Shko te përmbajtja

Ali bej Mihalolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Mihalogllu Gazi Ali Beu)

Gazi Ali Beu ose Gazi Alaudin Ali Mihalogllu, (1425-1507)[1] ishte një ushtarak i Perandorisë Osmane, komandant i shekullit XV dhe sanxhakbeu i parë i Sanxhakut të Smedereves. Ai ishte vëllai i Skënder Pashës dhe njëri nga pasardhësit e Qose Mihalit.

Gazi Ali Beu u lind ne qytetin Pleven, sot qytet në Bullgari.[2] Ketij i pershkruhet ndertimi i nja xhamie si dhe nje hamami ne qytetin e Vushtrrise. Disa studiues besojnë se "figura epike e Gjergj Elez Alisë ishte inspiruar nga jeta dhe vepra e Gazi Ali Beut.[3] Nga ana tjetër theksohet se Suzi Çelebiu nga Prizreni ishte çatip i Gazi Ali Beut (Mihalloglu) dhe shoqërues i tij në beteja ashtu si edhe autor i një vepre me titull Gazavatnam Mihalogllu.[4] Prej kësaj vepre me 15 000 vargje epike qenkan ruajtur vetëm 2000 vargje.[5] Edhe studiuesi Robert Elsie mes tjerash thekson se Suzi Prizreni shkroi një vepër me rreth 3000 vargje kushtuar Gazi Ali Beut - Mihallogllu.[6]

Në vitin 1460 Gazi Ali Beu u bë Subash i qytetit Golubac, (sot qytet në Serbi). Në një nga ekspeditat e tij, në vitin 1460, ai shkoi deri thellë në Banat, ku zuri rob Mihail Szilagyn.[7] Për këtë sukses, po atë vit, Sulltani e emëroi atë si sanxhakbe të Sanxhakut të Vidinit, ndërsa si sanxhakbe i Sanxhakut të Smederevës u emërua në 1462/1463.[8]

Në veprën me titull "Libri i pushtimeve të Ali Be Mihalogllut" (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu), e përbërë prej 15.000 bejtesh (30.000 dyvargjesh), Suzi Prizreni përshkruan një pjesë të jetës së Gazi Ali Beut. Libri ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë përshkruhen fitoret e Ali Beut kundër jomyslimanëve, ndërsa në pjesën e dytë përshkruhet dashuria romantike e tij me Mejremen, të bijën e një princi të Vllahisë.[9] Ja se çka shkruan Suzi Prizreni për fatin e gjeneralit hungarez, Mihal Szilagyi, që ra rob i turqëve, në vitin 1460, kur Gazi Ali Beu, korri fitore të shkëlqyeshme kundër hungarezëve:

 "Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,
  Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh!
  Mos ia hap botës krahërorin, si mburojë
  Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,
  Princ, mos mendo se për gjithëmonë do të mbetet kolltuku,
  Sepse Husrefit fati ia hoq kurorën nga koka!"[10]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Popović, Tanya (1988). Prince Marko: the hero of South Slavic epics (në anglisht). Marrë më 10 korrik 2016. ... Ali Beg Mihal Ogllu (1425–1507)
  2. Srpski književni glasnik (në serbisht). fq. 337. Marrë më 6 shtator 2013.
  3. Škrijelj, Redžep (2005). Alamanah 31–32 (PDF) (në serbisht). Podgorica. fq. 156. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2011. Marrë më 22 qershor 2011. Istoričari Stojan Novaković i Milenko Vukićević su postavili hipotezu da je Đerz Elez Alija u stvari Ali-beg, prvi sandžak-beg Smedereva (Semendere) i Srbije po padu Despotovine (1459).{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. Titulli i plotë i kësaj vepre është "Libri i pushtimeve të Ali Be Mihalogllut" (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu)
  5. Dragan Ćukić (1971), Kosova: Monumentet dhe bukuritë, Lidhja turistike e Kosovës, fq. 157–158, OCLC 51465527
  6. Robert Elsie (2004), Historical Dictionary of Kosova, Historical Dictionaries of Europe (në anglisht) (bot. 1), Scarecrow Press, fq. 176, ISBN 0-8108-5309-4
  7. Suvajdžić, Boško (2004). "Three good heroes" (PDF). Prilozi za književnost, jezik, istoriju i folklor (në anglisht). 70: 32. Marrë më 13 korrik 2016.
  8. Gradeva, Rositsa (2004). Rumeli under the Ottomans, 15th–18th centuries: institutions and communities (në anglisht). Isis Press. fq. 26. ISBN 978-975-428-271-9. Marrë më 24 qershor 2011. In 1460, Ali Bey Mihaloglu was the subasi of the district residing in Giivercinlik [Golubac, Serbia]. Later during the same year he became the sancakbey of Vidin for the first time. In 1462–63, he became sancakbey of Semendire
  9. Mendohet se Gazi Ali Bej Mihalogllu ishte vet Gjergj Elez Alia.
  10. Hasan Kaleshi:Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, Seminari i kulturës shqiptare për të huaj, Universiteti i prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1976, fq. 161.