Arsimi për të drejtat e njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edukimi për të drejtat e njeriut është një koncept kompleks i cili përqëndrohet në disa parametra ligjorë, njohuri dhe metoda për të influencuar sjelljen politike dhe sociale. Edukimi për të drejtat e njeriut përfshin seminare, programe didaktike dhe materiale trajnimi për mesues, arsimtarë, profesorë universiteti, nxënës, studentë, punonjës social, agjentë të sigurisë, avokatë, menaxherë etj. Ai mund të përcaktohet edhe si proces mësimor që ndërton njohuritë, vlerat dhe aftësitë e kërkuara të të drejtave të njeriut, me një objektiv për krijimin e një kulture themelore të pranueshme për të drejtat e njeriut. Ky aspekt i arsimit i mëson nxënësit dhe studentët se si të ekzaminojnë përvojat e tyre nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut duke mundësuar integrimin e koncepteve të tilla në vlerat dhe vendimmarrjen e tyre. [1] Sipas Amnesty International, arsimi për të drejtat e njeriut është një metodë për të fuqizuar njerëzit në mënyrë që ata të krijojnë aftësi dhe sjellje të cilat do të promovonin dinjitetin dhe barazinë brenda komunitetit, shoqërisë dhe mbarë botës. [2]

Edukimi për të drejtat e njeriut përbën një nga instrumentet kryesore për krijimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe afatgjate. Ky aspekt i arsimit filloi “aktivitetin” e tij që nga adoptimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948. Krahas kësaj ekzistojnë edhe disa kontekste tjera ligjore ndërkombëtare mbi të cilat mbështetet ai e që paraqesin bazën teorike të të drejtave të njeriut si, p.sh., traktatet dhe konventat e OKB-së, të Këshillit të Evropës, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të Organizatës së Shteteve Amerikane, të Bashkimit Afrikan, etj. Këto dokumente janë të lidhura me 30 artikujt e Deklaratës Universale dhe kanë si qëllim identifikimin dhe promovimin e normave dhe parametrave mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. [3] [4] [5] [6]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "WHAT is human rights education?". www.theadvocatesforhumanrights.org (në anglisht). Marrë më 2018-06-22.
  2. ^ "Human Rights Education". www.amnesty.org (në anglisht). Marrë më 2018-06-22.
  3. ^ "Database on human rights education and training". hre.ohchr.org (në anglisht). Marrë më 2018-06-22.
  4. ^ "OHCHR | Resource Collection on Human Rights Education and Training". www.ohchr.org (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-06-22.
  5. ^ "Universal Declaration of Human Rights". www.un.org (në anglisht). 2015-10-06. Marrë më 2018-06-22.
  6. ^ "OHCHR | World Programme for Human Rights Education (2005-ongoing)". www.ohchr.org (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-06-22.