Jump to content

Artan Cuku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artan Cuku
Drejtues i parë i Policisë Shtetit Shqiptar
Të dhëna vetjake
U lind më
Artan Cuku

(1975-01-14)14 janar 1975
Lurë, Shqipëria
Vdiq më8 prill 2017 (42 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
Vendi i prehjes Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
NënshtetësiaShqipëtar
ShkollimiAkademia e Policisë "Arben Zylyftari"
ProfesioniDrejtor/Drejtues i parë i policisë, Biznesmen
PunësimiZyrtar i zbatimit të ligjit, Avokat(e papërdorur)
ÇmimetDëshmor i Atdheut , Dekorata e Artë e Shqiponjës Medalje e Nderit

Artan Cuku (14 janar 1975 - 8 prill 2017), ishte një Dëshmor Shqiptar i Atdheut, [1] [2] [3] [4] [5] i cili shërbeu si Drejtor i Parë ose Drejtues i Parë i Policisë së Shtetit Shqiptar, Drejtor i Parë i Policisë, Qarku Vlorë, Shef Sektori Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zv.Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë, Zv.Drejtor i Policsë së Qarkut Berat, Zv/Drejtor i Policisë së Qarkut Fier, Zv.Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, ka shërbyer në Sektorin e Krimeve Kundër Personit në Tiranë dhe Sektorin Kundër Krimit të Organizuar, Specialist Menaxhimi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Nr. 4 në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Sektori Kundër Akteve Terroriste në Berat, Shef Komisariatit të policisë në Tropojë, Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, i njohur edhe me pseudonimin "Drejtori i Hekurt", (Anglisht: "The Iron Director" [6] [7] ), Biznesmen dhe themelues i shërbimit privat të rojeve të Sigurimit "International Security Albania". [8]

Artan Cuku, lindi më 25.01.1975(ka lindur më 14 Janar 1975, por zyrtarisht në gjendjen civile të kohës ishte shënuar 25 janar 1975), në fshatin Lurë e Vjetër të rrethit Dibër. Ishte fëmija i katër i Sulejman dhe Nurije Cukut. Arsimin fillor dhe 8-vjeçarë e përfundoi në Fushë-Lurë, ndërsa arsimin e mesëm të përgjithshëm e mbaroi në qytetin e Peshkopisë. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, në vitet 1994-1996, ka punuar si mësues në shkollën e mesme “Nikoll Kaçorri” Lurë. Në vitet 1997-2000 mbaroi Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin “Specialist i Lartë i Policisë”. [9] [10]

Përsa i përket arsimimit, Artan Cuku, në vazhdim, gjatë karrierës së tij, përfundoi pa shkëputje nga puna, studimet për Drejtësi në nivelet Bachelor dhe Master e më pas ju nënshtrua provimit të avokatisë ku mori titullin “Avokat”, profesion të cilin nuk e ushtroi kurrë.

Gjithashtu ka kryer me sukses me dhjetra kurse e trajnime të ndyshme si brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga Institucionet Ligjzbatuese Shqiptare, Evropiane dhe Amerikane, përgjatë periudhës 2000- 2014.

Në shtator të vitit 2000, menjëherë pas diplomimit në Akademinë e Policisë, Artani u emërua në strukturat e Policisë së Shtetit, në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Malësisë së Madhe. Në fillimin e karierës së tij u vunë re cilësi të spikatura të një oficeri me talent e me pasion, me intuitë dhe fantazi profesionale. Kjo u reflektua në zbulimin e disa ngjarjeve të vjetra që kërkonin angazhim, devotshmëri, këmbëngulje, kurajo e aftësi operative e procedurale. Ndërtoi punën për kapjen e disa personave të kërkuar që në ato vite ishin të shumtë, të rrezikshëm dhe strukturat e policisë akoma nuk e  kishin imazhin e duhur në publik pas ngjarjeve të vitit 1997. [9]

Pas rreth një viti e gjysmë eksperience si specialist i hetimit të krimeve në Malësi të Madhe, në fillim të vitit 2002, nisur nga rezultatet e admirueshme, vjerësohet nga titullarët duke e  emëruar Shef të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Qyteti i Shkodrës në atë periudhë kishte një kriminalitet të theksuar. Vetëm dy vite kishin kaluar nga koha kur në këtë qytet u dogj godina e policisë dhe situata ishte totalisht jashtë kontrollit. Duhet thënë se në këtë periudhë me punën dhe përkushtimin e ekipit të policisë, me rezultatet që u arritën, ekuilibri ishte zhvendosur në anën e policisë së shtetit. Krimi dhe grupet kriminale humbën terren në Shkodër dhe parametrat e sigurisë filluan të përmirësoheshin. Artan Cuku ishte një nga protagonistët e spikatur dhe shumë aktiv në kthesën që u arrit me shumë sakrifica në drejtim të vendosjes së rendit në këtë qytet. Në atë kohë të vështirë u kapën shumë njerëz të rrezikshëm dhe u përpiluan shumë çështje penale. [9]

Në fund të vitit 2002, për cilësitë e shfaqura në Shkodër, Artani u përzgjodh nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe u transferua në detyrën e shefit të Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, një qytet mjaft problematik në atë kohë. Si një vend bregdetar ku përvec krimit të rrugës ushtrohej një veprimtari dinamike e trafiqeve dhe krimit të organizuar. Eksponent të rëndësishëm të krimit u goditën në atë kohë. Persona të rëndësishëm të botës së krimit me lidhje politike u përballën me reagimin e policisë. Artani ishte njeriu kyc i këtyre aksioneve dhe për këtë arsye në këtë qytet filluan angazhimet e njerëzve me influencë për ta zhvendosur nga kjo pozitë. Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 2004 kur u transferua në qytetin më të largët verior. [9]

Në vitin 2004 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë . Prej disa muajsh në këtë qytet u organizuan operacione spektakolare për kapjen e personave tejet të rrezikshëm nga Lekbibaj deri në skajet më të largëta të maleve të Shkëlzenit. Në cdo aksion të drejtuar nga Artani triumfi i strukturës policore të komisariatit të Tropojës ishte i padiskutueshëm, i suksesshëm e pa lëndime. Në këtë periudhë është bërë një punë e madhe për grumbullimin e armëve nga popullata pasi periudha e vitit 1997 kishte krijuar kushte ku të gjithë kishin armë dhe rreziku i ngjarjeve kriminale ishte evident në çdo moment. [9]

Pas disa muajsh shërbimi dhe suksesi në Tropojë, në vitin 2004, ai transferohet në Berat në Sektorin e Antiterrorizmit, ku merrej me krijimin e dosjeve sipas procedurave ligjore dhe standardeve profesionale për të gjithë personat e identifikuar me precedent në sektorin që mbulonte. Në fundin e këtij viti emërohet Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Nr.4 në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Detyrë parësore dhe efektive ishte hetimi i ngjarjeve të vjetra të pa zbuluara deri në atë kohë. Shumë ngjarje kriminale të viteve 1997 e në vazhdim ishin pa autorë, dosjet e përpiluara për këto ngjarje ishin mjaft skematike pa mundësinë e duhur për të kryer veprime të plota proceduriale për shkak të situatës në atë kohë. Ndaj është bërë prioritet dhe punë e madhe në rihetimin e këtyre ngjarjeve, duke dokumentuar dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve për krimet e vjetra të kryera dhe kjo jepte një imazh dhe impakt mjaft të mirë në komunitet si dhe ndikonte shumë në parandalimin e krimeve të tjera. Artani si drejtues i seksionit kundër krimeve ishte në krye të të gjitha veprimeve dhe autor i të gjitha sukseseve të këtij Komisariati. [9]

Në vitin 2005 nga Komisariati Nr.4, trasferohet dhe emërohet si Specialist Drejtimi në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë e më pas në vitet 2006 deri në 2007 ka punuar në Sektorin e Krimeve Kundër Personit në Tiranë e më pas në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar. Edhe në këto detyra puna, angazhimi dhe inovacionet në veprimet e tij prodhonin rezultate cilësore dhe nuk pati dosje të bujshme që u finalizua në atë kohë që të mos kishte angazhimin, dorën dhe mendjen e Artan Cukut. [9]

Nga mesi i vitit 2007 u emërua zv/drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë . Fundi i vitit 2007 dhe viti 2008 e gjen Artan Cukun si zv/drejtor të Policisë së Qarkut Fier . Në fund të vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009 ka qenë zv/drejtor i Policisë së Qarkut Berat dhe më pas deri në vitin 2011 zv/drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Për 4 vite si Zv. Drejtor i policisë në katër Qarqe ka përballuar sfida të mëdha, Zv.Drejtori i Qarkut në atë kohë ishte drejtuesi më i lartë i hetimit të krimeve. Artani dërgohej në Qarqet ku ishin problemet delikate që duheshin zgjidhur dhe angazhimi i tij i pakursyer dha rezultate të dukshme. Në këto vite janë kryer hetime spektakolare dhe kanë përfunduar operacione të rëndësishme. Këto rezultate dhe ky angazhim i policisë së kësaj periudhe solli plotësimin e standardeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave. Dy arritje të mëdha dhe historike për Shqipërinë. Padyshim që Artan Cuku kishte rolin e tij në sektorët e rëndësishëm që drejtonte, duke paraqitur çdo javë rezultate të paimagjinueshme. [9]

Pas vitit 2011, Artani u transferua për të kryer detyrën e Shefit të Sektorit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tdetyrë të cilën e kreu për rreth një vit. Ky ishte një drejtim i ri i punës së Artanit, por një prioritet i kohës për policinë. Përvec eksperiencës së jashtëzakonshme që ka pasur në hetimin e veprave të rënda penale kundër jetës dhe personit si dhe veprave penale që lidhen me trafikimin dhe krimin e organizuar, Artani tashmë njihet me procedurat dhe legjislacionin e sfidës së shekullit, atë të pastrimit të produkteve të veprës penale. [9]

Në fillim të vitit 2012 deri në fund të vitit 2013 ishte në detyrën e Drejtorit të Parë të Policisë së Qarkut Vlorë. Kjo është koha më e lavdishme për Artanin, koha më e mirë edhe për qytetarët e Vlorës. Duke pasur mbi supe këtë detyrë të rëndë dhe peshën e përgjegjësisë në drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë, Artani me stafin e tij bënë një ndryshim të theksuar nga të gjitha qarqet e tjera në punë, rezultate dhe performancë. Aksionet spektakolare u finalizuan në Vlorë, disa herë personalitetet e policisë italiane dhe ambasadori italian shiheshin në konferenca për shtyp në krah të drejtorit të parë të suksesshëm Artan Cuku duke prezantuar finalizimin e operacioneve që partnerët evropianë i dëshironin aq shumë.

Nga fundi i vitit 2013, pas ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri, Artani u transferua nga Vlora dhe deri në Qershor 2014 punoi në Drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit derisa u lirua nga policia pa asnjë arsye. [9]

Ai kishte aftësi të rralla drejtuese si Drejtues i Lartë i Policisë së shtetit Shqiptar, me rreth 17 vjet përvojë pune. Ai ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. [9]

Aftësitë e tij të veçanta organizative dhe menaxheriale vinin si rezultat i avancimit gradual në karrierë dhe trajnimeve profesionale të vazhdueshme, duke filluar nga niveli i fushës “Inspektor” e deri në gradën e lartë drejtuese të policisë “Drejtues i Parë”.[9] [10]

Artan Cuku Veshje Ceremoniale Drejtor i Parë

Gjatë gjithë karrierës së tij, të gjitha vlerësimet e punës ndër vite, të cilat gjenden në dosjen e tij personale, kanë qenë në nivelin “Shkëlqyeshëm dhe Shumë mirë”. [9]

Më datën 08.04.2017, ora 20:00, u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në “Rrugën e Kosovarëve, Tiranë, fakt për të cilin Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer hetimet në kuadër të Procedurës Penale nr. 139/2017 dhe në në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka konkluduar se vrasja e tij është kryer në bashkëpunim, për shkak të Detyrës së tij, gjatë kohës kur ushtronte funksionet e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë, krim i parashikuar nga nenet 79/b e 25 te Kodit Penal (“Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”)) [8] [10] [11] [12] [13] [14]

Me datë 04.09.2017, Policia e Shtetit organizoi ceremoninë e homazhe shtetërore për nder të tij. [15] [16] [17] [18] [19]

Vlerësimet, Çmimet dhe Dekoratat sipas rendit kronologjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Certifikata e Medaljes së Nderit Artan Cuku

1. Për merita të larta, Ministri i Brendshëm me Urdhërin nr. 464, datë 12.06.2017 i ka akorduar Artan Cukut “Medaljen e Nderit” pas vdekjes me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike[20] [21] [22] [23]

Medaljen e Nderit Artan Cuku

2. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me Dekret nr. 10532, datë 27.06.2017, dekoroi Artan Cukun me “Dekoratën e Shqiponjës së Artë” (pas vdekjes) me motivacionin “Ne vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin maksimal, devotshmërinë e pashembullt, sakrificën e rrallë në luftën pa kompromis kundër keqbërësve dhe dhe krimit të organizuar, si profesionist dhe misionar pararojë në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit" [24] [25] [26] [27] [28] .

“Dekorata e Shqiponjës së Artë” Nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani për Artan Cukun
Dekoratë e Shqiponjës së Artë
Qytetar Nderi i Dibrës Artan Cuku

3. Bashkia Dibër, me vendimin nr.13, datë 09.02.2018, i ka dhënë Artan Cukut titullin “Qytetar Nderi i Dibrës” (pas vdekjes), me motivacionin: “Për vlerat profesionale, për kontribut të lartë në strukturat e policisë së shtetit, sakrificën e pashembullt dhe pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si dhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të trevës së Lurës dhe Dibrës”. [29] [30]

Certifikata e Artan Cukut i shpallur Dëshmor i Atdheut

4. Komisioni Qendror i Statusit të “Dëshmorit të Atdheut” me vendimin nr. 770, datë 02.04.2019, e shpalli Artan Cukun "Dëshmor i Atdheut" dhe i dha familjes së tij simbolin "Familja e Dëshmorit të Atdheut" [31] [32] [33] [34] [35] [8]

5. Këshilli i Qarkut Dibër, me vendim nr. 19, datë 27.06.2019, i dha Artan Cukut titullin: “Nderi i Qarkut Dibër” (pas vdekjes) me motivacion:

Për vlerat e veçanta njerëzore, kontributin e lartë në strukturat e Policisë së Shtetit, sakrificën e pashembullt dhe pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar si edhe lartësimin e vlerave morale, historike dhe fisnike të Qarkut Dibrës ”. [36]

Rruga Artan Cuku në Peshkopi, Shqipëri

6. Këshilli Bashkiak Dibër me vendimin nr.82, datë 24.12.2021 e emërton rrugën “Artan Cuku” rrugën që fillon nga Bulevardi “Elez Isufi” dhe vazhdon drejt Muzeut dhe përfundon në Pallatin e Kulturës. [37] [38] [39] [40] [41]

Qytetar Nderi Z. Artan Cuku nga Këshilli Bashkiak Kamëz

7. Këshilli Bashkiak Kamëz me vendimin nr.23, datë 18.02.2022 vendosi shpalljen “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për vlerat profesionale, për kontributin e tij në Strukturat e Policisë së Shtetit, sakrificën e pashoqe dhe pa kompromis ne luften kunder  krimit  te organizuar si dhe lartesimin e vlerave morale dhe fisnike”. [42] [43] [44] [45]

8. Këshilli Bashkiak Kamëz me vendimin nr.24, datë 18.02.2022 vendosi që pallati i kulturës Kamëz të emërtohet “Artan Cuku”. [46] [47]

Pallati i Kulturës Kamëz me emrin Artan Cuku (foto jashtë)

9. Me datën 05/11/2022, Federata Kombtare e Peshëngritjes organizoj Kupën e Republikës së Shqipërisë për të rritur dhe nderuar “Artan Cuku”[48]

Federata Shqiptare e Peshëngritjes 2022 Artan Cuku
Federata Shqiptare e Peshëngritjes 2022 Artan Cuku
Artan Cuku Kupa Peshëngritjes 2022

10. Këshilli bashkiak i Bashkisë Durrës me vendimin nr. 35 datë 16.04/2024 ka vendosur: [49] Miratimin e emërtimit te rrugës "Artan Cuku" me vendodhje Lagja nr.2, Njesia Administrative nr.1. sipas hartes bashkëngjitur. [49]

Harta e Rruges Artan Cuku , durrës


Prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit . [50] [51]

Pallati i Kulturës Kamëz me emrin e Artan Cukut Monument i brendshëm

Vrasja e Drejtuesit të Parë Artan Cuku është radhitur si një nga vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar në këto njëqind vitet e fundit dhe është përshkruar në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (në të gjitha trojet shqiptare)” të autorit Roland Qafoku. [52]

Artan Cuku përfshihet edhe në librin me 50 vrasjet më të rënda në botë për arsye shtetërore. Libri titullohet “Faces os Assassination” (“Fytyra e vrasësve”) i përpiluar nga një grup ekspertësh nga e gjithë bota dhe është botuar nga organizata prestigjioze “Iniciativa globale kundër krimit transnacional” (“Global Initiative against Transnational Organized Crime”) me qendër në Gjenevë të Zvicrës. Në këto 50 vrasje janë përfshirë ekzekutime të personaliteteve shtetërore në 40 vende nga e gjithë bota pas vitit 2000, ku njëra nga këto është vrasja e Artan Cukut. [8] [53] [54]

Figura dhe personaliteti i Artan Cukut përshkruhet edhe në librin: “PERSONALITETET E DIBRES (Enciklopedia e Dibrës 3 )”. [55] [47]

Dy libra janë shkruar për Artan Cukun pas vdekjes së tij 'ARTAN CUKU In memoriam” ideuar dhe përgatitur nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci në bashkëpunim me gazetarë, politikan, ish-pedagog, ish-epror, ish-kolegë të Artanit, etj. [56] si dhe "Jam pri' Lure" e autorit Fatos Daci.[57]

Si dhe dy libra të tjerë ne kohët e fundit në 2024, Titulluar: "Rilindja e Emrave" (Rebirth of Names),[58] dhe "Të Rënët" (The Fallen).[59]

  1. ^ Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme (9 prill 2019) [9 April 2019]. "Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Artan Cuku shpallet "Dëshmor i Atdheut"" [The former officer of the State Police, Artan Cuku, is declared "Martyr of the Motherland"]. Ministria e Brëndshme. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2023. Marrë më 9 prill 2019.
  2. ^ abcnews.al, abcnews.al (9 prill 2019). "Komisar Artan Cuku shpallet "Dëshmor i Atdheut"" [Commissioner Artan Cuku is declared "Martyr of the Homeland"]. ABC News. fq. 1. Marrë më 9 prill 2019.
  3. ^ OraNews, OraNews (9 prill 2019). "Artan Cuku, "Dëshmor i Atdheut", Lleshaj: Numri i policëve të vrarë, alarmant" [Artan Cuku, "Martyr of the Fatherland", Lleshaj: The number of policemen killed, alarming]. Ora News. fq. 1. Marrë më 9 prill 2019.
  4. ^ TV Klan, TV Klan (9 prill 2019). "Artan Cuku shpallet "Dëshmor i Atdheut"" [Artan Cuku is declared a "Martyr of the Homeland"]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 9 prill 2019.
  5. ^ Top Channel, Top Channel (9 prill 2019). "Komisar Artan Cuku shpallet "Dëshmor i atdheut"" [Commissar Artan Cuku is declared "Martyr of the Homeland"]. Top Channel. fq. 1. Marrë më 9 prill 2019.
  6. ^ r00t (2017-04-08). "PROFIL/ Kush ishte Artan Cuku i njohur si "Drejtori i Hekurt i Vlorës" (KARRIERA DHE MARRËDHËNIA ME FAMILJEN)". Newsbomb Albania. Marrë më 2023-01-23.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ "Artan Cuku, Drejtori i hekurt i Vlorës që bëri "zap" krimin". FaxWeb (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-01-23.
  8. ^ a b c d globalinitiative, Faces of Assassination (2023-01-26). "Artan Cuku". globalinitiative Faces of Assassination (në anglisht). Marrë më 2023-01-26.
  9. ^ a b c d e f g h i j k l m Prençi, Ahmet (2018). Artan Cuku, in memoriam (në ISO 639-1) (bot. 1st). Tiranë, Albania: Dita print. fq. 265–267. ISBN 9789928229229.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  10. ^ a b c Rama, Halil (14 janar 2022). "Komisar Artan Cuku në panteonin e përjetshëm" [Commissar Artan Cuku in the eternal pantheon]. Panorama. fq. 2. Marrë më 14 janar 2022.
  11. ^ TV Klan, TV Klan (8 prill 2017). "Vritet me armë zjarri ish – Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku" [Former Police Director, Artan Cuku, was shot dead]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 8 prill 2017.
  12. ^ Ora News, Ora News (11 prill 2017). "Prençi: Cuku u vra për shkak të detyrës" [Prençi: Cuku was killed because of his duty.]. Ora News. fq. 1. Marrë më 11 prill 2017.
  13. ^ Plus, Vizion (8 prill 2017). "Ekzekutohet Artan Cuku, ish-drejtori i policisë së Vlorës". Vizion Plus. fq. 1. Marrë më 8 prill 2017.
  14. ^ "Former Police Director Executed in Tirana". ALBANIA DAILY NEWS (në anglisht). Marrë më 2023-01-26.
  15. ^ TV Klan, TV Klan (9 prill 2017). "Të afërm miq e kolegë përcjellin Artan Cuku" [Relatives, friends and colleagues accompany Artan Cuku]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 9 prill 2017.
  16. ^ TV Klan, TV Klan (9 prill 2017). "Policia e Shtetit mban sot homazhet për Artan Cukun" [The State Police pays tribute to Artan Cuku today]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 9 prill 2017.
  17. ^ Ora News, Ora News (9 prill 2017). "Homazhet për Artan Cukun, i jepet lamtumira oficerit të policisë". Ora News. fq. 1. Marrë më 9 prill 2017.
  18. ^ Vizion Plus, Vizion Plus (9 prill 2017). "Homazhe për ish-zyrtarin e policisë Artan Cuku" [Homage to former police official Artan Cuku]. Vizion Plus. fq. 1. Marrë më 9 prill 2017.
  19. ^ Top, Channel (9 prill 2017). "Përcillet ish-drejtuesi i policisë". Top Channel. fq. 1. Marrë më 9 prill 2017.
  20. ^ Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme (14 qershor 2017). "Medalje nderi për ish-oficerin Artan Cuku". Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2023. Marrë më 14 qershor 2017.
  21. ^ [./File:Artan_Cuku_medalje_nderi.jpg ]
  22. ^ TV Klan, TV Klan (14 qershor 2017). "Medalje Nderi pas vdekjes për Artan Cukun" [Posthumous Medal of Honor for Artan Cuku]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 14 qershor 2017.
  23. ^ Ora News, Ora News (14 qershor 2017). "Demiraj nderon me Medaljen e Nderit oficerin e vrarë Artan Cuku". Ora News. fq. 1. Marrë më 14 qershor 2017.
  24. ^ [./File:"Golden_Eagle_Decoration".jpg ]
  25. ^ TV Klan, TV Klan (27 qershor 2017). "Presidenti Nishani dekoron pas vdekjes Artan Cukun" [President Nishani posthumously decorates Artan Cuku]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 27 qershor 2017.
  26. ^ Ora News, Ora News (28 qershor 2017). "Nishani dekoron pas vdekjes ish-komisarin e vrarë, Artan Cuku". Ora News. fq. 1. Marrë më 28 qershor 2017.
  27. ^ Klan Kosova, Klan Kosova (28 qershor 2017). "Nishani nderon me medalje ish-komisarin e ndjerë Artan Cuku". Klan Kosova. fq. 1. Marrë më 28 qershor 2017.
  28. ^ Koha, Jone (28 qershor 2017). "Presidenti Nishani dekoron pas vdekjes komisarin e ekzekutuar Artan Cuku". Koha Jone. fq. 1. Marrë më 28 qershor 2017.
  29. ^ [./File:Honorary_Citizen_of_Dibër_Artan_Cuku.jpg ]
  30. ^ gazetabulqiza, gazetabulqiza (19 shtator 2019). ""Nderi i Qarkut Dibër" për heroin e atdheut Artan Cuku" ["Honor of Dibër District" for the hero of the homeland Artan Cuku]. gazetabulqiza. fq. 1. Marrë më 19 shtator 2019.
  31. ^ Ministria e Brendshme, Republika e Shqipërisë (8 prill 2019). "Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Artan Cuku shpallet "Dëshmor i Atdheut"" [Former State Police officer, Artan Cuku is declared "Martyr of the Homeland"]. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2023. Marrë më 8 prill 2019.
  32. ^ [./File:Martyr_of_the_Homeland_Artan_Cuku.jpg ]
  33. ^ Top, Channel (8 prill 2019). "Komisar Artan Cuku shpallet "Dëshmor i atdheut"". Top Channel. fq. 1. Marrë më 8 prill 2019.
  34. ^ ABC News, ABC News (8 prill 2019). "Komisar Artan Cuku shpallet "Dëshmor i Atdheut"". ABC News. fq. 1. Marrë më 8 prill 2019.
  35. ^ Ora News, Ora News (8 prill 2019). "Artan Cuku, "Dëshmor i Atdheut", Lleshaj: Numri i policëve të vrarë, alarmant". Ora News. fq. 1. Marrë më 8 prill 2019.
  36. ^ [./File:Artan_Cuku_Honor_of_Dibër_District.jpg ]
  37. ^ [./File:Artan_Cuku_road_in_Peshkopi,_Albania.jpg ]
  38. ^ "Ceremonia për emërtimin e një rruge në qendër të qytetit të Peshkopisë me emrin e "Dëshmorit të Atdheut" Artan Cuku! – Këshilli i Qarkut DIBËR". Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2023. Marrë më 2023-01-26.
  39. ^ Mima, Gjergji (2022-01-14). "Rruga në Peshkopi me emrin e Dëshmorit të Policisë, Artan Cuku - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2023. Marrë më 2023-01-26.
  40. ^ Ora News, Ora News (14 janar 2022). "Një rrugë në qendër të Peshkopisë, merr emrin e Dëshmorit të Atdheut, Artan Cuku" [A street in the center of Peshkopia is named after the Martyr of the Homeland, Artan Cuku]. Ora News. fq. 1. Marrë më 14 janar 2022.
  41. ^ Vizion Plus, Vizion Plus (14 janar 2022). "Peshkopi, emërtohet një rrugë me emrin Artan Cuku" [Peshkopi, a street is named after Artan Cuku]. Vizion Plus. fq. 1. Marrë më 14 janar 2022.
  42. ^ [./File:Honorary_CItizen_Mr._Artan_Cuku_certificate.jpg ]
  43. ^ "U vra 5 vite më parë, shpallet qytetar nderi në Kamzë ish-komisari Artan Cuku - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2023-01-26.
  44. ^ Ora News, Ora News (10 prill 2022). "Artan Cuku, Qytetar Nderi i Kamzës pas vdekjes" [Artan Cuku, Honorary Citizen of Kamza posthumously]. Ora News. fq. 1.
  45. ^ ABC News, ABC News (10 prill 2022). "Ish komisari i vrarë Artan Cuku, shpallet "Qytetar Nderi" në Kamzë". ABC News. fq. 1. Marrë më 10 prill 2022.
  46. ^ [./File:Kamëz_Palace_of_Culture_Named_after_Artan_Cuku.jpg ]
  47. ^ a b panorama, panorama (2023-01-26). "Përjetësimi i Kryekomisar Artan Cukut". panorama. Marrë më 2023-01-26.
  48. ^ panorama, panorama (7 nëntor 2022). "Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka zhvilluar të shtunën Kupën e Shqipërisë për të rritur, aktivitet që këtë edicion vinte në nderim të Dëshmorit të Atdheut, Artan Cuku". panorama. fq. 1.
  49. ^ a b
    Vendimi Keshillit Bashkiak Durres
  50. ^ "Pallati i Kulturës Kamëz merr emrin e Dëshmorit të Atdheut Artan Cuku! Kryebashkiaku Rakip Suli: Nga sot "Qytetar Nderi" i Kamzës duke e përjetësuar emrin dhe kontributin e tij të lavdishëm në historinë e qytetit tonë – Bashkia Kamëz" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-01-26.
  51. ^ TV Klan, TV Klan (10 prill 2022). "Pallati i Kulturës në Kamzë emërtohet "Artan Cuku"" [The Palace of Culture in Kamze is named "Artan Cuku"]. TV Klan. fq. 1. Marrë më 10 prill 2022.
  52. ^ Qafoku, Roland (2017). 100 (njëqind) vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar : (në të gjitha trojet shqiptare) : 1912 - 2017 (në ISO 639-1) (bot. 1st). Tiranë, Albania: West Print. fq. 717–724. ISBN 9789928249111.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  53. ^ Global, Initiative (15 qershor 2020). "Faces of Assassination" (PDF). Global Initiative. 1st (1): 48–49 – nëpërmjet idpc Faces of Assassination - Virtual book and campaign launch.
  54. ^ Global Initative, Against Transnational Crime (2020). Faces of Assassination (në ISO 639-1) (bot. 1st). Geneva, Switzerland: Global Initiative. fq. 48–49. ISBN 9789928249524.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  55. ^ Daci, Fatos (2020). Personalitetet e Dibrës, Enciklopedia e Dibrës (në ISO 639-1) (bot. 3rd). Tiranë, albania: West Print. fq. 131–132. ISBN 9789928249524.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  56. ^ Prençi, Ahmet (2018). Artan Cuku, in memoriam (në ISO 639 1) (bot. 1st). Tiranë, Albania: Dita Print. fq. 1–268. ISBN 9789928229229.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  57. ^ Daci, Fatos (2020). Jam pri` Lure (në ISO 639-1) (bot. 1st). Tiranë: Dita Print. fq. 1–392. ISBN 9789928229663.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  58. ^ Rama, Halil (10 prill 2024). Rilindja e Emrave [Rebirth of Names] (bot. 1st). Albania: Halil Rama. fq. 194–203. ISBN 9789928396051.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Data dhe viti (lidhja)
  59. ^ Hilë, Bajram; Lushaku, Ibraj (2023). Të Rënët [The Fallen] (bot. 2nd). Albania: BotimetFishta. fq. 442–450. ISBN 9789928329943.