Historia e sistemit shtetëror të Kosovës
Historia Sistemi shtetëror Kosovë |
---|
Kosova |
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kushtetuta e Kosovës është baza e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kaçanikut e cila është nxjerrë nga ish Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës më 10 shtator 1990, është e bazuar në Deklaraten e Pavarësis së Kosovës, të shpalluar më 2 korrik 1990. Pas luftës që populli shqiptar i Kosovës ka pasur me Okupatorët Serbë të prirë nga qeveria e Sllobodan Millosheviqit dhe Armata Popullore e Jugosllavisë dhe ndërhyrjes së NATO-s OKB-së në konflikt, banorët e Kosovës edhe përkundër presioneve nga administruesit e dërguar nga OKB-ja punojnë për ta zbatuar plotësisht në teritorin e Kosovës. Kjo mbarëvajtje një mënyrë a tjetren pengohet nga Republika e Serbisë. Pas shpalljes së Republikës shtet i pavarur dhe sovran, në tërë Kosovën në fuqi është Kushtetuta e Kosovës.
Rregullimi i brendshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë
Kosova, në bazë të Rezolutës 1244 është nën Protektoriatin (Administrimin civil,politik dhe ushtarak) te Këshillit Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara, çka nënkupton Administrim të përkohshëm të Kosovës nga kjo organizatë e cila këtë e bënë me Misionin e saj në Kosovë të njohur me shkurtesen UNMIK. Misioni i Organizatës Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) udhëhiqet nga Autoriteti i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
- Artikulli kryesor: Institucionet e Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës
Mirëpo, me kalimin e kohës, sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë dhe i ndihmoi vendorët në krijimin e Institucioneve të Përkohëshme Vetqeverisëse të Kosovës (IPVQ), së pari me formimin e Këshillit Përkohshëm Administrativ-(KPA), ku ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë. Në vitin 2001 nxjerr Kornizën Kushtetuese të Kosovës, dokument i cili është miratuar me konsenzus në mes të strukturave ndërkombtare dhe UNMIK-ut në njëren anë dhe atyre vendore të KPA-së. Në bazë të Kornizës Kushtetuese fillon ndërtimi i institusioneve vendore si dhe funksionalizimi dhe demokratizimi i tyre nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Njihet e drejta për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, si ato qendrore ashtu edhe lokale, përmes zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë të qytetarëve për të dy nivelet e pushtetit.
Kosova fiton të drejtën që të ketë Presidentin e Kosovës (me Kabinetin e Presidentit), Parlamentin e Kosovës (të përbërë nga 120 ulëse, 100 ulëse për deputetët e zgjedhur nga vota e lirë, ndërsa, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe numrit të fituar të votave, 10 ulëse janë të rezervuara për deputet e minoritetit serb si dhe 10 të tjera të rezervuara për minoritetet tjera si turq, egjiptas, boshnjak, ashkali, rom etj.). Kryetari dhe Kryesia e Parlamentit, Komisionet dhe Grupet parlamentare), dhe Qeverinë e Kosovës, (Kryeministri, ministrat dhe zëvendës ministrat). Funksionarët e këtyre institucioneve do të jenë të zgjedhur me votën e lirë të kosovarëve si dhe, njëkohësisht, edhe të pranuara nga UNMIK-u.
- Artikulli kryesor: Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit
Në fushën e drejtësisë, ekonomisë (AKM-Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit për privatizimin e pronës dhe ndërmarrjeve shoqerore), policise, dhe në doganat përgjegjësitë janë pjesërisht të bartura te vendorët.
- Artikulli kryesor: Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimi Policor i Kosovës
Mbrojtja, siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, tani për tani, janë e drejtë e rezervuar e UNMIK-ut. Në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë janë duke u funksionalizuar dhe pavarësuar, hap pas hapi, edhe institucionet vendore si TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) dhe SHPK (Shërbimi Policor i Kosovës), të cilat janë nën përkujdesin dhe mbikqyrjen e strukturave të UNMIK-ut, por të udhëhequra nga vendorët.
- Artikulli kryesor: Standarti Demokratik në Kosovë
Kosova si një vend multietnik dhe multikonfesional, demokratik dhe i barabartë për të gjithë dhe stabil është në prosperitet të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe me perspektivë në integrimet euro-atlantike. E drejta në kthim, në pronë, në lëvizje të lirë dhe në krijimin e një mjedisi të shëndoshë dhe tolerant për të gjithë qytetarët e Kosovës, janë disa prej parakushteve që duhet të plotësohen, si nga institucionet ashtu edhe nga popullsia shumicë e Kosovës, në menyrë që, sa më parë, me Standarte të arrihet edhe Pavarsia si status i vetëm për Kosovën. Viti 2005 paraqet fillimin e mbarimit të çështjes në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova e pavarur është zgjidhja e vetme që garanton stabilitet të qëndrueshëm në tërë regjionin e Ballkanit, sepse, vetëm të barabartë mund të hyjmë në Evropën e bashkuar.(E-04-OA)
- Artikulli kryesor: Zgjedhjet parlamentare
Deri tani Kosova ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje qendrore dhe lokale, të vlersuara nga strukturat dhe vëzhguesit ndërkombtarë si mjaft të suksesëshme dhe demokratike. Pas zgjedhjeve të para në nivel qendrorë, në vitin 2001 qeveria udhëhiqej nga Koalicioni i gjërë-gjithpërfshirës LDK, PDK, AAK dhe minoritarët, ndërsa, pas zgjedhjeve të dyta të mbajtura në vitin 2004, koalicioni qeverisës përbëhej nga LDK dhe AAK. Në zgjedhjet e mbajtura me 17 nëntor 2007, PDK u konfirmua si partia më e madhe në Kosovë, pas disa viteve në opozitë. Struktura politike në Kosovë u ndryshua, dhe u krijua koalicioni PDK - LDK, me kryeministër Hashim Thaçin.