Jump to content

Eddie vedder

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eddie Vedder (i lindur në Edward Louis Severson; dhjetor 23, 1964) është një muzikan amerikan i cili më shumë njihet si vokalist dhe si një nga tre gitaristët e rok grupit Pearl Jam. I njohur për vokalin e tij të veçantë dhe të fuqishëm , ai është radhitur në pozitën e #7 në një listë të quajtur "Best Lead Singers of All Time", hartuar nga Rolling Stone.[1]

Ai po ashtu është përshirë në punë fonogramike dhe kontribuoj në albumet e disa artistëve. Në vitin 2007, Vedder realizoj solo albumin e tij të parë për filmin Into the Wild (2007).

EddieVedder

Jeta e tij e herëshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vedder u lind në Edward Louis Severson III në Çikago , me 23 dhjetor, 1964. Prindërit e tij u divorcuan në vitin 1965, kur Vedder ishte ende foshnjë. Nëna e tij shpejt u rimartua , me një njeri të quajtur Peter Mueller. Vedder u rrit duke besuar se Mueller ishte babai i tij biologjik, dhe ai kishe emrin Edward Mueller për një kohë.[2] Origjina e Vedder-it është gjermane dhe daneze.

Vedder filloi të miret me muzikë që nga mosha 12 vjeqare, kur në ditëlindjen e tij të dymbëdhjetë, ai mori një gitar dhuratë nga nëna e tij. Ai veçanërisht gjeti lehtësim në albumin The Who.[3] Ai thotë, "Kur isha reth viteve 15 ose 16.... ndjehësha i tëri i vetmuar...isha i tëri i vetmuar - përveç për muzikën "[4] Nëna e tij dhe Mueller u divorcuan kur Vedder ishte në moshën adoleshente.Nëna dhe vëllau i saj, u shpërngulen në Çikago, por Vedder mbeti me gjyshin e tij ne Kaliforni kështu që nuk kishte nevojë të ndryshonte shkollën e tij.

Pas divorcit, Vedder mësoj të vërtetën në lidhje me prindër të tij: Mueller ishte me të vërtetë njerku i tij. Vedder kishte takuar babain e tij biologjik si një fëmijë, por kishte besuar se Severson ishte thjesht një mik i vjetër i prindërve të tij. Me kohë Vedder mësoj të vërtetën, Severson vdiç nga skleroza. Ai iu bashkangjitë familjes së tij në Çikago, dhe në atë kohë ai ndryshoj emrin e tij në Eddie Vedder. Në vitin 1988, Vedder u bë vokalist për grupin nga San Diego Bad Radio. Origjinaliteti i muzikës u ndikua nga Duran Duran; megjithatë, pasi Vedder iu bashkangjitë grupit Bad Radio, grupi u zhvendos tek një tjetër grup roku ku muzika ishte e ndikuar nga Red Hot Chili Peppers.[5]

Temple of the Dog

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi braktisi Bad Radio, Vedder ishte pa grup, dhe pergjatë viteve të 80ta ai punoi me kohë të pjesshme si një shoqërues në një lokal nate. Nëpërmjet skenës së muzikës së Kalifornisë Jugore, Vedder takoj ish bateristin e grupit Red Hot Chili Peppers Jack Irons, i cili u bë një mik i Vedder dhe i cili do të luaj basketboll me të.[6] Më vonë në vitin 1990, Irons i dha një kasetë demo të një grupi Seattle,në Uashington ku ishin në kërkim për një këngëtar.Ai e dëgjoi shkurtimisht kasetën përpara se të shkonte, ku teksti i pëlqej shumë.[7] Vedder shkroi tekstet për tri këngët ku më vonë ai i përshkruajti si një "mini-opera" drejtë Mama-Bir. Kënget tregojnë storien për një djalë të ri i cili, sikurse Vedder, mëson se ka qenë i gënjyer rreth prindërve të tij dhe për atë se babai i tij ka vdekur.[7] Vedder inçizoj vokalet për të tri kënget, dhe ia dërgoj Seattle.Tri kënget te cilat më vonë u bëne pjesë e Pearl Jam "Alive", "Once", dhe "Footsteps". Pasi që degjuan kasetën e Vedder, anëtarët Stone Gossard dhe Jeff Ament ftuan Vedder te iu bashkangjitet grupit të ri Seattle. Ata ishin menjëherë të mahnitur nga muzika e tij unike.


Eddie Vedder

Pearl Jam u formua në vitin 1990 nga Ament, Gossard, and McCready,[7] ku më vonë iu bashkangjitë edhe Vedder së bashku me tre baterista të tjerë. Grupi fillimisht mbante emrin Mookie Blaylock, por u detyrua te ndryshoj këtë emër kur grupi nënshkroj në Epic Records në vitin 1991.Grupi arriti popullaritetin e papritur dhe vëmendje të caktuar në skenën Seattle me anë muzikës dhe zhanërit të njohur si grunge. Kënga "Jeremy" morri Grammy Award të nominuar për Best Rock Song dhe Best Hard Rock Performance në vitin 1993.[8] Pearl Jam pranoi katër çmime në vitin 1993 MTV Video Music Awards për video dhe muzikën e tij "Jeremy",duke përfshirë Video of the Year dhe Best Group Video.[9] Ten u rangua në pozitën e 207 në listen e magazinës Rolling Stone 500 greatest albums of all time,[10] dhe "Jeremy" u rangua në pozitën e 11 në listën VH1 100 këngët më të mira të viteve 90ta.

Pas një orar intensiv nëpër turne, grupi shkoi në studio për të regjistruar albumin e tij të dytë në studio Vs., ku e lansuan në vitin 1993. Pas lansimit, Vs. vendosi rekord në kohë për kopjet e shitura të albumit mbrenda një jave,[11] dhe për pesë javë ishin në pozitën e parë në Billboard 200. Vs. u nominua për Grammy Award for Best Rock Album në vitin 1995.

Ndjenja e presionit të suksesit, dhe barrë e popullariteti të Pearl Jam-së bie mbi Vedder,[7] kështu që grupi vendosi që të ul nivelin e promovimit për albumet e tij , duke përfshirë refuzuimin për realizimin e videove te muzikës.[12] Çështja e Vedderit me famë erdhi nga ajo që ai e deklaroi si "çfarë ndodh kur shumë nga këta njerëz fillojnë të mendojnë që ju mund të ndryshojë jetën e tyre, ose për të shpëtuar jetën e tyre ose çfarëdo dhe të krijojnë pritjet e tyre të pamundura" . "[13] Vedder iu referohet kësaj çështje me anë të kënges "Lukin" nga No Code.[14]

Projektet e tjera muzikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vedder duke performuar në premieren Body of Warnë vitin 2007 Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto

Kontributi ne Fongrami

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vedder ka kontribouar në versionin solo , duke përfshirë muzikën e filmit Dead Man Walking (1995), I Am Sam (2001), A Brokedown Melody (2004), Body of War (2007), dhe Reign Over Me (2007). Vedder bashkëpunoj me një muzikant Paskitanez Nusrat Fateh Ali Khan për kontributin e tij tek Dead Man Walking soundtrack. Vedder shkroi "Man of the Hour" që Pearl Jam për Tim Burton Big Fish Soundtrack (2003). Vedder shkroi dy kënget për dokumentarin e vitit 2007, Body of War, prodhuar nga Ellen Spiro dhe Phil Donahue: "No More" (një këngë që i referohet luftës në Irak, Iraq War) dhe "Long Nights". Pearl Jam inçizuan një version cover të këngës Who "Love, Reign o'er Me" për filmin Reign Over Me, i cili ka titullin nga kënga. Në vitin 2010, Vedder inçizoj një këngë të re, "Better Days", i cili shfaqet në muzikën e filmit të vitit 2010 Eat Pray Love.[15][16]

Filmi Into the Wild

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vedder kontribuoj në albumin me këngë të pasura për filmin soundtrack film i vitit 2007 , Into the Wild. Këngët e këtij albumi u realizuan më 18 shtator të vitit 2007 , përmes J Records. Përfshinë Indio këngen "Hard Sun" dhe Jerry Hannan kënga "Society".[17] Ai thotë se , "Ishin më shumë zgjedhje. Storiet ishin atje skenat ishin ajte."[18] Vedder's songs written for the film feature a folk sound. Thom Jurek of AllMusic called the soundtrack a "collection of folksy, rootsy tunes where rock & roll makes fleeting appearances."[19] Vedder fitoj një 2008 Golden Globe Award për këngen "Guaranteed" nga Into the Wild.[20] Ai ishte gjithashtu i nominuar për Golden Globe Award për kontributin e tij origjinal ne film.[21] "Guaranteed" ishte po ashtu i nominuar në vitin 2008 World Soundtrack Award në kategorinë Best Original Song Written Directly for a Film.[22]2009 Grammy Awards, "Rise" pranoj nominim per Best Rock Vocal Performance, Solo.[23]

Vedder realizoj albumin e tij të dytë të titulluar Ukulele Songs, një permbledhje e këngëve origjinale të performuara ne ukulele, me 31 maj të vitit 2011.Kenga e pare nga albumi, "Longing to Belong," u realizua me 21 mars.

Performancat live

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Eddie Vedder në Philadelphia me 22 tetor 2013

Gjatë karrierës të Pearl Jam, Vedder ka marrë pjesë në disa koncerte të grupit. Herët gjatë ekzistencës të grupit Pearl Jam, Vedder dhe grupi u bënë të njohur për live performancat e tyre të mahnitshme.Duke u kthyer mbrapa në kohë, Vedder thotë se, " Është vështirë për ne të shikosh performancat e mëhershme , edhe pse njerzitë mendojnë se ishim të zjarrtë dhe të ri. Të luash muzikë për aq shum kohë sa kam qenë duke luajtur muzikë unë dhe të kesh një audiencë të madhe dhe gjëra të tilla, është thjeshtë një forcë e papërshkrueshme një lloj tjetër energjije."[24]

  1. ^ "Rolling Stone Readers Pick the Greatest Lead Singers of All Time". Rolling Stone (në anglisht). Marrë më 26 korrik 2012.
  2. ^ Hinckley, David. "Eddie Vedder on the Record: Pearl Jam's Private Front Man Opens Up About Rock Stardom and Where His Music Is Heading" Arkivuar 24 shkurt 2009 tek Wayback Machine. New York Daily News. August 10, 1999.
  3. ^ Kot, Greg. "Rebels With a Cause". Chicago Tribune. July 9, 1995.
  4. ^ Hilburn, Robert (1 maj 1994). "He Didn't Ask for All This". Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 2009-04-25.
  5. ^ Colapinto, John. "Pearl Jam's Mystery Man" Arkivuar 22 maj 2009 tek Wayback Machine. Rolling Stone. November 28, 1996.
  6. ^ Wall, Mick. "Alive". Nirvana and the Story of Grunge. Q p. 95
  7. ^ a b c d Crowe, Cameron (28 tetor 1993). "Five Against the World". Rolling Stone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2007. Marrë më 2007-06-23.
  8. ^ "Clapton Tops List of Grammy Nominations". The Seattle Times. 7 janar 1993. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2011. Marrë më 2008-08-03. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "1993 Video Music Awards" (në anglisht). MTV.com. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 2008-08-02.
  10. ^ "The 500 Greatest Albums of All Time". Rolling Stone. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2008. Marrë më 2008-05-06. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Hajari, Nisid (19 nëntor 1993). "Pearl's Jam". Entertainment Weekly (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2011. Marrë më 2007-08-31.
  12. ^ Ashare, Matt. "The Sweet Smell of (Moderate) Success". CMJ. July 2000.
  13. ^ Jones, Allan. "Unë nuk jam Krishti juaj '" Melody Maker. May 21, 1994.
  14. ^ Hiatt, Brian (16 qershor 2006). "The Second Coming of Pearl Jam". Rolling Stone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2007. Marrë më 2007-06-22.
  15. ^ Eat Pray Love (2010) – IMDb
  16. ^ "New Eddie Vedder track, Better Days to be on Eat Pray Love Soundtrack". pearljam.com. Marrë më 2010-06-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Cohen, Jonathan. "Vedder Goes Solo For 'Into The Wild' Soundtrack". Billboard. July 4, 2007.
  18. ^ Cohen, Jonathan. "Q&A: Penn, Vedder go where the "Wild" things are". Reuters. October 26, 2007.
  19. ^ Jurek, Thom. "Into the Wild". AllMusic.
  20. ^ "65th Golden Globe Awards Nominations & Winners" (në anglisht). goldenglobes.org. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2010. Marrë më 2008-01-13.
  21. ^ Cohen, Jonathan. "Vedder, Shakira Snag Golden Globe Music Nods". Billboard. December 13, 2007.
  22. ^ "Nominees World Soundtrack Awards 2008 announced". worldsoundtrackawards.com. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2009. Marrë më 2008-08-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "The 51st Grammy Awards Nominations List" (në anglisht). grammy.com. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2008. Marrë më 6 qershor 2015.
  24. ^ Hiatt, Brian (20 qershor 2006). "Eddie Vedder's Embarrassing Tale: Naked in Public". Rolling Stone (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2008. Marrë më 2009-03-03.