Jump to content

Masakra e vitit 1951

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Masakra e 1951 qe ekzekutimi pa gjyq i 22 intelektualëve dhe tregtarëve natën e 25-26 shkurtit të vitit 1951 në Republikën Popullore të Shqipërisë. Ekzekutimi u krye nga Sigurimi i Shtetit me vendim të Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Preteksti për aksionin ishte një shpërthim në territorin e ambasadës sovjetike, i organizuar nga punonjës të nëndheshëm antikomunistë. Si rezultat, figurat me ndikim të aftë për të konsoliduar opozitën ndaj regjimit u eliminuan fizikisht. Në vitin 1991, të vdekurit u shpallën zyrtarisht të pafajshëm, në 2008 u dhanë pas vdekjes Urdhri i Nderit të Kombit.. Mes viktimave 21 ishin meshkuj dhe një femër. Një ditë më parë Jonuz Kaceli u vra sepse mbi të rëndonte e njëjta akuzë krimi. Ishte hera e parë që Ligji për Agjitacion dhe Propagandë u vu në zbatim.

Shpërthimi i bombës në Ambasadën Sovjetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 shkurt 1951, në orën 18:00, autoritetet raportuan shpërthimin e një bombe artizanale të hedhur në oborrin e ambasadës sovjetike. Ato ditë kishte mbërritur në Tiranë një delegacion kulturor sovjetik, për të marrë pjesë në manifestimet që do të organizoheshin me rastin e 33-vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Kuqe. Pikërisht, më 19 shkurt të vitit 1951, ditën që ndodhi hedhja e bombës, ambasada sovjetike do të jepte një pritje për delegacionin e ardhur nga Moska.[1]

Shpërthimi nuk kishte shkaktuar asnjë të plagosur, ndërkohë që raportohej se bomba ishte ndërtuar me vajguri të presuar dhe ishte llogaritur të shpërthente në kohën e një takimi mes kreut të partisë Enver Hoxha dhe disa këshilltarëve të paspecifikuar sovjetikë.[2]

Këta 22 intelektualë u arrestuan dhe u mbajtën në qeli midis datave 20 dhe 22 shkurt 1951, dhe më pas u ekzekutuan më 26 shkurt. Preteksti i përdorur për të justifikuar ekzekutimin ishte shpërthimi i një sasie të vogël dinamiti pranë Ambasadës Sovjetike në Tiranë më 19 shkurt, për të cilin personat e arrestuar u akuzuan.[3][4] Më 20 shkurt lidershipi komunist u mblodh dhe zhvilloi asamble duke vendosur për marrjen e masave. Prezent gjatë kësaj asambleje ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Beqir Balluku dhe Liri Belishova.

Arrestimet u bënë bazuar në listën e përgatitur paraprakisht nga Ministria e Brendshme. Akuza u përgatit dhe u nënshkrua nga prokurori ushtarak Siri Çarçani në datën 25 shkurt 1951, si dhe ishte e njëjtë për të 22 viktimat:

Këta persona janë pjesë e shërbimit të huaj imperialist të spiunazhit, ata janë bërë pjesë e një organizate terroriste. Ata kanë shpërndarë slogane për një luftë të re nga imperialistët amerikanë dhe britanikë si dhe satelitët e tyre.

- Siri Çarçani, prokuror ushtarak gjatë Shqipërisë komuniste

Listat e të arrestuarve, ishin përgatitur përpara hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Përzgjedhjet u bënë nga gjithë trevat shqiptare: intelektualë e qytetarë nga Prizreni, Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana e deri në Delvinë, Gjirokastër e Korçë, në mënyrë që terrori komunist të godiste e të nënshtronte gjithë Shqipërinë.[5]

Vite më vonë Çarçani pranoi se kur shkroi akuzën ai ishte i painformuar dhe jo në dijeni të ndonjë investigimi lidhur me ngjarjen. Përveç kësaj, akuza nuk iu komunikua kurrë viktimave. Për më tepër gjyqi nuk u zhvillua asnjëherë.

Një prej intelektualëve të arrestuar, Jonuz Kaceli u vra një ditë më parë (25 shkurt) nga Mehmet Shehu pasi Kaceli e grushtoi Shehun në fytyrë pas një bisede interroguese të gjatë ku Kaceli akuzohej për tradhti nga Shehu dhe Rasim Dedja.[6] Kaceli u hodh nga dritarja por në fakt tek të tjerët u komunikua se kishte bërë vetëvrasje.[7]

Të 22 viktimat u ekzekutuan më 26 shkurt 1951, 6 ditë pas ishte bërë arrestimi i parë. Të gjitha viktimat u ekzekutuan bazuar mbi një dekret qeveritar të lëshuar nga Ministria e Brendshme në të njëjtën ditë kur u realizuan ekzekutimet. Ministri i Brendshëm që e lëshoi atë dekret ishte Omer Nishani.

Manol Konomi, asokohe Ministër i Drejtësisë, nuk donte të firmoste dënimet kapitale pa miratim.

Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe u hodhën në një gropë të madhe të përbashkët, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur. [5][8]

Pllakë përkujtimore në murin e ish-Ambasadës Sovjetike, me emrat e viktimave të Masakrës së vitit 1951.

Pasojat e ngjarjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më vonë u zbulua se bomba ishte orkestruar në fakt prej Qazim Laçit dhe Hysen Llullës. Më 1991 të gjitha viktimat u shpallën të pafajshme[9] dhe u nderuan me medaljen Nder i Kombit nga ish-presidenti Bamir Topi.[10] Trupat e tyre u gjetën të lidhur me tel në një varr të përbashkët pranë lumit Erzen.

  1. ^ "Bomba në ambasadën sovjetike, ja si u masakruan 22 intelektualë shqiptarë". Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2022. Marrë më 2022-09-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ "CIA zbardh prapaskenat e bombës në ambasadën sovjetike më 1951, gjithçka ishte inskenim, pretekst i Enver Hoxhës për të nisur fushatën e spastrimeve". sot.com.al. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2022. Marrë më 2022-09-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ "Uran Butka: Masakra e 1951, Prokurori dhe Gjyqtari: I pushkatuam pa gjyq 22 vetë". Zemra Shqiptare. 27 shkurt 2009. Marrë më 2010-07-29.
  4. ^ "Shqipëri: 26 shkurt 1951 regjimi komunist ekzekuton 22 intelektualë shqiptarë". Radiovaticana.org. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2012. Marrë më 2010-07-29.
  5. ^ a b Observatori (2018-02-27). "Masakra me pretekstin e "bombës" në ambasadën sovjetike". Observatori i Kujtesës. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2022. Marrë më 2022-09-10.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  6. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2013. Marrë më 7 prill 2013. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Pushkatimet e të dënuarve të bombës sovjetike në shkelje me ligjet". Zemra Shqiptare. 31 gusht 2008. Marrë më 2010-07-29.
  8. ^ Shqipëri: 26 shkurt 1951 regjimi komunist ekzekuton 22 intelektualë shqiptarë
  9. ^ Daily report: East Europe, Nummers 152-161, Google Books
  10. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 12 qershor 2011. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)