Jump to content

Konferenca e Londrës (1912–1913)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Konferenca e Londrës 1912-1913)

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si "Konferenca e Paqes në Londër", ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Austro-Hungaria u perfaqesua nga ambasadori Memdsdorf. Gjermania u perfaqesua nga ambasadori Lichnowsky. Italia u perfaqesua nga ambasadori Imperiali. Rusia u perqafqesua nga diplomati Benckerdorff. Britania e Madhe u perfaqesua nga ministri i jashtem i saj Grey. Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës ballkanike kundër Perandorisë OsmaneLuftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshi Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.

Konferenca filloi punimet në shtator 1912 në St James's Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey.[1] Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti. [2]

30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.[3]

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar.[4] - 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë.[5] Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.[5]

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballaknikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.

  1. ^ Michael Graham Fry; Erik Goldstein; Richard Langhorne (1 mars 2004). Guide to International Relations and Diplomacy. Continuum International Publishing Group. fq. 144. ISBN 978-0-8264-7301-1. Marrë më 29 maj 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Traktati i Londrës, 1913". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 1997. Marrë më 19 nëntor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elsie, Robert. "The Conference of London". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2011. Marrë më 5 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Robert Elsie (2010), "Independent Albania (1912—1944)", Historical dictionary of Albania, Lanham: Scarecrow Press, fq. lix, ISBN 978-0-8108-7380-3, OCLC 454375231, marrë më 4 shkurt 2012, ... about 30 percent of the Albanian population were excluded from the new state {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Janusz Bugajski (2002). Political Parties of Eastern Europe: A Guide to Politics in the Post-Communist Era. M.E. Sharpe. fq. 675. ISBN 978-1-56324-676-0. Marrë më 29 maj 2012. Roughly half of the predominantly Albanian territories and 40% of the population were left outside the new country's borders {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
(lista e plotë...)