Bejtullah Destani
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Bejtullah Destani ka lindur më 13 gusht 1960 në Prizren. Destani është studiues shqiptaro-britanik.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më 1980 ka filluar studimet në shkencat politike në Beograd. Më 1986 ka publikuar në Beograd, librin e tij të parë, ‘Bibloigrafi e Zgjedhur e Librave mbi Shqipërinë 1850-1984’. Për shkak të situatës gjithnjë e më të rrezikëshme në vendlindjen e tij Kosovë, në 1991 emigroi në Londër-Mbretëria e Bashkuar, ku jeton dhe sot.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Destani ia ka dedikuar jetën e tij studimeve shqiptare, në veçanti kërkimeve mbi marëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare dhe ka bërë zbulime të rëndësishme për historinë shqiptare, në bibliotekat dhe arkivat britanike, gjermane, austriake, italiane, turke e më gjerë. Në tetor 2008 u emërua Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, të sapohapur në Londër dhe në nëntor 2009 emërohet Ministër Këshilltar, pozicion të cilin e mban akoma dhe sot. Destani shumë shpejt për bordin e shoqërisë që themeloi, ia arriti të përfitojë emra të shquar rreth kulturës dhe historisë shqiptare(1).
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1997, Bejtullah Destani themelon Qendrën bamirëse “Qendra për Studime Shqiptare”, në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj Qendre, të publikojë apo ripublikojë një numër të konsiderueshëm të veprave më të rëndësishme për studimet shqiptare si:
- “Shqipëria dhe Kosova, Kufinjtë Politikë dhe Etnikë, 1867-1946”, Dokumenta dhe Harta, nga Bejtullah Destani, Slough (sot Cambridge Archive Edition-Cambridge University Press) 1999
- “E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, Çështje Historike dhe Kritike”, nga Vaso Pasha, Londër 1999
- Harry Hodgkinson: “Skënderbeu”, Londër 1999
- Faik Bej Konica: “Korespondencë e zgjedhur 1896-1942”, Londër 2000; Wadham Peacock: “Shqipëria e Egër”, Londër 2000
- M. Edith Durham: “Shqipëria dhe Shqiptarët, Artikuj dhe Letra të Zgjedhura, 1903-1944”, Londër 2001
- Bejtullah Destani (editor): "Mali i Zi-Kufinjtë Etnikë dhe Politikë 1840-1920” (2 vëllime), Londër 2001
- Dayrell R. Okley-Hill: “Një Anglez në Shqipëri, Kujtimet e një Oficeri Britanik, 1929-1955”, Londër 2002
- Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Etnike në Ballkan, 1860-1971”, (6 vëllime), Slough 2004
- Duncan Heaton-Armstrong: “6 Muaj Mbretëri-Shqipëria 1914”, Londër 2004
- Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet në Lindjen e Mesme, Minoriteti Izraelit në Vendet Arabe, 1841-1974”, (3870 faqe të përmbledhura në 6 vëllime), Slough 2005
- Bejtullah Destani (editor): “Komunitetet Fetare në Jeruzalem dhe Minoritetet në Izrael, 1843-1974”, (2900 faqe të përmbledhura në 4 vëllime), Slough 2005
- Gjergj Fishta (përkthyer nga Robert Elsie): "Lahuta e Malësisë", Londër 2005
- Robert Elsie: "Historia e Letërsisë Shqipe", Londër 2005
- Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Kurd, 1918-1974”, (4 vëllime) Slough 2006
- Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Druzh, 1840-1974”, (4 vëllime), Slough 2006
- Owen Pearson: “Shqipëria në Shekullin e Njëzetë: Një Histori”, (3 vëllime), Londër 2006
- Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Myslimane në Vendet Arabe”, (4 vëllime), Slough 2006
- Clarisa de Waal: “Shqipëria sot”, Londër 2007; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Kristiane në Lindjen e Mesme", (10 vëllime), Slough 2007
- Arthur Evans: "Iliria e Lashtë", Londër 2007
- Bejtullah Destani dhe Robert Elsie (editor): "Eduard Liri në Shqipëri”, Londër 2008
- Fatos Lubonja: “Ridënimi”, Londër 2009
- Anna Di Lelio: "Beteja e Kosovës", Londër 2009; Bejtullah Destani dhe Jason Tomes (editor): Miku më i Madh i Shqiptarëve-Aubrey Herbert dhe Krijimi i Shqipërisë Moderne", me parathënie të Noel Malcolm, Londër 2011
- Sir Arthur Evans: “Letra Shqiptare: Nacionalizmi, Pavarësia dhe Lidhja Shqiptare", Londër 2011