Jump to content

Modeli waterfall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Modeli ujvarë)

Modeli Waterfall ose "en:Waterfall Model" është një proces sekuencial i projektimit, shpesh i përdorur në procesin e zhvillimit softuerik në të cilën progresi konsiderohet si rrjedhim mënyrë të vazhdueshme teposhtë (si ujëvarë) përmes fazave të Konceptimit, Fillimi, Analiza, Dizajnimi, Ndërtimi, Testimi, Prodhimi/Implementimi dhe Mirëmbajtja.

"Modeli waterfall" i pamodifikuara. Progresi rrjedh nga maja deri në fund, si një ujëvarë.

Zhvillimi i modelit waterfall filloi në industrinë e prodhimit dhe ndërtimit: mjedise me strukturë të lartë fizike në të cilat pas ndryshmet e mëvonshme kanë kosto të pakrahasueshme, nëse jo të pamundur. Që kur asnje metodologji formale për zhvillimin e softuerit nuk ka ekzistuar e deri më sot, ky model i orjentuar në harduer ishte përshtatur për zhvillimin e softuerëve.

Prezantimi i parë i njohur, i pëshkrimit të përdorimit të fazave të ngjajshme në inxhinierinë softuerike u mbajt nga Herbert D. Benington në Simpoziumin [1] e metodave të avancuara të programimit për kompjuterët dixhital më 29 qershor 1956 [2]. Ky prezantim ishte rreth zhvillimit të softuerit për SAGE. Në 1983 punimi(dokumenti) u ripublikua [3] me një parathënien nga Benington që vënë në dukje se procesi nuk është në të vërtetë strikt nga lart-poshtë, por varej nga një prototip.

Në modelin waterfall orgjinal të Royce, fazat rradhiten si në vijim:

  1. Specifikimet e kërkesave
  2. Dizajnimi (projektimi)
  3. Ndërtimi(implementimi ose kodimi)
  4. Integrimi
  5. Testimi dhe debugging (ose Validimi)
  6. Instalimi
  7. Mirëmbajtja
  1. ^ Simpoziumi:Mbledhje studiuesish të një fushe të caktuar për të rrahur shkencërisht një çështje të veçantë me interes të përbashkët.
  2. ^ United States. Navy Mathematical Computing Advisory Panel. (29 qershor 1956), Symposium on advanced programming methods for digital computers, [Washington, D.C.]: Office of Naval Research, Dept. of the Navy, OCLC 10794738 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Benington, Herbert D. (1 tetor 1983). "Production of Large Computer Programs" (PDF). IEEE Annals of the History of Computing. IEEE Educational Activities Department. 5 (4): 350–361. doi:10.1109/MAHC.1983.10102. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 korrik 2011. Marrë më 2011-03-21. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]