Jump to content

Komuniteti i Energjisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vendndodhja e Komuniteti i Energjisë
Sekretariati
Austria Vjena, Austria
Anëtarësia  Bashkimi Evropian

Shqipëria Shqipëria
Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina
Kosova Kosova
Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Moldavia Moldavia
Mali i Zi Mali i Zi
Serbia Serbia

Ukraina Ukraina
Liderët
 -  Presidenca aktuale Kosova Kosova
 -  Zv. Presidenca aktuale Bashkimi Evropian Komisioni Evropian
 -  Drejtori i Sekretariatit Sllovenia Janez Kopač
Krijimi
 -  nënshktimi i Traktatit 1 tetor 2005 
 -  Hyrja në fuqi e Traktatit 1 korrik 2006 
Faqja zyrtare
www.energy-community.org

Komuniteti i Energjisë, gjithashtu i njohur në të kaluarën si Komuniteti i Energjisë së Evropës Juglindore është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe një numër i shteteve të treta për të zgjeruar tregun e brendshëm të energjisë të BE-së në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Me nënshkrimin e tyre, Palët Kontraktuese zotohen në zbatimin e aktit e komunitetit (acquis communautaire) për energji në BE, të zhvillojnë një kornizë rregullatore adekuate dhe të liberalizojnë tregjet e tyre energjetike në përputhje me "aktin" sipas Traktatit.

Komuniteti i Energjisë ka për qëllim krijimin e një tregu pan-evropian të energjisë, duke e zgjeruar the aktin energjetik të Bashkimit Evropian në territoret e vendeve të treta. Korniza ligjore e Komunitetit të Energjisë mbulon legjislacionin në fushat e energjisë, mjedisit, dhe konkurrencës të legjislacionit të BE-së.

Pas hyrjes në fuqi, akti i traktatit është zgjeruar në disa raste.[1] Ai tani gjithashtu përfshin legjislacionin në lidhje me sigurinë e furnizimit, efikasitetin e energjisë, naftës, energjisë së ripërtëritshme dhe statistikat. Në përputhje me përditësimin në nivel të BE-së, Komuniteti i Energjisë transpozon dhe zbaton Pakon e Tretë të Energjisë të BE-së që nga shtatori i vitit 2011.

Palët, pjesëmarrës dhe vëzhguesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Palët në Traktatin e Komunitetit të Energjisë janë Bashkimi Evropian dhe tetë Palët Kontraktuese (data e ratifikimit):

Secili shtet fqinj më njërin ga shtetet e treta mund të marrë një status si vëzhgues pas miratimit të një kërkese të arsyetuar nga ana e Këshillit të Ministrave. Një akt i veçantë procedural rregullon të drejtat dhe detyrimet e vëzhguesve të Traktatit.[4] Vëzhguesit në traktat janë:

Gjeorgjia është aktualisht në proces të anëtarësimit në Komunitetin e Energjisë si një anëtar i plotë.

Në bazë të traktatit, çdo shtet anëtar i BE-së mund të marrë statusin e një pjesëmarrësi. Duke vepruar kështu, shteti anëtar i BE ka të drejtë të marrë pjesë në Këshillin Ministror, Grupin e Nivelit të Lartë të Përhershëm, Bordit Rregullator, dhe në Fora dhe të marrë pjesë në diskutime në këto organe. Ky privilegj është përdorur nga 20 shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht

Pas pranimit të tyre në Bashkimin Evropian, tre nënshkruesit fillestare e traktatit, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, janë avancuar nga një Palë Kontraktuese në një Pjesëmarrës.

Institucionet kryesore të krijuara nga traktati janë:

  • Këshilli i Ministrave
  • Grupi i Nivelit të Lartë i Përhershëm
  • Bordi Rregullator i Komunitetit të Energjisë
  • Fora
  • Sekretariati
  1. ^ "Energy Community acquis communautaire". Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2014. Marrë më 23 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "European Council Decision on the conclusion of the Energy Community Treaty, L 198/15". 20 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "members". Energy Community. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2013. Marrë më 26 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ministerial Council Decision on adoption of Procedural Rules on Acceptance of Countries as Observers to the Energy Community" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 dhjetor 2014. Marrë më 23 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Ministers put the Energy Community well on track for the next two years". Energy Community. 19 dhjetor 2007. Marrë më 19 janar 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]