Hoti (fis)
Hoti është një fis historik dhe nënndarje e Malësisë, krahinë kjo e ndarë ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nënkrahina e Hotit shtrihet në kufirin shqiptaro-malazez, ku vendbanimet kryesore janë Hoti dhe Rapshë-Starja në Shqipëri; dhe Arza, Helmësi me Traboinin në Mal të Zi.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1414 përmendet për herë të parë ky fis që gëzoi një rritje jashtëzakonisht të fortë (Otti, Octi, Chioti, Coti) në një vëllazëri me Tuzët dhe Bythëdosët (Octi, Tusi et Bitidossi). Shuflaj vlerëson se rrënjët e këtij fisi duhen kërkuar në Plavë përmbi Guci, mbi Lim, më 1330 përmendet Mali i Hotënve. Në vitin 1417 ky fis ishte në gjak (lat. quia manus posuit sanguine eorum) me Balshën III.
Ky mal (montanea) në vitet 1417 gjendej kryesisht në shërbim të Venedikut, por herë-herë shkretonte edhe krahinën e Shkodrës. Kryetari i saj quhej kapetan (capitaneus montanee Ottorum). Në vitin 1434 quhej Junch Hoth iam dominus in partibus Albaniae. Në shumë fshatra si cavo (kryetar) përmendet ndonjë Hot.[2] Në regjistrin e kadastrës së Shkodrës përmendet i quajturi Andrea Hoti, i përmendur si proniar dhe kre i fshatit Podgorë (ku radhiten dhe Hotë të tjerë, të quajturit Radas e Mazrrak), më 26 mars 1417 merr në konçension vreshtat e këtij vendi që i përkitnin komunës së Shkodrës. Në fshatin Ljushta krerët janë Junk dhe Vlatik Hoti. Në fshatin Pesiugla kre është Nikolla Hoti, i përmendur gjithashtu për koncensione dhe ndershmërinë e tij.[3] Më 1474 përmendet sërish Malin/Malet e Hotënve (montanee octorum, montanea ottanorum).[1]
Me pushtimin osman, Malet e Hotit përbëjnë nahije më vete në kazanë e Podgoricës, pjesë e Sanxhakut të Shkodrës.[4] Administrata osmane i caktoi Hotjanët, ashtu si krejt malësorët e tjerë të MbiDrinit, si derbendxhinj për të ruajtur rrugën që lidhte Shkodrën me kalatë e Depedukenit dhe të Medunit, duke kaluar përmes krahinës së tyre. Përmes këtij shërbimi duhej të ruanin shtigjet malore nga kalonin rrugët, të siguronin qarkullimin e lirë duke vënë roje në çdo fshat, të mos lejonin të prekej jeta dhe pasuria e udhëtarëve, të ndërtonin ura, të hapnin grykat në kohën e dimrit, etj. Për këto shërbime Hotjanët ishin të falur zakonisht nga disa taksa në dobi të pushtetit qendror dhe ishin gjithashtu të falur nga e dhjeta e gjakut ose dhënia e fëmijëve jeniçerë (yeniçer oglani).[5]
Forma Hotti përdoret në një raport dërguar Romës shtatorin e 1621 nga Ipeshqevi i Sapës dhe Sardës, Pjetër Pudi, dhe nga relacionet ekleziastike të P. Gasparit më 1671, në raportin e Stampaneos më 1685 dhe në hartën e Da Vignola-s më 1689.[1]
Bajraku i Hotit dhe bajraktarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me vendosjen e institucionit territorial të bajrakut në kohën e Perandorisë Osmane, edhe fisi i Hotit iu nënshtrua kësaj reforme duke qenë bashbajrak (bajrak i parë) i Malësisë. Duke u mbështetur në tetë brezat derës të bajraktarëve të Hotit, sipas gojëdhënës së kësaj shtëpie, duke marrë për të mirëqenë se nuk e morën tagrin e bajraktarëve prej kujt tjetër përveç autoriteteve osmane, e shpie formimin e bajrakut të Hotit në fundshekullin e XVII.[6]
Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviq, e përshkruan Hotin:[7]
Banorët jetojnë rreth malit Bukovik dhe në rrafshet e luginës së tij, ndahet në dy bajrakë, në Rrapshë e Traboin.
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1609, Bolica e përmend Hotin si pjesë e 6 fiseve të ritit katolik roman ndër 11 fiset kryengritëse.[8] Sipas një relacioni të Bogdanit më 24 mars 1684, Hoti qe nën Ipeshqevinë e Drishtit, më pas në atë të Pultit.[9]
Sipas Nopçës, Hoti festonte Shën Kollin një javë të tërë.[10] Tradicionalisht një fis katolik, shenjti mbrojtës i Hotit është Shën Gjon Pagëzori, dita e të cilit Shnjoni i Hotit, kremtohet çdo vit më 29 gusht.[1]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në lidhje me përshkrimin që Mariano Bolica i bën Sanxhakut të Shkodrës më 1614, Hotti ka 212 shtëpi dhe 600 burra në armë, me në krye Marash Pepën.[1]
Personalitete të njohura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anaro Hoti - rreth 1476, i njohur për bashkëpunim me Vendikun dhe Balshajt
- Dedë Gjo Luli - bajraktar i Hotit, udhëheqës i Revoltës së Malcís s'Madhe
- Palok Traboini - djali që pruri flamurin që u ngrit në majen Rudinë me 6 prill 1911, dhe dy të tjerë që solli nga Vjena, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e Elsie 2015, pp. 47–48
- ^ Shuflaj, Milan (2004) [1925]. Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. fq. 79–80. ISBN 99927-1-854-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Zamputti, Injac (1977). Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417. Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 59, 63, 64. OCLC 955216133.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pulaha, Selami, red. (1974). Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485. Tiranë: Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë - Instituti i Historisë. fq. 4. OCLC 25633315.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Defteri 1974, pp. 28-29.
- ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. OCLC 39215998.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mihaçeviq, P. Lovro (2006) [1911]. Nëpër Shqipëri - mbresa udhëtimi [Po Albaniji - Dojmovi s puta]. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 24. ISBN 99943-810-6-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bartl, Peter (2011). Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane [Der Westbalkan zwischen spanischer Monarchie und osmanischem Reich]. Përkthyer nga Pëllumb Xhufi. Tiranë: Dituria. fq. 200–201. ISBN 978-9928-103-09-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pulaha, Selami; Zamputti, Injac (1990). Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë IV (1675-1699). Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Historisë. fq. 32. OCLC 164916955.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nopça, Franc (2012). Pikëpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe. Përkthyer nga Mihal Zallari. Tiranë: Eneas. fq. 75. ISBN 978-9928-110-29-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Durham, Edith (1909). "High Albania". London: Edward Arnold.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Elsie, Robert (2015). The Tribes of Albania: History, Society and Culture. I.B.Tauris. ISBN 978-1-78453-401-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)