Jump to content

Adnan Ibrahim

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adnan Ibrahim
[[Image:|200px|]]
Adnan Ibrahim in his private library (the second from the right)

Adnan Ibrahim është një dijetar islam palestinez i cili mban master dhe PhD në studimet arabe nga Universiteti i Vjenëss.[1]

Adnan Ibrahim ka lindur dhe është ritur në kampin e refugjatëve në Gaza/Palestinë, më vonë lëvizi drejt Jugosllavisë dhe studio medicinë në Sarajevë.[2] Në vitet e 90-ta ai u shpërngul në Vjenë për shkak të Luftës së Tretë Ballkanike,[3] ku u bë Imamxhaminë Shura në Leopoldstadt në vitin 2002.[4][5] Ai ka nënshtetësinë e Austrisë.[6]

Predikimet i tij në arabisht arrijnë një audiencë të gjerë përmes mediave dixhitale.[7]

Sipas Raphael Israeli, "Pas sulmeve me bomba në Londër në vitin 2005, ai lëshoi fetva duke thënë se myslimanët që dëgjojnë për ndonjë planifikim të ndonjë sulmi terorist duhet patjetër ta paraqesin atë në polici sa më parë."[8] Ai gjithashtu ëshët i njihur për predikimet dhe ligjeratat e tij kundër gjymtimit të organeve gjenitale femërore.[9]

Adnan Ibrahim ka prodhuar një seri të tërë me video në arabisht që prezanton teorinë e evolucionit dhe e pajton atë me shkrimin islam përmes përdorimit të një kornize tradicionale islamike. Seriali përfshin 31 leksione, dhe është në dispozicion në Youtube[10]. Episodi i parë tashmë është përkthyer në anglisht[nevojitet citimi].

Adnan Ibrahim hedh poshtë dënimin gurëzim për kurorëshkelje. Një mendim i ngjashëm për këtë është ofruar edhe nga studiues të tjerë me ndikim siç është Shejh Jusuf el-Kardavi ndërsa është refuzuar nga të tjerët.[11]

Në vitin 2007 media austriake e përshkroi atë si një figurë të diskutueshme: liberal në teologji dhe kundërshtimin e terrorizmit në Evropë, predikimi i tij për politikën e Lindjes së Mesme ka lavdëruar militantët anti-izraelitë dhe çoi në akuza për mbështetjen e Hamasit kundër Izraelit.[12] I njohur si "imam i shkolluar dhe reformues, veçanërisht në lidhje me çështjet e grave", në vitin 2014 ai përsëri predikoi në mbështetje të Hamasit, megjithëse saktësia e përkthimit u vu në dyshim.[13]

Gjatë një fjalimi në qendrën islamikeStrasburgut, një video e cila u postua në internet në janar të vitit 2011 (e përkthyer nga MEMRI), Ibrahimi pretendoi se Nikola Koperniku në të vërtetë kishte vjedhur idetë nga astronomi arab islam Ebu’l-Hasan Ala Al-Din Ali Ibn Ibrahim Ibn el-Shatir. Ai nuk është studiuesi i vetëm që e sugjeron këtë.[14] Ai gjithashtu pretendoi se shkencëtarët e tjerë perëndimorë, përfshirë Galileo Galilei, Tiho Brahe, Johannes Kepler, dhe Leonardo da Vinçi ishin në të vërtetë "hajdutë ... që grabitën trashëgiminë islamike, e cila u mbajt në errësirën e dhomave të nëndheshme të kishave për më shumë se 200 vjet ". Ibrahimi pretendoi se këto komente ishin bërë nga "një kryeministër polak" kur, gjatë një vizite në Siri, gjoja pranoi të gjitha këto tek presidenti i atëhershëm Hafez al-Asad se të gjithë këta shkencëtarë kishin vjedhur dijet nga studiuesit islamikë. Ibrahimi gjithashtu pretendoi se shkencëtari mysliman Baha el-Amili kishte krijuar një formulë për "energji të përhershme" dhe kishte krijuar ndriçim në një xhami në qytetin Isfahan që digjej pafundësisht pa asnjë burim energjie.[15]Stampa:Better source

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "أطروحة لنيل الدكتوراه في موضوع " حرية الاعتقاد في الإسلام ومعترضاتها القتال ،الذمة والجزية ،وقتل المرتد " عدنان إبراهيم - جامعة فيينا". www.studies.ma. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2020. Marrë më 7 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wiener Imam erneut mit Extremismus-Vorwürfen konfrontiert, Der Standard, Jan. 25, 2007.
  3. ^ Raphael Israeli, The Islamic Challenge in Europe, New Brunswick NJ, 2009), p. 139.
  4. ^ Neue Extremismus-Vorwürfe: Wiener Imam bestreitet Aufruf zum "Heiligen Krieg", NEWS, Jan. 24, 2007.
  5. ^ Tom Heneghan, "Vienna Imam Says Yes to Europe, No to 'Euro-Islam'", interview with Sheikh Adnan Ibrahim, Reuters, April 12, 2006.
  6. ^ Der "Hassprediger", Der Standard, May 15, 2007.
  7. ^ Nadia Oweidat, On Web: Islamic Spring vs. ISIS?, CNN, American edition, September 30, 2014: "while his sermons are sometimes delivered to just a few dozen followers in a small mosque in Vienna, hundreds of thousands of people are watching and downloading his sermons over the Internet."
  8. ^ Raphael Israeli, The Islamic Challenge in Europe (Transaction Publishers, New Brunswick NJ, 2009), p. 140.
  9. ^ Sabine Strasser, "Political Activism and Anthropology in Austria", in Taking Sides: Ethics, Politics, and Fieldwork in Anthropology, edited by Heidi Armbruster and Anna Lærke (Berghahn Books, 2008), p. 190.
  10. ^ Adnan Ibrahim عدنان إبراهيم (14 dhjetor 2014). "سلسلة نظرية التطور l الدكتور عدنان ابراهيم l الحلقة الأولى" – nëpërmjet YouTube. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "شبهة حول حكم الرجم والرد عليها". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Der Islam in Österreich: Wie vorbildlich ist die Integration?, Ö1, May 16, 2007.
  13. ^ "'Wahrer Jihad': Wiener Imam lobt Hamas", Die Presse, Sept. 8, 2014.
  14. ^ N. Guessoum, Copernicus and Ibn Al-Shatir: Does the Copernican Revolution have Islamic Roots?, The Observatory 128 (2008), pp. 231-239.
  15. ^ Archival - Vienna Imam: Copernicus, Galileo, Kepler, and Da Vinci Were Thieves Who Robbed the Islamic Heritage, MEMRITV, Clip No. 4992 (transcript), January 6, 2011 (video clip available here).