Jump to content

Kazım Özalp

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kâzım Özalp
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë
Në detyrë
26 nëntor 1924 – 1 mars 1935
PresidentiMustafa Qemal Atatyrk
KryeministriIsmet Inony
Paraprirë ngaAli Fethi Okyar
Pasuar ngaAbdylhalik Renda
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë
Në detyrë
1 mars 1935 – 18 janar 1939
PresidentiMustafa Qemal Atatyrk
Ismet Inony
KryeministriIsmet Inëny
Xhelal Bajar
Paraprirë ngaZekai Apaydın
Pasuar ngaAhmet Naci Tınaz
Në detyrë
10 janar 1922 – 21 nëntor 1924
PresidentiMustafa Kemal Atatürk
KryeministriRauf Orbay
İsmet İnönü
Paraprirë ngaRefet Bele
Pasuar ngaAli Fethi Okyar
Të dhëna vetjake
U lind më
Kâzım Fikri

17 shkurt 1882
Qyprilliu, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vdiq më6 qershor 1968
Ankara, Turqi
Partia politikePartia Republikane Popullore
Nofka/tKâzım Köprülü
Shërbimi ushtarak
Aleanca Perandoria Osmane (1902–1920)
Turqia (1920–1927)
GradaGjeneral
Beteja/luftra

Kâzım Fikri Özalp (17 shkurt 1882[1] - 6 qershor 1968) ishte një oficer ushtarak, politikan dhe një nga figurat kryesore në Luftën e Pavarësisë Turke.

I lindur në Köprülü (tani Veles, Maqedonia e Veriut), në Vilajetin e KosovësPerandorisë Osmane në një familje shqiptare, Kâzım Fikri mbaroi shkollën ushtarake osmane në vitin 1902 dhe përfundoi Kolegjin e Luftës në vitin 1905.[2] Kâzım Özalp ishte i përfshirë në Incidentin e 31 marsit më 1909. Ai ishte një komandant ushtarak gjatë Luftërave Ballkanike. Në vitin 1917, ai u gradua në gradën e kolonelit. Ai ishte një nga komandantët ushtarakë që organizoi grupe rezistence kundër pushtimit të Izmirit. Gjatë Luftës të Pavarësisë Turke, ai luftoi në disa fronte. Në vitin 1921, Kâzım Özalp u gradua në gradën e gjeneralit për suksesin e tij në Betejën e Sakarjës. Pasi Rebelimi i Shejh Said u nënshtrua, ai kontribuoi në Raportin për Reformën e Lindjes, i cili këshilloi krijimin e Inspektoriateve të Përgjithshme në provincat lindore të Turqisë dhe shtypjen e elitës kurde në rajon.[3]

Tashmë anëtar i mandatit të parë të parlamentit të Republikës së sapokrijuar si deputet nga Provinca Ballëkesir, Kâzım Fikri shërbeu si Ministër i Mbrojtjes në disa kabinete nga 1921 deri në 1925, dhe më vonë nga 1935 deri më 1939. Ai u zgjodh Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke nga 1924 deri në 1935. Në vitin 1950, ai u zgjodh në parlament si deputet nga Provinca Van.[4] Ai u tërhoq nga politika aktive në vitin 1954. Ai u përfol se ishte bektashian ndoshta për shkak të kundërshtimit të tij ndaj vendimit për mbylljen e qendrave bektashiane (Teqeja).[4]

Kâzım Özalp shkroi kujtimet e tij në librin e tij Milli Mücadele ("Lufta Kombëtare"). Ai vdiq më 6 qershor 1968 në Ankara. Eshtrat e tij u transferuan në Varrezat Shtetërore Turke.

  1. ^ Özalp, Kâzım (1988). Millı̂ Mücadele, 1919-1922 (në turqisht). Türk Tarih Kurumu Basımevi.
  2. ^ Gingeras, Ryan (2009). Sorrowful Shores (në anglisht). Oxford University Press. fq. 83. ISBN 978-0-19-160979-4.
  3. ^ Üngör, Ugur Ümit (2011). The Making of Modern Turkey: Nation and State in Eastern Anatolia, 1913-1950 (në anglisht). OUP Oxford. fq. 133–135. ISBN 978-0-19-960360-2.
  4. ^ a b Küçük, Hülya (2002). The role of the Bektāshīs in Turkey's national struggle (në anglisht). BRILL. fq. 289. ISBN 90-04-12443-8.