Kapedani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kapedani është prodhuar në vitin 1972 nga Kinostudio Shqipëria e re, skenari i filmit është Skënder Plasari, Regjizor Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo, muzika nga Tahsim Hoshafi. Interpretojnë aktorë te njohur si Albert Vërria me rolin (xha Sulo), Nikolin Xhoja me rolin (xha Beqo), Flora Mërtiri me rolin(Kryetarja),Robert Ndrenika me rolin (djali i xha Sulos), Lazer Filipi me rolin (shoku Ropi) etj.

Përmbajtja e filmit[redakto | përpunoni burim]

Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.

"Kapedani është njeriu më i sinqertë dhe i vërtetë i gjithë ngjarjes. Fill pas konstatimit të Tiranës “hipermoderne” ai nuk mbyll sytë, nuk thotë nuk di asgjë dhe as nuk kthehet në fshatin e tij nën hijen e kokës gjysëm ulur, siç do vepronte një hipokrit. Kapedani skandalizohet aq shumë nga faktet e reja të dijes sa sëmuret në trup e mendje.[...] Beqoja, nga ana e tij, është një hap para Sulos, por ende i pavendosur për rrugën që duhet të marrë. Vlerëson marrëdhënien me mikun e tij bashkëfshatar, epopetë e së kaluarës, por herë largohet nga frika e pasojave të veprimeve të Sulos, të cilat mund të bien dhe mbi të, e herë afrohet kur ka nevojë për një kapedan, për një udhëheqës të momentit. Beqoja shfaqet më inteligjent sipas konceptit të inteligjencës përfituese/oportuniste, prandaj mbijeton më lehtë, pa vuajtur shtrëngesat shoqërore. Shtresa shoqërore që ndodhet te Suloja është e destinuar të vdesë, të shuhet ose të reformohet, kurse ajo e Beqos përfaqëson pjesën më të madhe të shqiptarit nën totalitarizëm, tej mase realist për t’iu përshtatur situatave sipas një arsyeje dhe mendësie pragmatiste. Është xha Suloja ai që pëson përsiatjet psikologjike të pushtetit të ri, është ai që sëmuret, neurotiku, i forti, i cili zbutet dhe nënshtrohet me hir e me pahir, për t’iu afruar kështu mediokritetit mesatarizues të turmës dhe atij të Beqos."