Flutura në kabinën time
Flutura në kabinën time Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Flutura në kabinën time |
Origjinali | Flutura në kabinën time |
Vendi i prodhimit | Laç, Lezhë, Burrel |
Viti i prodhimit | 1988 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 93:27 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Vladimir Prifti |
Skenari | Teodor Laço |
Muzika e filmit | Hajg Zaharian |
Kameramani | Ilia Teprini |
Drejtori artistik | Bujar Barçi |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Ndriçim Xhepa Luiza Xhuvani Reshat Arbana Tinka Kurti | |
Aktorët tjerë | |
Guljelm Radoja Shpresa Bërdëllima Bledar Xhani Kastriot Çaushi |
Filmi "Flutura në kabinën time" prodhim i vitit 1988.
Regjia: Vladimir Prifti, Skenari: Teodor Laço, V. Prifti, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Hajg Zaharian.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tom Melgushi, i mbetur jetim dhe i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer ne fshat. Toma perceptohet si njeri rebel dhe i serte nga shoqeria, reputacioni i keq i te cilit shtohet nga pirja e alkoolit dhe sjellja e tij e ashper me njerezit. Ai ka nje lidhje afektive me Ketin, e cila e do dhe kerkon qe ata ta zyrtarizojne kete lidhje, gje per te cilen Toma nuk eshte gati.
Njekohesisht, Toma zhvillon një ndjenjë te vecante per Fluturen, mesuesen e biologjise qe ka ardhur nga qyteti. Ai e shoqeron ate disa here ne rrugen per ne qytet dhe arrin te krijoje nje marredhenie deri diku miqesore me te. Nga ana tjeter, Flutura bie pre e paragjykimeve te shoqeve te saj per shoqerine e saj me Tomen. Ajo nuk ndan te njejtin mendim me to ne lidhje me Tomen por, detyrohet te rezervohet per hir te opinionit. Flutura eshte e fejuar ne qytet por shprehet se per Tomen ndihet ndryshe. Nderkohe, marredhenia e Tomes me Ketin merr nje rrjedhe te papritur ndersa ai i jep fund kesaj lidhje sepse ndihet i presionuar nga Keti per te zyrtarizuar marredhenien e tyre.
Nje dite, teksa Toma ben rrugen e zakonshme per ne qytet, has ne rruge Fluturen dhe nxenesin e saj, Kirin, te cilin Toma e quan "Iriqi" ne terma miqesore. Toma e zbret Kirin dhe vijon rrugen per ne qytet. Gjate rruges, Toma vazhdon me shakate dhe tregimet e veta pa e kuptuar se eshte duke e trembur Fluturen. Ai shqetesohet sepse dera e pasagjerit eshte e prishur dhe mund te hapet gjate rruges dhe insiston here pas here qe Flutura te mos mbeshtetet te dera po te vije me prane tij. Flutura nuk i beson keto aludime dhe mendon se Toma ka qellim tjeter ndaj saj, prandaj ne frike e siper, shtyn deren dhe hidhet nga makina. Toma vetem atehere e kupton se c'ka bere. E transporton ne spital ku ajo rifiton ndergjegjjen dhe largohet. I rikthehet nje turbullire psikologjike te zhytur ne alkool dhe deshperim te thelle per ate qe ndodhi. Kalon nje periudhe shume te veshtite emocionale dhe psikologjike e cila zgjidhet kur ai ia tregon familjareve te tij te cilet e qetesojne dhe e udhezojne ta takoje Fluturen. Ajo nuk e ka denoncuar. Ai e takon Fluturen per t'i kerkuar falje por ajo i thote se nuk do te kujtoje me asgje nga ajo nate. Toma largohet dhe kujton momentet e lumtura kur kapte flutura ne lendina per t'ia dhururar Flutures per kabinetin e saj te biologjise.
Aktorët:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndriçim Xhepa, Tome Melgushi
Luiza Xhuvani, Flutura, Mesuesja e Biologjisë
Reshat Arbana, Kola, Xhaxhai
Tinka Kurti, Marta
Guljelm Radoja, shef Marku
Shpresa Bërdëllima, Keti
Kastriot Çaushi, Miri, i fejuari i Fluturës
Frederik Ndoci, Leka
Suela Konjari, shoqe e Fluturës
Bledar Xhani, vogëlush Kiri
Edmond Budina, Mjeku
Lidhje të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://www.youtube.com/watch?v=qmL7JQjeypk