Jump to content

Lame Kareco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lame Kareco
Ministër i Financave
Në detyrë
20 prill, 1931 – 7 dhjetor, 1932
Paraprirë ngaKolë Thaçi
Pasuar ngaAbdurrahman Dibra
Të dhëna vetjake
U lind më1886
Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më1953
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, politikan, kryetar i Këshillit Kontrollues

Lame Kareco (Gjirokastrës, 1886 - Burgu i Tiranës, 1953) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.

Shkollën e mesme e kreu në Korfuz, më pas u diplomua në universitetin francez të Aleksandrisë për ekonomi-financë.

Ndër vitet 1920-26 qe drejtor i Financës në Bashkinë Gjirokastër. Pas 1926 ka qenë Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave me ministër Milto Tutulani dhe deri më 1930. Në vitin 1930 ka qenë kryetar i Këshillit Kontrollues dhe më 1931 pranoi ftesën e Mbretit Zog për Ministër të Financave. Dha dorëheqjen në Dhjetor 1932 me kryeministër Pandeli Vangjeli. Nga viti 1932 anëtar i komisionit të përkohshëm për zgjidhjen e çështjes së SVEA-s.

Ka qenë zgjedhur deputet i Gjirokastrës. Burgoset pas lufte, vdiq në burgun e Tiranës më 1953[1].

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 146. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)