Meritan Shabani
|
Shabani me Bayernin në 2018 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Meritan Shabani | ||
| Data e lindjes | 15 mars 1999 (27 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Mynih, Gjermani[1] | ||
| Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor sulmues | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Gorica | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| –2006 | FC Phönix Schleißheim | ||
| 2006–2018 | Bayern München | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2017–2019 | Bayern München II | 12 | (5) |
| 2018– | Bayern München | 1 | (0) |
| 2019–2022 | Wolverhampton Wanderers | 0 | (0) |
| 2021 | → VVV-Venlo (huazim) | 5 | (0) |
| 2022–2024 | Grasshoppers | 31 | (3) |
| 2024– | Gorica | 0 | (0) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2018 | Gjermania U20 | 2 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 15 shtator 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 14 shtator 2020 | |||
Meritan Shabani (lindur më 15 mars 1999) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor sulmues për klubin gjerman Bayern München.[2]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shabani ka lindur në Mynih, Bavari të Gjermanisë nga prindër shqiptar nga Shtimja, Kosovë.[1][3]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bayern München
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në sezonin 2017–18, Shabani u bashkua me ekipin rezervë të Bayern München.[4] Ai debutoi zyrtarisht me ekipin më 27 tetor 2017 duke luajtur si zëvëndësues i Fabian Benkos në barazimin 1–1 në shtëpi ndaj FV Illertissen, ndeshje e vlefshme për Regionalliga Bayern.[5]
Më 28 prill 2018, Shabani debutoi në Bundesligë për ekipin e parë duke luajtur si titullar për 56 minuta para se të zëvëndësohej nga Thiago në fitoren 4–1 në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt.[6][7][8] Më 9 maj, ai firmosi kontratën e parë si profesionist me klubin, kontratë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2020.[9]
Shabani shënoi golin e parë për ekipin e rezervave më 5 gusht në një fitore 2–0 ndaj FV Illertissen; ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 45të.[10]
Wolverhampton Wanderers
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 8 gusht 2019, Shabani firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin anglez Wolverhampton Wanderers. Shuma e transferimit u raportua të ishte 11 milion €.[11] Ai debutoi me ekipin më 25 shtator 2019 në raundin e tretë të Kupës së Ligës kundër Reading, por u largua nga fusha i dëmtuar më pak se dhjetë minuta pasi kishte hyrë si zëvëndësues.[12] Dy ditë më pas, u konfirmua se Shabani kishte këputur ligamentin e kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë. Ai u operua duke e mbyllur sezonin para kohe.[13]
Më 1 shkurt 2021, Shabani firmosi me VVV-Venlon në Eredivisie në formë huazimi deri në fund të sezonit.[14] Në marrëveshje u përfshi një mundësi për të rinovuar huazimin edhe për sezonin e ardhshëm.[15]
Grasshopper
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 7 korrik 2022, Shabani u transferua në Zvicër te Grasshoppers duke firmosur një kontratë deri në vitin 2024.[16] Ai bëri debutimin e tij në Super Ligën Zvicerane më 24 korrik në fitoren 2–1 kundër Luganos, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e fundit të kohës së rregullt.[17] Pas kësaj, ai luajti për herë të parë si titullar në barazimin 2–2 kundër Sionit më 13 gusht. Goli i tij i parë në Zvicër erdhi në fitoren 2–1 në ndeshjen e kthimit kundër Sionit më 18 mars 2023.[18]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në nëntor 2016, ai mori një thirrje nga kombëtarja gjermane nën-18 për të qënë pjesë e kampit stërvitor të ekipit dhe për të luajtur në ndeshjet miqësore ndaj Irlandës dhe Holandës; megjithatë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet.[19]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 30 tetor 2018[4]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa[a] | Tjetër | Gjithsej | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Bayern München II | 2017–18 | Regionalliga Bayern | 2 | 0 | — | 2 | 0 | |||
| 2018–19 | 10 | 5 | 10 | 5 | ||||||
| Gjithsej | 12 | 5 | — | 12 | 5 | |||||
| Bayern München | 2017–18 | Bundesliga | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
| 2018–19 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | ||
| Gjithsej | 1 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | ||
| Gjithsej karriera | 13 | 5 | 1 | 0 | 0 | 0 | 14 | 5 | ||
Shënime
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bayern München[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Meritan Shabani vazhdon kontratën me Bayern Munich". AlbInfo. 9 maj 2018. Marrë më 9 maj 2018.
I lindur më 15 mars të vitit 1999 në Munih nga prindër kosovarë nga qyteti i Shtimes
- ↑ "Meritan Shabani" (në anglisht). World Football. Marrë më 28 prill 2018.
- ↑ "E jashtëzakonshme: Super talenti kosovar në bankën rezervë sot tek Bayerni (Foto)". Gazeta Blic. 18 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2018. Marrë më 28 prill 2018.
Talenti nga fshati Vojnoc i Komunës së Shtimes
- 1 2 3 "Meritan Shabani » Club matches" [Meritan Shabani » Ndeshjet me klubet] (në anglisht). World Football. Marrë më 10 shtator 2018.
- ↑ "Bayern München II – FV Illertissen 1:1 (Regionalliga Bayern 2017/2018, 18. Round)" (në anglisht). World Football. 27 tetor 2017. Marrë më 28 prill 2018.
- ↑ "Bayern Munich – Eintracht Frankfurt: Formacionet startuese, talenti shqiptari starton te bavarezët". Telegrafi.com. 28 prill 2018. Marrë më 28 prill 2018.
- ↑ "'Rezervistët' e Bayernit mposhtin thellë Eintracht Frankfurtin, Shabani luan 56 minuta për Bavarezët". Telegrafi.com. 28 prill 2018. Marrë më 28 prill 2018.
- ↑ "Bayern München – Eintracht Frankfurt 4:1 (Bundesliga 2017/2018, 32. Round)". World Football. 28 prill 2018. Marrë më 28 prill 2018.
- ↑ Adi Metaliu (9 maj 2018). "Meritan Shabani, talenti shqiptar firmos me Bayernin (video)". Supersport.al. Marrë më 9 maj 2018.
- ↑ "Bayern München II – FV Illertissen 2:0 (Regionalliga Bayern 2018/2019, 5. Round)". World Football. 5 gusht 2018. Marrë më 5 gusht 2018.
- ↑ "Wolves: Bayern Munich midfielder Shabani arrives at Molineux" (në anglisht). BBC Sport. 8 gusht 2019. Marrë më 9 gusht 2019.
- ↑ "Wolves 1–1 Reading (4–2 pens): Home side win dramatic penalty shootout" (në anglisht). BBC Sport. 25 shtator 2019. Marrë më 26 shtator 2019.
- ↑ "Wolves boss Nuno confirms Meritan Shabani ACL injury before Watford test" (në anglisht). Express & Star. 27 shtator 2019.
- ↑ "Shabani van 'Wolves' naar VVV" (në holandisht). VVV-Venlo. 1 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2021. Marrë më 29 janar 2025.
- ↑ "Shabani heads out on loan" (në anglisht). Wolverhampton Wanderers F.C. 1 shkurt 2021.
- ↑ "GC Zurich sign Shabani and Dadashov". gcz.ch (në anglisht). Grasshopper Club Zürich. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2022. Marrë më 7 korrik 2022.
- ↑ "GC - LUG (24.07.2022)". gcz.ch (në anglisht). Grasshopper Club Zurich. 24 korrik 2022. Marrë më 24 korrik 2022.
- ↑ "SIEG IM WALLIS". www.gcz.ch (në gjermanisht). Grasshopper Club Zurich. 18 mars 2023. Marrë më 18 mars 2023.
- ↑ "Sechs FCB-Talente für DFB-Teams nominiert" [Gjashtë talente të FCB Të thirrur në ekipet gjermane]. FCBayern.com (në gjermanisht). FC Bayern München. 2 nëntor 2016. Marrë më 9 maj 2018.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Meritan Shabani tek Soccerway
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lidhja e kategorisë së Commons nga Wikidata
- Lindje 1999
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Shtimja
- Shqiptarë në Gjermani
- Futbollistë kosovarë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në FC Bayern München II
- Futbollistë në FC Bayern München
- Futbollistë në Regionalliga
- Futbollistë në Bundesliga