Manastiri i Shën Spiridhonit (Vuno)
Kisha e Shën Spiridhonit | |
---|---|
Vendndodhja | Vuno, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | VL065 |
Manastiri i Shën Spiridhonit është një monument i trashëgimisë kulturore në Vuno, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1].
Përshkrim dhe histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha është monument kulture i Kategorisë së Parë. dhe bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qëndrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.[2]
Manastiri i Shën Spiridhonit gjendet në jug të Vunoit, dhe është kisha më e madhe e fshatit. Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindertua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banoreve të fshatit. Kisha është e tipit bazilikatë e perbehet nga hajati i mbeshtetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tre nefe, altari dhe apsida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale. Pas shkaterrimit që pësoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pesoi në maj të vitit 2014, u realizua restaurimi i plote i kësaj kishe.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
- ^ Himara.gov. "Kisha e Shën Spiridhonit (Vuno fshat):". Marrë më 11 korrik 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlora News (6 maj 2018). "Vuno, Kisha e "Shen Spiridhonit "". Marrë më 11 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]