Duel i heshtur
DUEL I HESHTUR Arkivi i filmit | |
---|---|
Origjinali | Duel i heshtur |
Vendi i prodhimit | Durrës |
Viti i prodhimit | 1967 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 82:59 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Dhimitër Anagnosti |
Skenari | Nasho Jorgaqi |
Muzika e filmit | Nikolla Zoraqi |
Kameramani | Petraq Lubonja |
Drejtori artistik | Teodor Siliqi |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Rikard Ljarja Ndrek Luca Reshat Arbana Bujar Kapexhiu | |
Aktorët tjerë | |
Eglantina Kume Injac Saraçi Fitim Makashi Avzi Hoxha |
Duel i heshtur është film i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re" më 1967 në Shqipëri, i frymëzuar nga ngjarja e Heroit të Popullit Spiro Kote.
Regjia: Dhimitër Anagnosti, Skenari: Nasho Jorgaqi, Muzika: Nikolla Zoraqi. Operator: Petraq Lubonja, operator zëri: Asim Raxhimi - Vangjel Leka. Montazhi: Ismail Balla. As/regjizor: Kristo Jorgji, operator i dytë: Faruk Basha, piktor kostumesh: Astrit Tota, piktor grimior: LLukan Bushi, brigadier ndriçimi: Veli Kastrati, n/drejtor: Fuat Saraçi. Drejtor i filmit: Teodor Siliqi.
Konsulent: Dashamir Ohri.
Ekzekuton orkestra simfonike e Radio - Tiranës dhe e kinostudios "Shqipëria e Re", dirigjent: Ferdinand Deda.
interpretojnë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rikard Ljarja... Skënderi
- Ndrek Luca... Ramiu
- Reshat Arbana... Selami
- Bujar Kapexhiu... Pepini
- Injac Saraçi
- Fitim Makashi
- Eglantina Kume
- Avzi Hoxha
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramiut i kërkohet nga një komandë e një flote të huaj, të dëshmojnë kundër qeverisë shqiptare në gjyqin e Hagës, se kanë minuar një rrugë detare, kanalin e Korfuzit. Në kantierin detar është e ankoruar një anije e flotës ushtarake e cila është për rimont. Rahmiu bën planin e largimit në bashkëpunim me Islamin dhe Pepinin, se si ta rrëmbejnë dhe të mund të largohen nga territori shqiptar. Skënderi, një nga marinarët është roje atë ditë, të cilin e gënjejnë me një pretekstin se një anije është në rrezik, dhe e marrin me vete. Ata i shpjegojnë arsyen përse duhet të largoheshin nga Shqipëria dhe kërkojnë që edhe ai të dëshmojë. Qëllimi i tyre dështon teksa ata luftojnë me marinar Skënderin, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]