Lista e personaliteteve që nuk prehen në Shqipëri
Dyzetë nga figurat më të shquara të Shqipërisë që jetuan në kohëra të ndryshme, banesën e tyre të fundit e kanë jashtë vendit. Madje, katër nga krerët më të mëdhenj që kanë drejtuar Shqipërinë, si mbreti i Ilirisë, Genti, Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu, Pashai i Janinës dhe mbreti i Shqipërisë, Zogu I, nuk i kanë eshtrat në Shqipëri. Por kësaj liste i shtohen edhe personalitete si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ernest Koliqi, Vaso Pasha, Halim Xhelo, Aleksandër Moisiu, Martin Camaj etj, të cilët edhe pse dhanë kontribut të çmuar për Shqipërinë, u prehën në dhe të huaj, shpeshherë duke lënë edhe amanetin që trupin e tyre ta varrosnin atje ku kishin lindur.
Varret që mbetën pa atdhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbreti i Ilirisë gjatë Luftës së Tretë Iliro-romake, i cili drejtoi luftën kundër perandorisë më të madhe të asaj kohe, Romës, nuk mundi dot t'i bëjë ballë ushtrisë më të madhe të asaj kohe. Ai iu dorëzua legjioneve romake, së bashku me familjen e tij, me qëllim që këto të mos kryenin masakra ndaj popullsisë vendase. Mbreti Gent, vdiq në vitin 146 para erës sonë dhe u varros në Gubbio afër Peruxhias në Itali. Por nëse varri i mbretit Gent, në Itali, është i paprekur dhe eshtrat e tij ndodhen aty, ai i heroit tonë në qytetin e Lezhës është bosh. Sipas historianëve eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", nuk ndodhen më në varrin e tij. Pasi sipas historianëve, në vitin 1478 kur forcat osmane arritën të pushtonin të gjithë qytetet shqiptare, ato arritën të gjenin varrin e Skënderbeut. Pasi e hapën, ushtarakët më të lartë turq e hapën atë dhe morën eshtrat e "Heroit tonë Kombëtar", për t'i përdorur si hajmali për të qenë më të fortë dhe më trima në luftë, ashtu siç kishte qenë edhe prijësi i arbëreshëve për afro 25 vjet me radhë. Por nëse të gjithë njerëzit kanë një varr, ka nga ata që mund të kenë edhe dy.
Personalitetet me dy varre
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pashai i Janinës, Ali pashë Tepelena, dhe themeluesi i Tiranës, Sulejman pashë Bargjini, janë dy nga figurat e historisë së popullit tonë që kanë dy varre.
Sulejman Pasha, sipas historianëve, duke qenë shumë i dashuruar me vendet arabe, la si amanet para se të vdiste që trupi t'i varrosej në Tiranë aty ku sot ndodhet monumenti i tij, ndërsa zemra në Bagdadin e largët, në Irak. Por nëse Sulejman Pasha e kishte lënë me amanet që të varrosej në dy vende, Pasha i Janinës nuk e kishte kërkuar vetë një gjë të tillë. Ai pasi arriti të bënte zap gjithë Shqipërinë e Jugut nën emërtimin Pashallëku i Janinës, solli tek Porta e Lartë një pështjellim të madh. Për këtë arsye ndaj tij u vendos e gjithë ushtria osmane. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, pasi më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Koka e tij u ekspozua në Stamboll tek sulltani, ndërsa trupin e varrosën në Janinë, që atëbotë ishte territor shqiptar. Një dervish kokën e Aliut e varrosi atë pranë të bijve me këtë mbishkrim, "Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali pashë Tepelena, ish-qeveritar i Janinës, i cili për më tepër se 30 vjet qeverisi i pavarur në Shqipëri".
Amanetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Por një fat të keq ka pasur edhe mbreti i fundit i shqiptarëve, mbreti Zog I. Ai u detyrua të largohet nga Shqipëria, pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Mbreti i shqiptarëve vdiq në Paris, Francë, në vitin 1961. Megjithë amanetin e tij, ai nuk mundi të varroset në Shqipëri, pasi vendi në atë kohë udhëhiqej nga diktatura komuniste. Por edhe pse Shqipëria ka 20 vjet që ka dalë nga regjimi i egër komunist, amaneti i mbretit Zog nuk është vendosur në vend. Kohët e fundit është bërë një kërkesë për kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri dhe përmbushjen e amanetit të tij. Amaneti i diplomatit dhe shkrimtarit të shquar Faik Konicës, që vdiq në Amerikë në vitin 1942, u përmbush vetëm pas 63 vitesh, në vitin 1995. Miku i tij i ngushtë Fan Noli u mundua menjëherë pas vdekjes së Konicës që trupi i tij të kthehej në atdhe, duke e mbajtur atë për 6 vjet në morg, por nuk arriti ta realizojë dot. Por të varrosur në dhe të huaj janë edhe shumë nga rilindësit tanë si dhe politikanë të njohur të viteve '40, të cilët u detyruan të emigrojnë pas vendosjes së regjimit komunist në vend.
Lista e figurave qe iu janë kthyer eshtrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ismail Qemali, 1932
- Naim Frashëri, 1976
- Sami Frashëri, 1976
- Abdyl Frashëri, 1976
- Asdreni, 1970
- Hasan Prishtina, 1977
- Faik Konica, 1995
- Aleksandër Kondo, 2005
- Nikollë Kaçorri, 2011
- Ahmet Zogu, 2012
Kërkesa për kthimin e eshtrave të mbretit Zog
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një grup prej 43 deputetësh ka kërkuar në vitin 2003 kthimin e eshtrave të mbreti Zog, në Shqipëri. Ata hartuan një projektligj për dhënien e një statusi të veçantë familjes mbretërore. Sipas kërkesës së deputetëve, eshtrat e mbretit Zog duhen të kthehen në atdhe dhe të prehen me nderime në vendin ku ka qenë e varrosur Nëna Mbretëreshë, në Parkun Kombëtar të Tiranës.
Lista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbreti Gent, mbreti i Ilirisë në vitin 171-167. Varri në Peruxhia, Itali, vdiq më 146 p.e.s
- Gjergj Kastrioti Skënderbeu, prijësi i shqiptarëve për 25 vjet, varri në Lezhë, vdiq më 1468, eshtrat u marrë nga turqit si hajmali
- Sylejman Pashë Bargjini, themeluesi i Tiranës, 1614, varri në Tiranë, zemra në Bagdad, Irak
- Ali Pashë Tepelena, Pashai i pashallëkut të Janinës për 31 vjet. Trupi i varrosur në Janinë, në vitin 1822, koka në Stamboll
- Hoxha Tasin, rilindës shqiptar, varri në Stamboll, Turqi
- Eqerem bej Vlora, ministër në Perandorinë Osmane, varri në Vjenë, Austri
- Fan Noli, politikan, shkrimtar dhe klerikë, varri në Boston, SHBA, vdiq më 1965
- Ahmet Zogu, mbret i shqiptarëve për 11 vjet, varri në Paris, Francë, vdiq më vitin 1961
- Luigj Gurakuqi, atdhetar dhe pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë 1912, varri në Bari, Itali, vdiq më 1925
- Vaso Pasha, rilindës shqiptar, varri në Liban, vdiq më 1892
- Mit'hat Frashëri, kreu i Ballit Kombëtar, varri në New York, SHBA, vdiq në vitin 1949
- Branko Merxhani, publicist i njohur i viteve '30, varri në Turqi, vdiq në vitin 1981
- Ernest Koliqi, shkrimtar, ministër në qeverinë fashiste, varri në Itali, vdiq në vitin 1975
- Andon Zako Çajupi, shkrimtar rilindës, varri në Kajro, Egjipt, vdiq në vitin 1930
- Halim Xhelo, atdhetar, pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, varri në Spanjë
- Xhafer Deva, ministër i Brendshëm gjatë pushtimit gjerman, varri në Kaliforni, SHBA, vdiq në vitin 1978
- Mehdi Frashëri, politikan dhe atdhetar i njohur, varri në Itali
- Tajar Zavalani, gazetar i BBC-së, publicist i njohur, varri në Amerikë, vdiq në vitin 1976
- Rexhep Mitrovica, kryeministër i qeverisë kuislinge në Shqipëri, varri në Itali, vdiq në vitin 1967
- Aleksandër Moisiu, aktor i njohur i viteve '30, varri në Itali, vdiq në vitin 1935
- Hasan Dosti, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Los Angelos, SHBA, vdiq në vitin 1958
- Ali Këlcyra, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri Itali
- Patër Anton Arapi, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Itali
- Koço Muka, ministër në qeverinë kuislinge, varri në Aleksandri, Egjipt, vdiq në vitin 1947
- Ago Agaj, ministër në qeverinë kuislinge, varri në SHBA
- Preng Previzi, ministër i qeverisë kuislinge, varri në Belgjikë, vdiq në vitin 1977
- Vangjel Koça, publicist i njohur në vitet '30, varri në Greqi
- Naum Veqilharxhi, rilindës, varri në Rumani, vdiq në vitin 1846
- Qemal Jusufati, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Itali
- Ragip Frashëri, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Stamboll, Turqi
- Ali Kelmendi, një nga drejtuesit komunist të viteve '30, varri në Francë, vdiq në vitin 1939
- Martin Camaj, shkrimtar i njohur, varri në Munih, Gjermani, vdiq në vitin 1992
- Mustafa Kruja, ministër i qeverisë kuislinge, vdiq në Niagara, Falls, SHBA, më 27 dhjetor 1958
- Xhemal Aranitasi, komandant i Mbrojtjes në Mbretërinë Shqiptare, varri në Turqi, vdiq në vitin 1961
- Salih Myftija, një nga anëtarët e kabinetit në qeverinë kuislinge, varri në Turqi
- Abaz Ermenji, kryetari Ballit Kombëtar, varri në Paris, Francë, vdiq në vitin 2003
- Filip Shiroka, poet dhe prozator i njohur shkodran, varri në Bejrut, Liban, vdiq në vitin 1935
- Vasil Andoni, sekretar i kabinetit i qeverisë kuislinge, vdekur ne Itali,varrosur ne vendlindje , ne Elbasan 1994
- Abaz Kupi, atdhetar nacionalist, varri në SHBA, vdiq në vitin 1976
- Nënë Tereza, humaniste shqiptare, varri në Klakuta të Indisë
- Shefqet Verlaci, ish Kryeminister, vdekur ne Zvicer, varrosur ne Rome, Itali
- Anton Paluca, Shkodër, vdekur e varrosur në Amerikë më 1954, studioi në Vjenë të Austrisë për pedagogji dhe shkencat e natyrës. Atdhetar, pedagog, publicist, gjeograf, matematicien dhe tekstolog i zoti. Hartues i abetares në Shqipëri dhe Amerikë, shkrues i parathënies së fjalorit shqip-gjermanisht dhe përkthyes i shkëlqyer. Drejtori i shkollës Normale të Shkodrës, babai i sopranes se famshme shqiptare Marie (Paluca) Kraja.