Presidenca e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Ibrahim Rugova President i parë i Kosoves prej vitit 1993 deri në vitin 2006

Fatmir Sejdiu President i dytë i Kosoves prej vitit 2006 deri në vitin 2010

Behxhet Pacolli President i tretë i Kosoves prej 22 shkurt deri 30 mars 2011

Atifete Jahjaga President i katërt i Kosoves prej vitit 2011 deri në vitin 2016



Presidenti i Pestë Aktual i Kosoves është Hashim Thaçi

Zyra dhe Funksioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

STATUSI DHE KOMPETENCAT KUSHTETUESE TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


KAPITULLI I - DISPOZITAT THEMELORE

Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]

3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.


Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; (2) të drejtat dhe liritë themelore; (3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; (4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës ose Kryeministri njoftojnë Kuvendin sa herë që të nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare.

4. Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën procedurë të vendim marrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

5. Parimet dhe procedurat për ratifikimin dhe kontestimin e marrëveshjeve ndërkombëtare rregullohen me ligj.

KAPITULLI III - TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DHE PJESËTARËVE TË TYRE

Neni 60 [Këshilli Konsultativ për Komunitete]

1. Një Këshill Konsultativ për Komunitete vepron nën autoritetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, në të të cilin përfaqësohen të gjitha komunitetet.

2. Këshilli Konsultativ për Komunitete përbëhet, përveç të tjerësh, nga përfaqësues të asociacioneve të komuniteteve.

3. Mandati i Këshillit Konsultativ për Komunitete përfshin:

(1) ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë së Kosovës; (2) mundësinë e komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme nismat legjislative dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria, për të sugjeruar nisma të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të përfshihen në projektet dhe programet përkatëse; (3) çdo përgjegjësi a funksion tjetër, në pajtim me ligjin.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.president-ksgov.net/sq/presidenca