Jump to content

Ferid pashë Vlora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ferid Vlora)
Ferit Vlora

Mehmet Ferid pashë Vlora (Janinë, 1852 - Sanremo, 1914) ishte nëpunës i administratës, ministër i punëve të brendshme dhe sadrazem në Perandorinë Osmane, ndihmëtar i çështjes kombëtare dhe kryetar i kolonisë shqiptare të Stambollit.

Lindi në Janinë, i biri i Mustafa pashë Vlorës dhe Naile hanëm Janinës. I ati nga një oxhak i hershëm bejler ishte caktuar me punë administrative në Janinë, e ëma vinte nga degëzimi Janina i një familjeje po të moçme bejlere që kishin qeverisur Janinën.[1] Kreu ryzhdijen dhe më pas gjimnazin "Zosimea" në Janinë, ku nxuri greqisht. Privatisht i është dhënë arabisht, frëngjisht dhe italisht. Ferid Pashë Vlora ishte ministër i punëve të brendshme në Perandorin Osmane në vitin 1909.[2]

Djali i tij ishte Nuredin Vlora.

Nëpunësia në administratën perandorake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1867 u bë sekretari i babait të vet, kur ai ishte Mytesarif në Rethymna të Kretës (vilajeti i Gjiritit). Gjendet në Heraklion, Mostar, Sarajevë, Stamboll dhe Halep në shërbimin civil dhe me zyra në drejtësi, mori pjesë në komisione të ndryshme. Më 1874 lëviz në Stamboll me rritjen në detyrë të të atit, me shpejtësi rritet karriera e tij administrative si pjesëtarë në një nënkomitet (Şura-yı Devlet) dhe më 1884 anëtar i Departamentit të Reformave.

Më 1898 me gradën e vezirit emërohet vali në Konja, duke bërë shërbime të mëdha në atë vend me ndërtesa, lulishte, ura e rrugë, magazina dhe baraka ushtarake, shkolla, spitale dhe ujësjellësin. Rikonstruktoi monumentet Selxhuke. Luftoi kaçakët, nxiti industrinë e tapeteve dhe ndërtoi molin dhe portin e Antaljës. Gjatë kësaj kohe, e shoqja e sëmurë Refete hanëm Libohova, e bën të pavolitshëm qëndrimin në klimën e vështirë Konjës. Atëkohë Konjën e viziton ambasadori gjerman marshalli Von Bibershtajn, i cili kishte fituar besimin e Sulltan Abdyl-Hamitit II. Lëviz drejt Stambollit në krye të një komisioni, dhe më pas emërohet kryeministër më 15 janar 1903.

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 609. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kajtaz Rrecaj : Ali Asllani, VEPRA 2, POEZI (II) JETA DHE VEPRA, fq.137. Redaksia e botimeve RILINDJA, Prishtinë 1984.