Koalicioni Antifashist në Luftën e Dytë Botërore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aleatët në Luftën e Dytë Botërore)
Jump to navigation Jump to search
Koalicioni antifashist në Luftën II Botërore
United Nations
Aleancë ushtarake

1939–1945
 

 
Warsaw Pact Logo.svg
     Fuqitë Aleate (dhe kolonitë e tyre)
     Aleatët që hynë në luftë pas sulmit në Perl Harbor
     Fuqitë e Boshtit
     Fuqitë asnjanëse (dhe kolonitë e tyre)
Kryeqyteti Not specified
Political structure Aleancë ushtarake
Periudha historike Lufta II Botërore
 -  Themeluar 1939
 -  Kapitulluar 1945
Three men, Stalin, Roosevelt and Churchill, sitting together elbow to elbow
Udhëheqësit e Aleatëve të teatrit evropian: Takimi mes Stalinit, Franklin D. Ruzvelt dhe Uinston ÇërçillitKonferencën e Teheranit, më 1943

Aleatët ose Koalicioni Antifashist në Luftën e Dytë Botërore, të quajtur Kombet e Bashkuara prej deklaratës së 1 janarit 1942, ishin vendet të cilat iu kundërvunë së bashku fuqive të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Aleatët e promovuan aleancën si përpjekje për të ndaluar agresionin gjerman, japonez dhe italian.

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të luftës më 1 shtator 1939, Aleatët përbëheshin nga Franca, Polonia dhe Britania e Madhe, dhe shtetet e varura nga to, të tilla si India Britanike. Brenda disa ditësh atyre iu bashkuan zotërimet e pavarura të Komonuelthit Britanik: Australia, Kanada, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut.[1] Pas fillimit të fushatës pushtuese gjermane në Evropën Veriore, deri te fushata në Ballkan, shtete si Holanda, Belgjika, Greqia dhe Jugosllavia u bashkuan me Aleatët. Pasi bashkëpunimit fillestar me nazistët në pushtimin e Polonisë, dhe qëndrimit një kohë neutral, edhe Bashkimi Sovjetik u bashkua me Aleatët në qershor 1941, pasi u sulmuan nga Gjermania. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë mbështetje materiale gjatë gjithë kohës dhe zyrtarisht hynë në luftë në dhjetor 1941 pas sulmit sulmit japonez në Pearl Harbor. Kina e cila ndodhej në luftë me Japoninë që nga incidenti në urën Marco Polo më 1937, zyrtarisht u bashkua me Aleatët në vitin 1941.

Aleanca u formalizuara nga Deklarata e Kombeve të Bashkuara, më 1 janar 1942. Megjithatë, emri "Kombet e Bashkuara" është përdorur rrallë për të cilësuar Aleatët gjatë luftës. Drejtuesit e "Treshes së Madhe"—Bashkimit Sovjetik, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kontrollonin strategjinë e Aleatëve.

Në vitin 1945, kombet aleate u bënë baza e Kombeve të Bashkuara.[2]

Fuqitë e asocuara[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria u njoh si "fuqi e asocuar" në Konferencën e Paqes në Paris më 1946.[3] Më 10 shkurt 1947,në Paris nënshkroi zyrtarisht traktatin që i jepte fund Luftës së Dytë Botërore mes "Fuqive aleate dhe të asocuara" dhe Italisë.[4][5]

Kombet e Bashkuara[redakto | redakto tekstin burimor]

Deklarata e Kombeve të Bashkuara[redakto | redakto tekstin burimor]

Wartime poster for the United Nations, created in 1941 by the US Office of War Information

The alliance was formalised in the Declaration by United Nations on 1 January 1942. There were 26 signatories:

Fusnotat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Davies 2006, pp 150–151.
  2. ^ Ian C. B. Dear and Michael Foot, eds. The Oxford Companion to World War II (2005), pp 29, 1176
  3. ^ United States Department of State, Foreign relations of the United States, 1946. Paris Peace Conference : documents (1946), page 802, Article 26.a 'Memoranda submitted by Albanian Government on the Draft Peace Treaty with Italy' "proposed amendment...For the purposes of this Treaty, Albania shall be considered as an Associated Power.", web http://images.library.wisc.edu/FRUS/EFacs/1946v04/reference/frus.frus1946v04.i0011.pdf
  4. ^ Treaties in Force, A List of Treaties and Other International Agreements of the United States in Force on January 1, 2013, Page 453, accessible online from http://www.state.gov/documents/organization/218912.pdf
  5. ^ Axelrod, John. Encyclopedia of World War II. H W Fowler. f. 824.  978-1-84511-308-7. The first peace treaty concluded between the Allies and a former Axis nation was with Italy . It was signed in Paris on February 10, by representatives from Albania, Australia ....