0-87722-566-4.
  • Bowler, Peter J. (2003). Evolution: The History of an Idea (3rd ed.). University of California Press. ISBN 0-520-23693-9.
  • Browne, E. Janet (1995). Charles Darwin: vol. 1 Voyaging. London: Jonathan Cape. ISBN 1-84413-314-1.
  • Browne, E. Janet (2002). Charles Darwin: vol. 2 The Power of Place. London: Jonathan Cape. ISBN 0-7126-6837-3.
  • Darwin, Charles (1835). Extracts from letters to Professor Henslow. Cambridge: [privately printed]. Retrieved 2008-11-01.
  • Darwin, Charles (1837). Notebook B: [Transmutation of species]. Darwin Online. CUL-DAR121. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?viewtype=side&itemID=CUL-DAR121.-&pageseq=1. Retrieved 2008-12-20.
  • Darwin, Charles (1839). Narrative of the surveying voyages of His Majesty's Ships Adventure and Beagle between the years 1826 and 1836, describing their examination of the southern shores of South America, and the Beagle's circumnavigation of the globe. Journal and remarks. 1832–1836.. III. London: Henry Colburn. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F10.3&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
  • Darwin, Charles (1842). "Pencil Sketch of 1842". in Darwin, Francis. The foundations of The origin of species: Two essays written in 1842 and 1844.. Cambridge University Press. 1909.
  • Darwin, Charles (1845). Journal of researches into the natural history and geology of the countries visited during the voyage of H.M.S. Beagle round the world, under the Command of Capt. Fitz Roy, R.N. 2d edition. London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F20&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
  • Darwin, Charles; Wallace, Alfred Russel (1858). "On the Tendency of Species to form Varieties; and on the Perpetuation of Varieties and Species by Natural Means of Selection". Journal of the Proceedings of the Linnean Society of London. Zoology 3: 46–50.
  • Darwin, Charles (1859). On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/content/frameset?itemID=F373&viewtype=text&pageseq=1. Retrieved 2008-10-24.
  • Darwin, Charles (1868). The variation of animals and plants under domestication. London: John Murray. Retrieved 2008-11-01.
  • Darwin, Charles (1871). The Descent of Man, and Selection in Relation to Sex (1st ed.). London: John Murray. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_TheDescentofMan.html. Retrieved 2008-10-24.
  • Darwin, Charles (1872). The Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (6th ed.). London: John Murray. Retrieved 2009-11-01.
  • Darwin, Charles (1887). Darwin, Francis. ed. The life and letters of Charles Darwin, including an autobiographical chapter. London: John Murray. Retrieved 2008-11-04.
  • Darwin, Charles (1958). Barlow, Nora. ed. The Autobiography of Charles Darwin 1809–1882. With the original omissions restored. Edited and with appendix and notes by his granddaughter Nora Barlow. London: Collins. http://darwin-online.org.uk/EditorialIntroductions/Freeman_LifeandLettersandAutobiography.html. Retrieved 2008-11-04.
  • Darwin, Charles (2006). "[Darwin's personal 'Journal' (1809-1881)"]. in van Wyhe, John. Darwin Online. Retrieved 2008-12-20.
  • Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London: Michael Joseph, Penguin Group. ISBN 0-7181-3430-3.
  • Desmond, Adrian; Moore, James; Browne, Janet (2004). Oxford Dictionary of National Biography. Oxford, England: Oxford University Press. doi:10.1093/ref:odnb/7176.
  • Dobzhansky, Theodosius (March 1973). "Nothing in Biology Makes Sense Except in the Light of Evolution". The American Biology Teacher 35: 125–129. Retrieved 2008-11-04.
  • Eldredge, Niles (2006). "Confessions of a Darwinist". The Virginia Quarterly Review (Spring 2006): 32–53. Retrieved 2008-11-04.
  • FitzRoy, Robert (1839). Voyages of the Adventure and Beagle, Volume II. London: Henry Colburn. Retrieved 2008-11-04.
  • Freeman, R. B. (1977). The Works of Charles Darwin: An Annotated Bibliographical Handlist. Folkestone: Wm Dawson & Sons Ltd. Retrieved 2008-11-04.
  • Hart, Michael H. (2000). The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History. New York: Citadel.
  • Herbert, Sandra (1980). "The red notebook of Charles Darwin". Bulletin of the British Museum (Natural History). Historical Series (7 (24 April)): 1–164. Retrieved 2009-01-11.
  • Herbert, Sandra (1991). "Charles Darwin as a prospective geological author". British Journal for the History of Science (24): 159–192. Retrieved 2008-10-24.
  • Keynes, Richard (2000). Charles Darwin's zoology notes & specimen lists from H.M.S. Beagle.. Cambridge University Press. Retrieved 2008-11-22.
  • Keynes, Richard (2001). Charles Darwin's Beagle Diary. Cambridge University Press. Retrieved 2008-10-24.
  • Kotzin, Daniel (2004). "Point-Counterpoint: Social Darwinism". Columbia American History Online. Retrieved 2008-11-22.
  • Leff, David (2000). "AboutDarwin.com". Retrieved 2008-12-30.
  • Leifchild (19 November 1859). "Review of `Origin'". Athenaeum (No. 1673). Retrieved 2008-11-22.

Miles, Sara Joan (2001). "Charles Darwin and Asa Gray Discuss Teleology and Design". Perspectives on Science and Christian Faith 53: 196–201. Retrieved 2008-11-22.

  • Moore, James (2005). "Darwin — A 'Devil's Chaplain'?" (PDF). American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
  • Moore, James (2006). "Evolution and Wonder - Understanding Charles Darwin". American Public Media. Retrieved 2008-11-22.
  • Owen, Richard (1840). Darwin, C. R.. ed. Fossil Mammalia Part 1. The zoology of the voyage of H.M.S. Beagle. London: Smith Elder and Co.
  • Paul, Diane B. (2003). "Darwin, social Darwinism and eugenics". in Hodge, Jonathan; Radick, Gregory. The Cambridge Companion to *Darwin. Cambridge University Press. pp. 214–239. ISBN 0-521-77730-5.
  • Smith, Charles H. (1999). "Alfred Russel Wallace on Spiritualism, Man, and Evolution: An Analytical Essay". Retrieved 2008-12-07.
  • Sulloway, Frank J. (1982). "Darwin and His Finches: The Evolution of a Legend" (PDF). Journal of the History of Biology 15 (1): 1–53. doi:10.1007/BF00132004. Retrieved 2008-12-09.
  • Sweet, William (2004). "Herbert Spencer". Internet Encyclopedia of Philosophy. Retrieved 2008-12-16.
  • Wilkins, John S. (1997). "Evolution and Philosophy: Does evolution make might right?". TalkOrigins Archive. Retrieved 2008-11-22.
  • Wilkins, John S. (2008). "Darwin". in Tucker, Aviezer. A Companion to the Philosophy of History and Historiography. Blackwell *Companions to Philosophy. Chichester: Wiley-Blackwell. pp. 405–415. ISBN 1-4051-4908-6.
  • van Wyhe, John (27 March 2007). "Mind the gap: Did Darwin avoid publishing his theory for many years?". Notes and Records of the *Royal Society 61: 177–205. doi:10.1098/rsnr.2006.0171. Retrieved 2008-02-07.
  • van Wyhe, John (2008). "Charles Darwin: gentleman naturalist: A biographical sketch". Darwin Online. Retrieved 2008-11-17.
  • van Wyhe, John (2008b). "Darwin: The Story of the Man and His Theories of Evolution". Andre Deutsch Ltd.
  • von Sydow, Momme (2005). "Darwin – A Christian Undermining Christianity? On Self-Undermining Dynamics of Ideas Between Belief and Science". in Knight, David M.; Eddy, Matthew D.. Science and Beliefs: From Natural Philosophy to Natural Science, 1700–1900. *Burlington: Ashgate. pp. 141–156. ISBN 0-7546-3996-7. Retrieved 2008-12-16.
  • Yates, Simon (2003). "The Lady Hope Story: A Widespread Falsehood". TalkOrigins Archive. Retrieved 2006-12-15.
  1. ^ Coyne, Jerry A. (2009). Why Evolution is True. Universiteti i Oxford p. 17. ISBN 0-19-923084-6
  2. ^ Glass, Bentley (1959). Forerunners of Darwin. MD: Universiteti Johns Hopkins . p. iv. ISBN 0-8018-0222-9
  3. ^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin Online
  4. ^ Bowler, Peter J. (2003). Evolucion: Historia e një ide (3rd ed.). Universiteti i Californiës . ISBN 0-520-23693-9
  5. ^ Charles Darwin: natyralist zotëri: Një skemë biografike Darwin-online.org.uk
  6. ^ Joseph Carroll, Universiteti i Missouri
  7. ^ Thënie nga Charles Darwin

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]