Jump to content

Hasan Tahsin Beu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hasan Tahsin Beu

Hasan Tahsin Beu (27 gusht 1878 - 5 dhjetor 1939), i njohur edhe si Hasan Tahsin Uzer, ishte një burokrat dhe politikan osman dhe më vonë turk. Hasan Tahsin ishte pasardhës i drejtpërdrejtë i Skënderbeut. Hasan Tahsin lindi në Selanik dhe ishte mik i ngushtë i themeluesit të shtetit Mustafa Qemal Atatürk. Ai shërbeu si deputet në parlamentin turk si një anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP).

Gjatë gjithë karrierës së tij si politikan, Tahsin shërbeu si guvernator në disa qytete osmane duke përfshirë Ajdën, Erzurum, Van dhe provincën e Sirisë. Më pas, ai shërbeu si zëvendës në qytetet Ardahan, Erzurum dhe Konia. Gjatë gjenocidit armen, ai ishte bashkëpunëtor në masakrat e Kemah.[1] Pas luftës, ai dha një dëshmi të rëndësishme për gjenocidin.

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasan Tahsin lindi në Selanik, Greqi më 27 gusht 1878, ishte me prejardhje shqiptare. Ai ishte djali i Ibarahim Agës dhe Hatixhe Hanëmit, dhe shoku i fëmijërisë së Mustafa Kemal Atatyrk.[2] Në vitin 1897, pas mbarimit të studimeve për shkenca politike, Hasan Tahsin u bë drejtori i nënqarkutProsotsanit. Në vitin 1902, ai u bë guvernator i qarkut. Tahsin do të bëhej guvernator qarku i disa qyteteve përpara se të bëhej Vali i Vanit në vitin 1913. Gjatë mandatit të tij, ai u përpoq të kundërshtonte ndikimin e kurdëve rreth Abdürrezak Bedir Han, të cilët mbështeteshin nga rusët. Pasi rusët dhe fiset e krishtera asiriane u hakmorrën për masakrat e kryera nga grupet e Organizatës Speciale Osmane duke bërë masakra edhe kundër fshatrave kurde, ai sugjeroi dëbimin e asirianëve nga Hakkari.[3] Megjithatë, në vitin 1914, Tahsin u hoq nga posti i tij dhe u transferua në Erzurum ku shërbeu si guvernator deri më 12 shtator 1916. Më pas u transferua në Siri dhe u bë guvernator i provincës siriane. Ai dha dorëheqjen nga ky post më 18 qershor 1918, por u emërua sërish guvernator i Sirisë disa muaj më vonë. Megjithatë, kur qeveria turke humbi provincën në fund të vitit 1918, Tahsin u transferua menjëherë në Ajdën. Guvernatoria i tij në Ajdën zgjati disa javë. Më pas u zgjodh në Asamblenë Kombëtare Turke si përfaqësues i Izmirit. Tahsin u kap nga forcat britanike pas Luftës së Parë Botërore dhe u dërgua në Maltë si një nga mërgimtarët e Maltës. Kur u lirua përfundimisht, ai vazhdoi karrierën e tij politike.[2] Ai përfundimisht u bashkua me Asamblenë Kombëtare Turke edhe një herë dhe përfaqësoi disa qytete duke përfshirë Ardahanin, Erzurumin dhe Konian në 1924, 1927 dhe 1933 respektivisht.

Dhënia e mbiemrit Uzer Hasan Tahsinit, 10 korrik 1934, nënshkruar nga Mustafa Kemal Atatürk

Në dhjetor 1934, Hasan Tahsin miratoi mbiemrin Uzer me këmbënguljen e Ataturkut gjatë futjes së Ligjit për Mbiemrat.

Hasan Tahsin vdiq më 5 dhjetor 1939. Ai ishte baba i dy djemve dhe dy vajzave.[2]

  1. ^ Kaiser, Hilmar (2019). "Financing the Ruling Party and Its Militants in Wartime:The Armenian Genocide and the Kemah Massacres of 1915". Études arméniennes contemporaines (në anglisht) (12): 7–31. doi:10.4000/eac.1942. ISSN 2269-5281.
  2. ^ a b c Sahin, Mustafa (2011). "Suriye'nin Son Osmanlı Valisi Tahsin (Uzer) Bey'in Suriye Valiliği ve Mustafa Kemal Paşa İle Buradaki Çalışmaları". Journal of Social Sciences (në turqisht). 1 (2): 1–27.
  3. ^ Kaiser, Hilmar (2019). Kieser, Hans-Lukas Dieser; Anderson, Margaret Lavinia; Bayraktar, Seyhan; Schmutz, Thomas (red.). The End of the Ottomans: The Genocide of 1915 and the Politics of Turkish Nationalism (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 76. ISBN 978-1-78831-241-7.