Ward Cunningham

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ward Cunningham
Ward Cunningham në Wikimedia Foundation (2009)
U lind në (1949-05-26) 26 maj 1949 (74 vjeç)
ProfesioniProgramer kompjuterik
Njohur përWikiWikiWeb, implementimi i parë i wiki
Shenja e thirrjesK9OX

Ward Cunningham ose Howard G. Cunningham, u lind më 26 Maj të vitit 1949, është programues kompjuterik amerikan. Në rrethin e programuesve njihet edhe thjesht si Ward-i. U bë i njohur si themelues i wiki-t të parë që quhej WikiWikiWeb dhe si një ndër pionierët në “Design pattern” dhe në “Extreme programming (XP)” (shkenca kompjuterike që merren me software).

Ai filloi me programimin e WikiWikiWeb-it në vitin 1994 dhe bëri instalimin e saj në web më 25 Mars 1995 në “Portland Pattern Repository”.

Prej dhjetorit 2003 deri në tetor 2005 punoi për Microsoft-in. Tani punon në Eclipse Foundation.

Botime të tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Bo Leuf, Ward Cunningham: The Wiki way: quick collaboration on the Web. Addison-Wesley, London 2001, ISBN 0-201-71499-X
  • Rick Mugridge, Ward Cunningham: Fit for developing software: framework for integrated tests. Prentice Hall Professional Technical Reference, Upper Saddle River, N.J. 2005, ISBN 0-321-26934-9