Jump to content

Beqir Grebene

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bekir Fikri)
Beqir Fiqri

Beqir Fiqri i njohur si Beqir agë Grebeneja (Grebené, 1882 - Sarikamish, 21 dhjetor 1914) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane.

U lind në fshatin Çurhli të kazasë së Grebenesë, në një familje shqiptare,[1] burimet e tjera e shfaqin prejardhjen e tij si shqiptaro-turke[2] apo muslimane greqishtfolëse.[3][4]

Beqiri ndoqi të mesmen ushtarakeManastir dhe më pas Akademinë Ushtarake HarbiyeStamboll, ku u diplomua më 1903. U dërgua të shërbente në Jemen, prej ku u kthye pas tre vjetëve. Më 1907 u caktua në krye të një batalioni në vendlindje ku veproi kundër çetave, në dhjetor të po atij viti iu bashkua Komitetit "Bashkim e përparim".[5]

Më 1908, pak pasi ishte transferuar në Allasonja, mori vesh se Ahmet Njazi bej Resnja kishte dezertuar dhe nisur Revolucionin Xhonturk,[6] Grebeneja ndoqi shembullin e tij dhe shkoi në vendlindje, ku pas një fjalimi arriti të mblidhte për pak kohë një çetë të madhe të cilën e armatosi nga depot ushtarake të vendit.[5][7]

Gjatë luftës, i ati, e ëma, xhaxhai dhe dy motrat ia vranë grekët. Grebeneja ishte i mendimit se turqit duhet të luftonin së bashku me shqiptarët kundër grekërve.[8] Komandonte detashmentin e Grebenesë në korpusin që luftoi në mbrojtjen e Janinës,[9] me njësitin e tij u përball me grekët në veri të liqenit të Janinës, në betejën e Dristnikut.[10] Mbrojti gjithashtu vendlindjen e tij nga sulmet greke.[11] Në 10 Nëntor 1912, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke, Konstandini nxorri dekret që jepte 10.000 Dhrahmi për kapjen ose vrasjen e Grebenesë.[12]

Tërheqja e korpusit të shtatë osman e detyroi Beqirin të bënte për gjashtë muaj të tjerë luftë kaçake kundër grekërve. Gjatë kësaj kohe, me veprimtarinë e tij mbuloi një territor 100 km të gjatë nga Janina në Kozhani dhe mbante të angazhuar 10-15 batalione dhe trupa të parregullta greke.[11] Në zonën mes Leskovikut dhe Konicës, trupat e tij i dërrmuan trupat greke.[8] Për shërbimet e tij, u gradua jyzbash/kapiten, u mbiquajt "Kahremani i Grebenesë" (Heroi i Grebenesë)[8] dhe bashkëluftëtarëve të tij Sulltan Mehmeti V u dha titullin vatansever (atdhedashësit).[13]

Pas luftës, Grebeneja shërbeu në Stamboll duke ruajtur pallatet qeveritare dhe më pas u nis për në Shqipëri.[14]

Plani për aleancën osmano-bullgaro-shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria xhonturke në fuqi caktoi Grebenenë që të krijonte një lëvizje për kthimin e Shqipërisë nën syzerenitetin osman[15][16] duke synuar kompensimin e humbjes së territoreve perandorake gjatë luftës dhe fuqizimin e saj në Ballkan sërish. Pakënaqësia e zgjedhjes së monarkut për Shqipërinë e dha këtë mundësi. Autoritetet osmane e nisën Grebenenë, asokohe me gradën binbash/kolonel, nga Stambolli në Sofie për në Shkodër[16] i shoqëruar nga Zija bej Gjakova dhe Zenel bej Peja,[17] nëntorin e 1913 me 5,000 napolona ar që të fitonte përkrahës, biseda diplomatike dhe komunikim telegrafik me Stambollin. Grebeneja ia doli të bindte parinë e Shkodrës që të përkrahnin Ahmed Izet Pashën që të vinte si mbret i Shqipërisë,[16] por sipas kujtimeveSejfi Vllamasit kjo nuk qëndron.[18] Më pas udhëtoi në Durrës ku u takua me Esad pashë Toptanin,[17] prej ku i nisi një letër Stambollit që t'i nisnin trupa dhe armatime.[16]

Si emisar i Izet Pashës, kontaktoi Ismail Qemalin, që kishte shpallur pavarësinë shqiptare nëntorin e 1912 gjatë Luftës Ballkanike.[1][16] I parashtroi planin për rikthimin osman në një veprim ushtarak të trupave osmane, shqiptare e bullgare kundër Serbisë dhe Greqisë. Shpërblimi tokësor për shtetin shqiptar do të ishin viset e Kosovës dhe Çamërisë që Konferenca e Londrës ua kishte dhënë Serbisë dhe Greqisë.[19] Qemali iu zotua Grebenesë për besnikëri ndaj Izet Pashës dhe garantimin e futjes së trupave dhe armatimit osman në viset shqiptare për një luftë guerrile ndaj serbëve e grekërve.[20][16] Pas këtyre negociatave, Grebeneja kontaktoi Stambollin dhe i kërkoi 200-300 kuti me armatime me plumba, katër mitraloza dhe katër topa që t'i dërgoheshin në Vlorë. Janarin e 1914 mbi 200 ushtarakë osmanë veshur shqiptarisht zbarkuan nga anija Maran në skelën e Vlorës që të shtienin në dorë qytetin gjatë natës dhe të shpallnin Izet Pashën mbretin e Shqipërisë.[14][16]

Serbët i ranë në erë komplotit dhe konsulli serb në Vlorë, Gavrilović, ia raportoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit.[16][20] KNK-ja autorizoi oficerët hollandezë, si trupë neutrale e caktuar nga Fuqitë e Mëdha, që të shpallnin gjendjen e emergjencës dhe të ndalnin Grebenenë.[16][19][20] Gjatë kontrollit në portin e Vlorës, u zbuluan 11 oficerë dhe 200 trupa osmane. Edhe 20 të tjerë u arrestuan, së bashku me Grebenenë[14] dhe Çerçiz Topullin.[17] Gjatë gjyqit, doli në pah komploti dhe gjykata ushtarake e KNK-së me në krye gjeneralin De Veer e dënoi me vdekje,[14] më pas u fal me burgim të përjetshëm,[20] ndërsa Ismail Qemali dha dorëheqjen.[19] Pas përpjekjeve të autoriteteve osmane, Grebeneja më 18 gusht 1914 u lirua.[21]

Më pas u transferua në frontin e Kaukazit, ku luftoi dhe vdiq në betejën e Sarikamishit gjatë Luftës së Parë Botërore.[21] U varros me nderime ushtarake në Erzurum, në lindje të Turqisë. Pas la dy djem, Qemalin dhe Muzafer Grevena.[12]

Shkroi librin Grebene ve Garp Ordusunda Kuvve-i Seyyare (Grevenaja dhe Forcat Mobilizuese në Ushtrinë Perëndimore). Në vitin 2008, libri i tij u ribotua përsëri dhe në prill të 2014, në Aiani të Kozanit në një Konferencë Shkencore u mbajt edhe një kumtesë për figurën e Beqir Grebenesë.[12]

  1. ^ a b Gostentschnigg, Kurt (2017). Wissenschaft im Spannungsfeld von Politik und Militär: Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918. Springer-Verlag. fq. 575. ISBN 9783658189112. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Hanioğlu 2001, p. 452.
  3. ^ Strauss 2016, p. 132.
  4. ^ Metoki 2016, p. 12.
  5. ^ a b Clayer 2007, p. 571.
  6. ^ Clayer 2007, pp. 570-571.
  7. ^ Hanioğlu 2001, p. 228.
  8. ^ a b c Tütüncü 2017, p. 41. "Balkan Savaşı’nda Annesi, Babası, dayısı ve 2 kız kardeşi Yunanlılar tarafından öldürülmüştür. O intikam almak için Yunanlılara karşı Türklerin ve Arnavutların beraberce savaşmaları gerektiğini fikrini savunmuştur. Leskovik ve Koniça'da gayrinizami harp birlikleri ile yunan ordusunu perişan etmiştir. Bu kahramanlıklarından dolayı Türkiye’de “Grebene kahramanı” olarak anılmış ve yüzbaşılık rütbesiyle şereflendirilmiştir."
  9. ^ Edward J. Erickson, Defeat in Detail, The Ottoman Army in the Balkans, 1912–1913, Westport, Praeger, 2003, p. 170.
  10. ^ Erickson, Edward J. (2003). Defeat in Detail: The Ottoman Army in the Balkans, 1912-1913. Greenwood Publishing Group. fq. 299. ISBN 9780275978884. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) "There were two small-scale battles in early January 1913. The first occurred just to the north of Yanya Lake on January 5-6, 1913, and is known as the Battle of Dristinik. A battalion-sized detachment of some one thousand men under Captain Bekir attacked a Greek force that included some Greek marines. The results were inconclusive, and each side suffered minimal losses."
  11. ^ a b Uyar, Mesut; Erickson, Edward J. (2009). A Military History of the Ottomans: From Osman to Atatürk. ABC-CLIO. fq. 230. ISBN 9780275988760. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b c Llalla, Arben (22 korrik 2015). "Beqir Grebene, koka e të cilit kushtonte rëndë gjatë Luftës së Parë Ballkanike". gazetadielli.com. Dielli. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Metoki 2016, p. 48.
  14. ^ a b c d Tütüncü 2017, p. 41.
  15. ^ Clayer, Nathalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: La naissance d’une nation majoritairement musulmane en Europe [The origins of Albanian nationalism: The birth of a predominantly Muslim nation in Europe]. Paris: Karthala. fq. 705. ISBN 9782845868168. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b c d e f g h i Tütüncü, Mehmet (2017). "Grebeneli Bekir Fikri Bey Albay Thomson'a Karşi 1914 Avlonya Olayı [Grebeneli Bekir Fikri Bey against Colonel Thomson: The Case of Vlorë 1914]". Düşünce ve Tarih. 3 (31): 40–42. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b c Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 232-243nb. ISBN 978-9928-190-91-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 89–90. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b c Winnifrith, Tom (1992). Perspectives on Albania. Springer. fq. 111. ISBN 9781349220502. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ a b c d Kiefer, Dorothea (1979). Entwicklungspolitik in Jugoslawien. Ihre Zielsetzungen, Planungen und Ergebnisse. Oldenbourg Verlag. fq. 320. ISBN 9783486496017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ a b Tütüncü 2017, p. 42.